Editorial 3 Maj 2023, 10:04

Ilir Meta u ‘vetëvra’!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Ilir Meta u ‘vetëvra’!
Ilir Meta dhe Yuri Kim

Emocionet e vetëvrasjes ja ka përcjellë të parës ambasadores Yuri Kim. Pastaj ka marrë pjesë edhe në ‘xhenazen’ e vet, ku mban fjalime, se u flijua për të mbrojtur pasuritë e vjedhura...

Ilir Meta u ‘vetëvra’! Ky do të ishte lajmi më i shkurtër, pas atij që raportoi me gojën e vet para manifestimit heroik, se në mbrojtje të gjësë së vjedhur, “do vras veten si Salvador Allende”.

Lajmet e luftës nga distanca, ku krimet vlerësohen heroike, nuk mund të jenë më të shkurtra se ato të frontit, ku të thyejnë lapsin dhe kokën.

Në 30 vjet “luftë” për mbrojtjen e pronës dhe lirive, janë vrarë mbi 30 000 shqiptarë. Lajmi vjen nga vetë Drejtori i Kadastrës Artan Lame; “Janë vjedhur dhe regjistruar në hipotekë në emër të zyrtarëve mbi 82% të pronave të shqiptarëve”.

Pra, vetëvrasja nuk është një “letër partisë” si Mehmet Shehu e fap, një ‘buum’ në vesh.

Është një proces me etapa. Letrën e ka qëndisur prej kohësh Likja.

Emocionet e vetëvrasjes ja ka përcjellë të parës ambasadores Yuri Kim. Pastaj ka marrë pjesë edhe në ‘xhenazen’ e vet, ku mban fjalime, se u flijua për të mbrojtur pasuritë e vjedhura.

Po a ka ngelur gjë tjetër para se të zhduket si hajdutët e tjerë?

Se ka ngelur pak gjë pa vjedhur dhe pak njerëz pa ikur nga ky vend, nuk mund të mos vrasin veten edhe të tjerët si Likja.

Pra, vrasja imagjinare ka ndodhur.

Frymëzimi nga ish Presidenti i Kilit Salvador Allende, që kishte injoruar ish Sekretarin amerikan të Shtetit Herri Kisinger dhe SHBA-të, duke shfletuar kalendarin në ditën e 11 shtatorit 1973 sot, nuk është shpërthim ndjenjash, por pentagrami ku “këndon” mitralozi që përcjell për ferr diktatorët.

Që i kemi nisur për skëterrë shpirtrat e këqij, që vuajtjet për mëkatet kanë filluar të amplifikojnë çmenduri të kalibrit ‘Ilir Meta është trim’, nuk është fundi i zi i lajmit të bardhë.

Sado ish Presidenti sillet rreth vetëvrasjes, lajmi i vërtetë është se do të arrestohet e sekuestrohet, do dënohet si gjithë hajdutët e tjerë. Shkurt hesapi, si ja bëri ‘buum’ vërtetë, si shkoi para drejtësisë, mund të thuhet, askush nuk i bëri gjë të keqe, Ilir Meta u vetëvra./Pamfleti

ilir meta vertëvrasja

Editorial