Editorial21 Shtator 2023, 09:46

Ej, shoku drejtues i OKB-së, të janë lagur pantallonat!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
 Ej, shoku drejtues i OKB-së, të janë lagur pantallonat!

Drejtuesi i Asamblesë së OKB-së këtë herë, vjen nga një vend i vogël që njihet për hajdutëri, krime dhe dilema të mëdha, por që jep leksione si personazh i madh i një spektakli komik.

Edi Rama, drejtues i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e bëri Botën shqiptare më të madhe se miliona mollët e iPhones së Steve Jobsi-t që flasin shqip.

Rreth mollës dhe fjalës janë mbledhur më të fortët e Globit.

Secili është aty për të sulmuar secilin në mundësinë e vet, për t’ia kafshuar “mollën” dhe mollaqet tjetrit, kurse përfaqësia e fshatit tonë, Sheiku Bajram Begu me ca parukiere e muratorë me dekorata për hajdutëri dhe një kryeministër që ka ikur nga lufta me drejtësinë, janë në hall si të mbrohen para banorëve të kombeve që presin me veshët pipëz zhvillimet për korrupsionin në dosjen McGonigal.

Në kuvendet ku mblidhen të fortët, lufta nuk bëhet me armë, por me kode.

Ende sistemi i shenjave të ish ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli për fikjen e radarëve të NATO-s, kur bandat e Edi Ramës kalonin drogën përmes ujërave shqiptare me pagesa 10 000 dollarë ora, ruhet si sekret telegrafik e nuk diskutohet në OKB.

Shqipëria ka shumë gjynahe të pa ç’koduara, ndaj torollaku ynë i gjithëpushtetshëm, megjithëse nën hetim nga FBI, u paraqit si i ndershëm, si trimi që u del përpara topave e raketave ruse dhe minimizon rrezikun global të armatimit.

Përballë armatimit, edhe kujtesa dridhet.

Alegoria ngjan e shëmtuar para realitetit.

Planeti dhe gjithë Galaktika zipohen në një qelizë që kërkon gjenerim nëpër një tip etniteti që kuron shembjen e logjikës së Vladimir Putinit edhe përmes recetës së një cubi si Edi Rama.

Drejtuesi i Asamblesë së OKB-së këtë herë, vjen nga një vend i vogël që njihet për hajdutëri, krime dhe dilema të mëdha, por që jep leksione si personazh i një spektakli komik.

Dilema të thuash të vërtetën apo jo, për trimat që mbajnë kumtesa në OKB, vlerësohet si gjithçka që shihet dhe fshihet.

Sytë e Botës janë drejt Edi Ramës.

Në fakt, në këtë gjykim edhe mund të mos jemi 100% të bindur, pasi në Kukës, edhe Sali Berisha ka mbledhur OKB-në e vet.

Edhe ky kërkon paqe për kuksianët, edhe ky raketat e inatit i lëshon sa mbi Vladimir Putinin, sa mbi Safet Gjicin, por meqë të mëdhenjtë nuk i publikojnë gjithë germat e sistemit, nuk e nxjerr në shehër të lajmit Shaban Meminë t’i thotë Safetit: të janë lagur pantallonat zotëri.

Ndodh kështu, pasi Piktori dhe Doktori, pasuritë dhe dhelpëritë, lajmin dhe vëmendjen, e kanë ndarë si vëllezër.

Situatë absurdi është edhe në Kukës, edhe në New York.

Kukësin synon ta fitojë prapë një Safet Gjic që zhvesh lakuriq edhe ata poshtë tij, edhe ata sipër tij, OKB-në që rreket ta elektrizojë ikona e korrupsionit, Babloku që infekton këdo ka poshtë vetes dhe sipër vetes.

Poshtë Bablokut ende janë dosjet, që ta themi, tërheqin si magnet.

Magnituta e diskutimit të Bablokut në OKB, përtej përgëzimeve me ndjesi neveritjeje nga fshatarët e vjedhur prej tij në Shqipërinë e vogël, çuditërisht ende nuk po prodhon një shpërthim të fuqishëm nga dikush në New York, që t’i thotë, ej shoku drejtues i OKB-së, të janë lagur pantallonat!/Pamfleti

pantallonat e lagura drejtuesi i okb

Editorial