Editorial22 Shtator 2023, 12:21

Mesazhi i Presidentit Joe Biden për fundin e zi të Edi Ramës

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Mesazhi i Presidentit Joe Biden për fundin e zi të Edi Ramës
Edi Rama

Përballë syve të qelqtë, të ftohtë akull, të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, lexohej qartë, se Babloku ishte ngjarja më paradoksale në kolltukun e drejtuesit të Asamblesë së Këshillit të OKB-së, si shpërdorues besimi, pushteti dhe tradhtie në dëm të interesave amerikane...

Mesazhin e madh e dha vetë presidenti Joe Biden. Edi Rama është izoluar. Pas perdeve të dritareve të diplomacisë, lëvizin vetëm hijet e Vjosa Osmanit dhe Bajram Begajt. Të dy shkrepën blitze me Presidentin, kurse Babloku po thahet në vetmi.

Përballë syve të qelqtë, të ftohtë akull, të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken,

lexohej qartë, se Babloku ishte ngjarja më paradoksale në kolltukun e drejtuesit të Asamblesë së Këshillit të OKB-së, si shpërdorues besimi, pushteti dhe tradhtie në dëm të interesave amerikane.

Po  si e tradhtoi Yuri kaq shpejt Bablokun, thua ti mosbesuesi?

Mesazhi i Presidentit Joe Biden për fundin e zi të Edi Ramës

Përveç një fotografie me ambasadoren Yuri Kim, meloditë që mbajnë zëmrat afër, janë tharë nga Cunami në dosjen McGonigal dhe ca bulëza sythësh me lule, kanë mbirë mbi kufomat e krimit në Ballkan.

Edi Rama sot është kufomë, ushtar i plagosur në vend të keq në betejën e fundit antiamerikane.

Se divizioni ynë, po pëson humbje më shumë gjatë tërheqjes, ushtria jonë u mor në patronazh nga Amerika. 

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Politikat Europiane dhe NATO-s, Spencer Boyer, Gjeneral Brigade Chris McKinney (Zëvendësdrejtor J 5/8 për Partneritetin, Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë dhe Armëve të Shkatërrimit në masë në USEUCOM) dhe Ndihmës Gjeneral e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit Lisa Hou, erdhën në Tiranë, të shpëtojnë viktimat, nga kush tjetër, përveçse nga Edi Rama.

Në botën e dyshimeve nuk ka banorë të qetë.

Kontrastin e thellë dhe maskat e grisura, nuk i mbulon kostumi zhul i Bablokut.

Ndyrësirat që qelbin me erë të keqe po përbuzen, injorohen, urrehen, aq sa qartësisht presioni po shtyp fort situatën,

Jemi në lotin, siç e quajnë hajdutët tanë, të çimentimit të puseve mbi të cilat po montohen kolonat e drejtësisë, hekurat e burgut.

Gjendja e keqe e Bablokut është lajm i mirë.

Edhe vonesa e ambasadorit të ri David Kostelançik, sa nuk është nxirë, duhet zbardhur paralel me dosjen McGonigal, pasi republikanët duan tym të bardhë në Shtëpinë e Bardhë.

Oxhaqet e abuzimeve dhe fshehjes së skandaleve, janë ende me blozë.

Edhe pluhuri mbi sytë e Bablokut që nuk dallon dot mesazhet kundër tij, është një tip përzierjeje, që në gjuhën e drejtësisë quhet ndëshkim për krimet.

Këtu, tek korniza e ndëshkimit, rri edhe mesazhi i Presidenti Joe Biden për fundin e zi të Edi Ramës./Pamfleti

mesazhi i joe biden edi rama fundi i zi

Editorial