Dosja e zezë27 Mars 2023, 17:52

Raporti/ SPAK vë në monitorim të korruptuarit, përgjime dhe gjurmime në terren; në skaner celularë, laptopë, dronë dhe GPS

Shkruar nga Pamfleti

Raporti/ SPAK vë në monitorim të korruptuarit, përgjime dhe

“Pamfleti” ka siguruar raportin e SPAK për vitin 2022 dhe aty jepen shumë detaje mbi mënyrën se si po shkohet te “mamuthët” e korrupsionit.

Prokuroria e Posaçme duket se ka sofistikuar teknikat hetimore. Që pas kalimit të Altin Dumanit në krye të SPAK, gjërat duket se po lëvizin dhe frika i ka kapur të gjithë. Në fakt duhet që të jenë të shumtë ata që nuk bëjnë gjumë natën, pasi sipas raportit vjetor të SPAK, po përdoren metoda proaktive për të goditur të korruptuarit dhe grupet kriminale.

“Pamfleti” ka siguruar raportin e SPAK për vitin 2022 dhe aty jepen shumë detaje mbi mënyrën se si po shkohet te “mamuthët” e korrupsionit. Sipas raportit, ka një rritje të ndjeshme të përgjimeve telefonike ndaj zyrtarëve.

Për vitin 2022, Bërthama Komanduese Elektronike, ka ekzekutuar në interes të çështjeve penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si më poshtë: 328 Autorizime të Prokurorit për lejim përgjimi; 1000 Vendime të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga të cilat 160 Vendime Lejim Përgjimi; 307 Vendime Vleftësimi; 533 Vendime Zgjatjeje. Gjatë vitit 2022, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar 2177 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 160 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale”, shprehet SPAK. Po ashtu sipas raportit, ka pasur vëzhgime, simulime, dorëzim i kontrolluar, letërpososi dhe agjentë të infiltruar.

Pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet të hetuara për veprën penale të korrupsionit (nenet 244, 245, 245/1, 258, 259, 319, dhe 319/ç, 328) me 69 procedime penale/1023 pajisje fundore; më pas janë çështjet penale të hetuara për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike (283/a/2, 333/a, 334) me 53 proçedime penale/1154 pajisje fundore.

Raporti/ SPAK vë në monitorim të korruptuarit, përgjime dhe
Raporti i siguruar nga "Pamfleti"

Por SPAK ka bërë me dije se ka zhvilluar sektorin ekspertizës. Sipas saj, janë kontrolluar një numër i madh celularësh, GPS, si dhe dronë që janë marrë si provë. Ndërkohë ekipi i ekspertizës ka futur në skaner celurë, laptopë dhe pajisje të tjera të zyrtarëve të dyshuar si të përfshirë në korrupsion.

Nga 240 vendime janë pranuar 328 aparate celularë, 59 kompjuter dhe laptop, 11 videoregjistrues DVR, 17 USB, 3 borde të intergruara (qark elektronike), 3 TV, 4 GPS(lokalizues vendndodhjeje), 4 Dronë, 46 CD/DVD, 11 tableta si dhe 14 pajisje të tjera që përfshijnë karta SIM, adpatorë, magnetofon. Në sektorin e ekspertizës, nga 3 ekspertë, për periudhën në fjalë janë kryer 256 Akte Ekspertimi dhe është bërë e mundur ekzaminimi i 313 aparateve celularë, 40 kompjuter dhe laptop, 7 DVR, 23 USB, 1 GPS (lokalizues vendndodhjeje), 1 Dron, 25 CD, 3 tabletë si dhe 10 pajisje të tjera që përfshijnë karta SIM, adaptorë, magnetofon”, thekson SPAK.

Më tej bëhet me dije se i është dhënë një prioritet i lartë luftës kundër korrupsionit, ndërkohë që është shtuar numri i letërkëmbimeve me jashtë. /Pamfleti