TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë25 Korrik 2025, 13:28

Si i la Edi Rama fermerët shqiptarë pa fonde të BE, për by*ën e “Luleshtrydhes” së tij

Shkruar nga Pamfleti

 Si i la Edi Rama fermerët shqiptarë pa fonde të BE, për

Frida që zhduku 183 milionë Euro kur ishte drejtoreshë e AZHBR; tani rehatohet në kryeministri, po ndërton kulla e bën pushime nga 700 Euro/nata, në hotelet luksoze të resorteve buzë detit në Dhërmi...

Historia e bllokimit të fondeve IPARD III nga Bashkimi Europian për Shqipërinë lidhet drejtpërdrejt me emrin e Frida Krifcës, fillimisht si drejtoreshë e AZHBR dhe më pas si ministre e Bujqësisë.

Në qershor 2021, Komisioni Europian, përmes Zyrës Anti-Mashtrim (OLAF), i dërgoi një kallëzim penal SPAK-ut dhe një konstatim zyrtar kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar Frida Krifcën për abuzime masive me fondet IPARD II të destinuara për fermerët shqiptarë.

Në vend që të merrte masa, Edi Rama e shpërbleu me post ministror, emërim që shkaktoi reagim të ashpër nga Brukseli. Qeveria shqiptare premtoi verifikime dhe bashkëpunim me OLAF-in, por realisht nuk ndërmori asnjë veprim konkret.

Në vitin 2022, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme, Frida Krifca jo vetëm që nuk u hetua, por u autorizua nga vetë qeveria shqiptare të firmoste marrëveshjen për fondet IPARD III me Komisionin Europian, duke marrë rolin e zyrtares kombëtare përgjegjëse për administrimin e fondeve. Kjo shkaktoi habi dhe revoltë brenda Komisionit, i cili vendosi të bllokojë fondet IPARD III për Shqipërinë që prej vitit 2023.

Si i la Edi Rama fermerët shqiptarë pa fonde të BE, për

Pasi fondet u bllokuan, Rama largoi Krifcën nga posti i ministres, por në vend që ta përjashtonte nga administrata, e emëroi këshilltare për fondet e BE në Kryeministri, një lëvizje që u lexua si sfidë ndaj Brukselit dhe përqeshje ndaj drejtësisë.

Në vend të një hetimi real, në korrik 2025, qeveria shqiptare shpalli një tender për auditim të fondeve të zhdukura nga AZHBR, të fituar nga një kompani gjermane e përzgjedhur nga ministri Petrit Malaj, i cili sipas burimeve ka lidhje të mëparshme biznesi me drejtuesit e saj.

Komisioni Europian e ka bërë të qartë se marrëveshja IPARD III do të mbetet e pezulluar të paktën deri në vitin 2026, për shkak të mungesës së transparencës dhe refuzimit për të hetuar zyrtarët përgjegjës për abuzimet. Ndërkohë, fermerët shqiptarë po lihen pa asnjë mbështetje, ndërsa Frida Krifca, përgjegjëse për zhdukjen e rreth 183 milionë eurove fonde, vazhdon të jetë pjesë e qeverisë në rolin e këshilltares së fondeve të BE.

Një histori që dëshmon qartazi se: për Edi Ramën, fondet europiane janë pronë personale dhe zyrtarët që i kanë zhdukur nuk ndëshkohen, por promovohen./Pamfleti

edi rama fermerët shqiptarë ipard iii fondet e be

Lini një Përgjigje