Editorial24 Maj 2023, 10:31

Saliut i duhet Edi Rama në pushtet deri në vitin 2029

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Saliut i duhet Edi Rama në pushtet deri në vitin 2029
Sali Berisha dhe Edi Rama

Sali Berisha është personazhi më i pa lexueshëm i politikës mafioze në Ballkan

As Babloku nuk është aq kaq çyryk, sa mban aksidentalisht afër të përfolur, hajdutë e kriminelë. Edhe kur “spartanët” e politikës dhe vjedhjeve, janë afër “gropës”, litarin e shpëtimit ja afrojnë njëri-tjetrit në çdo rrezik e në çdo nevojë.

Këtej nuk ka të majtë e të djathtë, programe e alternativa, por hajdutë dhe të vjedhur. Hajdutët janë të gjithë bashkë dhe prej 32 vitesh i kanë ndërruar portat jo sipas rregullave të lojës, por sipas strategjive antiamerikane dhe mashtrimit të shqiptarëve.

Gjatë fushatës, ne kemi shkruar për rezultatin e pas zgjedhjeve, kemi thënë se bashkitë i kanë ndarë sipas skenarit të mos përshtatshmërisë së kondicioneve politike për arrestimin e “Peshqve” të mëdhenj. Dhe ashtu doli përfundimi, apo jo?!

Të “egër” pas njëri-tjetrit, të fandaksur pas imoralitetit.

Imoraliteti i politikës as çelë dyer drejtësie, as mbyll porta padrejtësie. U harrua pasuria e familjes Berisha, 21 janari, vjedhja me ÇEZ-in, dy mbiemrat e Ilir Metës, 200 milion dollarët e Olsit që OSBE ja hapi vetë “perden” një informacion “bombë”, Abi Bank me aksionere gruan e kryeministrit, e qindra dosje të tjera që në kushte normale do kishin çuar pas hekurave gjithë kupolën e qeverisjes dhe opozitës.

Ja pra, edhe pse Babloku është shëmbëlltyrë e gjithë të zezave, Sali Berisha e mban në lojë si etalon i fitoreve të thella, si të vetmin anti-amerikan që ka lobe të fuqishme me paratë e drogës dhe taksave.

Kodet mafioze të Saliut janë “tymnaja”

As ka përplasje e divergjenca me Bablokun, as me Kimeten, as me Ali Bashën, as me Lul Bravën.

“Brava” në sinorët e integrimit dhe “lima” që mpreh “shpatat” në ruajtje të hajdutëve dhe kriminelëve, janë nën komandën e non-grata’s.

Në zgjedhjet e fundit, një llogari e thjeshtë, nxjerr zbuluar strategjinë e gjithë bandave, ku non-gratat kanë grumbulluar shumicën e votave. Ja pra, pse Klanet mafioze janë bashkë, ja pse, Saliut i duhet Edi Rama në pushtet deri në 2029./Pamfleti