
Këtë pranverë do e kemi tavolinën plot, pasi vetë DEA amerikane po mjelë “delet” e fshatit tonë.
Sa informacion sekret ka grumbulluar DEA amerikane në Shqipëri?! Pse po bashkëpunon me spiunët vullnetar dhe jo me ata që i kanë detyrim ligjor përgjegjësitë shtetërore e shtresore, civile e civilizuese?!
Kur do të nisin arrestimet VIP?
Nëpër këto pyetje gatuhet “ushqimi” i ditës, hollohen “petët” e lakrorit që u shijojnë fshatarëve.
Edhe Shefi i FBI-së Mc Gonigal, ka lëpirë “gishtat” në tepsinë me “petë” lakrori, që i ka vënë përpara i zoti i shtëpisë. Lidhjet ndër personale, edhe kur kushtojnë sa “qimet e kokës” ja vlejnë. Krye spiuni “mëndje ndritur”, i ka ofruar leksion Balokut se, për t’u bërë Vladimir Putin, tredhja duhet të jetë mbiemri i opozitës.
Dhe kjo ka ndodhur. A nuk e artikulojmë të gjithë sot, nga mëngjesi në darkë, se opozita nuk riprodhon?!
Po, të kastrosh opozitën e një shteti në shekullin e 21-të, a është krim?!
Këtu ka diskutim. Kastrimi politik, ose sterilizimi me anë të non-grata-ve dhe procesi i shtypjes së shtypit të lirë me injeksione “demokratike”, ku në sportele të ambasadës sillet hija e Bablokut, edhe në qoftë denatyrim, themelet i ka tek Kështjella e Lirisë, tek kufizimi ose liria.
Që të forcohen konturet e besimit, DEA ka ngritur “stanin” në fshat. Nuk merren agjentë zyrtarët, se ata përpiqen të bllokojnë informacionin, por me viktimat që janë të etur të dalin nga “gardhi” ku edhe ushqimin e kanë me pakicë.
Delet që kishte numëruar një për një Yuri Kim, kur u “tredh” opozita, po i “mjel” sot DEA-amerikane. Janë “bagëti” të uritura. Gjithë lulet, derfonjën e malit, e deri barin e fushave e rërën e bregdetit, ua kanë ngrënë Saliu, Iliri, Edi, Fatosi McGonigali, rusët, kinezët, turqit e “murgjit” e partive.
Ndër informacionet që vërshojnë si uji i tërbuar i Drinit mbi turbinat që prodhojnë energjinë që të pasurohen hajdutët, janë me pa tjetër në dosjet e DEA-s, prandaj fshatarët pyesin, kur do të fillojnë arrestimet VIP?! Viktimat nuk janë ata skllevërit e djeshëm që kënaqen nga qeverisja përmes pushtetit të lëmoshës.
Kodi i kutisë së “Pandorës”, është “çipi” i mos keqkuptimit të gjithë të këqijave që pritet të ç’kodohet shumë shpejt, sa kohë “bagëtitë” nuk do të kullosin “barin” e kësaj pranvere.
Do e kemi tavolinën plot, pasi vetë DEA amerikane po mjelë “delet” e fshatit tonë./Pamfleti