
“Ekskluzivet” e Batonit nuk janë gazetari, por produkt i Olsi Ramës, Edi Ramës dhe botës së krimit; Visi u zhduk, por Batonit i doli lajm “ekskluziv”!
Një reagim i fortë nga gazetari Çim Peka ka trazuar rrjetin, duke denoncuar hapur skemën mafioze të prodhimit të “lajmeve ekskluzive” nga Baton Haxhiu, të fabrikuara në laboratorin e qeverisë dhe botës së nëndheshme kriminale.
Peka e thotë troç: Baton Haxhiu ka publikuar dy “ekskluzive” që, sipas tij, nuk mund të ndodhnin pa ndihmën e krimit: zhdukja e Vis Martinajt dhe “exit-polli” i manipuluar i 11 majit. Për të parën, thotë Peka, informacionin ia ka dhënë Olsi Rama; vëllai i kryeministrit. Për të dytën, vetë Edi Rama.
Por thelbi është edhe më i rëndë: sipas Pekës, zhdukja e Vis Martinajt nuk është vetëm një çështje kriminale, por një operacion i mbështetur nga struktura shtetërore dhe më pas i paketuar si “ekskluziv gazetaresk” nga Baton Haxhiu. Me fjalë të tjera: krimi e zhduk, pushteti e mbulon, Baton Haxhiu e justifikon.
“Për të dyja këto ekskluzive duhej ndihma e krimit që të ndodhnin. Apo jo Bato?”, shkruan Peka, duke e ekspozuar Haxhiun si pjesë të një tresheje të rrezikshme: qeveri- krim – media.
Për sa i përket “exit-pollit” të 11 majit, që u refuzua nga çdo media serioze, Peka zbulon se vetëm Baton Haxhiu u ofrua ta publikonte, duke u bërë bashkautori i një skeme për manipulimin e perceptimit publik dhe normalizimin e vjedhjes elektorale.
Pamfleti ka denoncuar me qindra fakte rolin e Baton Haxhiut si ndërmjetës i pisllëqeve mes krimit dhe pushtetit, por kjo deklaratë e Çim Pekës vërteton edhe një herë se zhdukja e Vis Martinajt nuk është një mister, por një operacion politik. Dhe media që i shërbeu, ka emër: Baton Haxhiu./Pamfleti
Lini një Përgjigje