TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë15 Gusht 2025, 14:42

Edi Rama, i shpërfillur nga Shtëpia e Bardhë: Përpjekjet për Lobim dështojnë sërish!

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama, i shpërfillur nga Shtëpia e Bardhë: Përpjekjet

Pavarësisht lobimeve të fshehta, lidhjeve me Melonin dhe akrobacive diplomatike, kryeministri shqiptar mbetet jashtë interesit të SHBA...

Kryeministri Edi Rama ka hequr dorë nga vetë-protagonizmi si lider global për të negociuar zgjidhje krizash në rajonin e Ballkanit, por përpjekjet e tij në nivel ndërkombëtar kanë rezultuar zhgënjyese. Tentativat e tij për të qenë pjesë e tavolinave të liderëve të Bashkimit Evropian dhe për të marrë pjesë në menaxhimin e vendimmarrjeve lidhur me Ukrainën kanë dështuar, duke e lënë atë jashtë fokusit të politikës globale.

Për liderët e vendeve të BE, Edi Rama është kthyer në një “aktraksion argëtimi” gjatë samiteve dhe takimeve, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë është shpërfillur totalisht. Mandati i tij i tretë (2021–2025) u zhvillua pa asnjë ftesë zyrtare në Washington, dhe për fitoren më 11 maj nuk i dërgohet as urimi protokollar.

Përpjekjet e shumta të Ramës, përmes lobimeve financiare dhe kontaktit me familjen Trump, si dhe përmes akrobacive publike dhe lajka-s së tij tipike, nuk sollën asnjë rezultat. Udhëzimi i Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ishte i qartë: Departamenti Amerikan i Shtetit nuk jep mbështetje për asnjë forcë politike apo lider shqiptar. Ky vendim tregoi se çdo lobim dhe akrobaci diplomatike e Ramës është pa ndikim real tek presidenti Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të DASH, duke e bërë të qartë distancimin zyrtar të SHBA nga kryeministri shqiptar.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ndërhyri personalisht për të siguruar një ftesë zyrtare për Ramën në Shtëpinë e Bardhë, ose një takim privat për propagandë politike, por përpjekjet e saj dështuan. Edhe gjatë Konferencës së Mynihut në shkurt 2025, Edi Rama nuk mundi të afrohej as me zëvendëspresidentin JD Vance. Shefja e kabinetit të Donald Trump, Susan Wiles, kishte urdhëruar delegacionin e DASH të shmangte çdo kontakt me kryeministrin shqiptar, duke vulosur kështu refuzimin amerikan.

Samiti i NATO-s më 25 qershor 2025 ishte një tjetër moment i qartë i shpërfilljes. Megjithëse “motër” Meloni bëri përpjekje maksimale për të siguruar një shtrëngim dore dhe fotografi me Trump, Edi Rama mbeti jashtë këtij privilegji, duke u takuar vetëm me disa kryeministra të tjerë.

Përballë këtyre humbjeve diplomatike, pamja e Ramës në arenën ndërkombëtare duket e reduktuar në përpjekje të kota dhe lobime të paefektshme, duke dëshmuar se ndikimi i tij global është më shumë iluzion sesa realitet./Pamfleti

edi rama i shpërfillur nga shtëpia e bardhë përpjekjet për lobim dështojnë

Lini një Përgjigje