Dosja e zezë28 Mars 2023, 17:08

SPAK fundos Metën, Berishën dhe të korruptuarit e tjerë, 62 letër-porosi jashtë vendit; nga Italia e SHBA, në Qipro, San Marino e Meksikë

Shkruar nga Pamfleti

SPAK fundos Metën, Berishën dhe të korruptuarit e tjerë, 62

Nëse shihet me kujdes lista e shteteve, SPAK duket se ka fundosur të parët Metën dhe Berishën. Kërkesat që kanë shkuar në Austri, San Marino dhe në Qipro janë për ish-presidentin dhe bashkëshorten e tij.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar ndihmën e vendeve partnere për të zbuluar aferat e pushtetarëve. “Pamfleti” ka siguruar raportin vjetor të SPAK-ut për punën e vitit 2022 dhe aty bëhet me dije se gjatë vitit që lamë pas janë dërguar 62 letër-porosi, me fokus kryesor pushtetarët e zhytur në afera.

Shtetet ku SPAK-u ka dërguar letër-porosi janë: Italia 12 kërkesa, Kosova 7 kërkesa, SHBA dhe Maqedonia e Veriut 6 kërkesa, Gjermania 4 kërkesa, Holanda, Mali i Zi, Belgjika dhe Franca 3 kërkesa, Zvicra, Greqia dhe Britania e Madhe 2 kërkesa, dhe të tjerat me nga 1 janë: Ekuadori, Çekia, Suedia, Spanja, Austria, Qipro, San Marino, Meksika dhe Turqia.

Krahas kërkesave për ndihmë juridike që lidhen me hetime të autoriteteve të huaja, lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme është e nevojshme kryerja e veprimeve hetimore apo verifikimeve jashtë shtetit shqiptar, kryesisht në lidhje me veprat penale në fushën e korrupsionit, shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankandeve publike, shpërdorimi i detyrës, korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhur vendorë, trafikimeve të lëndës narkotike, pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale, mashtrimit, mashtrimit kompjuterik, vrasje me paramendim e mbetur ne tentativë, vjedhje, falsifikimit të dokumenteve, etj., vepra këto të kryera në formën e bashkëpunimit, asaj të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 244, 248, 258, 319, 319/a, 319/b, 283/a, 287, 143, 143/b, 78, 134, 186, 28, 333/a dhe 334, të Kodit Penal”, shprehet SPAK-u.

Nëse shihet me kujdes lista e shteteve, SPAK-u duket se ka fundosur të parët Metën dhe Berishën. Kërkesat që kanë shkuar në Austri, San Marino dhe në Qipro janë për ish-Presidentin dhe bashkëshorten e tij. SPAK ka kërkuar nga këto shtete të dhëna nëse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shpenzuar para për ndërhyrje estetike. Ndaj tyre ka një padi se kanë shpenzuar afro 300 mijë euro për operacione dhe nuk i kanë deklaruar.

Po ashtu SPAK-u ka konfirmuar se po bashkëpunohet fortë me SHBA-në. Në këtë shtet ka shkuar një kërkesë për dosjen e Gërdecit dhe kërkohet dëshmia e Efriam Diverolit, dëshmi e cila mund të fundosë Shkëlzen Berishën. Po ashtu ka dhe një kërkesë për Ilir Metën, i cili akuzohet se ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për lobime në SHBA dhe nuk i ka deklaruar.

Ndërkohë mësohet se letër-porosi janë dërguar dhe për zyrtarë të tjerë, përfshirë dhe një ish-ministër. SPAK-u duket se po bashkëpunon jashtë për të gjurmuar pasuritë dhe shpenzime të mundshme që ata kanë bërë në shtetet e huaja. Dihet që numri i funksionarëve me pasuri të fshehura jashtë është i madh dhe SPAK-u mjafton të gjejë lidhjet për të arritur te llogaritë apo offshoret. /Pamfleti

SPAK fundos Metën, Berishën dhe të korruptuarit e tjerë, 62

meta berisha spak leter-porosi