Komisioni i drejtuar nga Fatmir Xhafaj përpiqet të hyjë në strukturat e hetimit, por drejtësia refuzon çdo ndërhyrje politike...
Në dy vite funksionimi të Komisionit për Nismat Qytetare, kryetari Fatmir Xhafaj ka tentuar disa herë të vendosë një formë kontrolli parlamentar mbi aktivitetin e SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Çdo përpjekje është refuzuar nga drejtuesit e drejtësisë, të cilët e kanë konsideruar si ndërhyrje në pavarësinë e hetimit. Tentativa e fundit për një “vizitë inspektimi” në BKH ka rikthyer debatin mbi kufijtë mes kontrollit parlamentar dhe autonomisë së strukturave të posaçme të drejtësisë.
Gjatë dy viteve që është krijuar Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, kryetari Fatmir Xhafaj ka tentuar pesë herë të ndërhyjë në punët e SPAK-ut. Por e vërteta është se Altin Dumani dhe drejtuesi aktual Klodian Braho nuk e kanë lejuar.
Herën e parë, ish-hetuesi Fatmir Xhafaj tentoi ta fuste SPAK-un në lojë duke i kërkuar të dërgonte ekspertë në komision parlamentar, për gjoja bashkëpunim në evidentimin dhe zgjidhjen e çështjeve të funksionimit sa më efikas të institucioneve, por SPAK refuzoi.
Herën e dytë, Fatmir Xhafaj kërkoi nga SPAK të raportonte në komision, si detyrim institucional për t’iu përgjigjur parlamentit, por SPAK refuzoi duke e konsideruar ndërhyrje të politikës dhe qeverisë.
Herën e tretë, Fatmir Xhafaj tentoi të kontrollonte aktivitetin e SPAK-ut duke e konsideruar si partneritet të parlamentit me drejtësinë, gjoja pa cenuar pavarësinë e SPAK-ut, por sërish u refuzua.
Herën e katërt, më 4 shkurt 2026, Fatmir Xhafaj tentoi të futej në punët e SPAK-ut duke kërkuar që deputetë të caktuar prej tij të bënin një “vizitë inspektuese” për gjoja kushtet e sigurisë dhe ecurinë e aktivitetit formal të SPAK-ut. Por Klodian Braho e refuzoi, duke e konsideruar shkelje të pavarësisë kushtetuese.
Megjithatë, ish-hetuesi Fatmir Xhafaj nuk ka hequr dorë nga përpjekja për të kontrolluar, ndikuar, devijuar dhe bllokuar veprimtarinë e SPAK-ut, sidomos në këtë moment kur SPAK-u është afruar pranë zyrës së kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij.
Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti”, tre ditë më parë Fatmir Xhafaj ka bërë tentativën e pestë për t’u futur në SPAK, por këtë herë nëpërmjet derës së BKH-së, duke e njoftuar për një “vizitë inspektimi” nga një grup deputetësh dhe ekspertësh të komisionit parlamentar.
Byroja Kombëtare e Hetimit është e pavarur në punën e saj, por është strukturë në vartësi kushtetuese të SPAK-ut. Kjo vartësi e detyron të marrë miratimin e drejtuesit Klodian Braho për të lejuar ose jo komisionin parlamentar.
Pasi SPAK i ka mbyllur derën, Fatmir Xhafaj po tenton të kontrollojë aktivitetin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku ndodhen dosjet hetimore në proces që i paraqiten SPAK-ut.
Por as dera e BKH-së nuk pritet t’i hapet. Madje, pas operacionit të fundit në Vlorë, Klodian Braho ka bërë të qartë se SPAK do të vijojë të godasë korrupsionin, grupet e krimit të organizuar dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon ose lehtëson veprimtarinë e tyre.
Nëse Fatmir Xhafaj ka vërejtje apo sugjerime për punën e SPAK-ut, mund t’i kërkojë llogari publikisht në parlament për zbatimin e ligjit Antimafia, për sekuestrimin e pasurive të personave të dënuar për trafik droge dhe për zbatimin e plotë të ligjeve që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar./Pamfleti
Shihni mire surratin, vecarerisht hunden ku poret jane te mbushura me zhul te zi. Ky nuk lan surratin e vet e do nxjerre ne drite popullin e ngrate. Keta fshatare e cobenj na i beri Hoxha qe ne 45en e vazhdon edhe sot sundimi tyre. Si te pushtohet vendi nga te palaret maloke, bujq, barinj e fshatarake nuk ka te ardhme.
Ky vampir i komunizmit,duhet zhdukur nga faqja e dheut një her e përgjithmonë,madje edhe gjith rraca e tij. Sa të zeza i ka sjellë këtij populli,sa të pafajshëm ka fut në burg, ky zagar nuk meriton të jetojë më.
Fatmir Xhafa eshte pionier i Enverit, hetues i diktatures , nuk terhiqet kollaj.
Rama nepermjet vartesve Te tij Ben hankering e severity Te spak it po si duket Ka deshtuar po insisting nepermjet nje komisioni anyikudhtetues Te kontrolloje spak e bgh gje qe Ben Rama me person in e perfolur per lodhje kriminele te dyshimta ,eshte antiligjore e antikushtetuese ,e Ben se ne pushtet eshte mafia qeveritate arrogance dhe mosperfillese me popullin ,lighter ,kushtetuten qe meh vetem lighet e mafies
Kjo ceshtje nuk ka vetem nje emer qe quhet fatmir xhafa. Ai dihet qe eshte nje komunist i pandreqshem, por kryesori eshte rama. Kane ngritur gjoja "Komisioni per Nismat Qytetare, Bashkpunimin dhe Mbikqyrjen Institucionale" qe realisht nuk dihet çfare ben dhe a ka raportuar ndonjere ne parlament per aktivitetin e tij. Meqe eshte mbikeqyres a ka kontrolluar ndonje here ne kadaster per lemerine qe vuajne njerezit...? Xhafaj vete nuk ka kellqe te marre iniciativa te talla por i ka me urdher nga i gjati dhe i shtremti rama.