Editorial29 Mars 2023, 10:33

Është tërbuar Mafia, FBI ka përgjuar Edi Ramën

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Është tërbuar Mafia, FBI ka përgjuar Edi Ramën
Foto ilustruese

Dosja e McGonigal në Shtëpinë e Bardhë dhe izolimi i Bablokut, logjikisht të përgjuar, kanë zemëruar Mafien që ka marrë armët e po sulmon edhe median.

Edi Ramës po i rrëzohet edhe “muri” mbrojtës i fortesës së krimit. Media e gjobave, kriminelët e Sali Berishës dhe Ilir Metës, parajsat fiskale, çdo pronë e pasuri, nnk janë kapitull i hapur, por i mbyllur pët të. 

Pas përgjimeve të pasanikëve dhe të fortëve të Ballkanit, ju ka rënë damllaja mediave, politikës, qeverisë, opozitës, trupit diplomatik, aq sa mesazhet e heshtjes deshifrohen si kode mafioze dhe të zhurmës, si çmenduri të sëmurësh.

Dosja e McGonigal në Shtëpinë e Bardhë dhe izolimi i Bablokut, logjikisht të përgjuar, kanë zemëruar Mafien që ka marrë armët e po sulmon edhe median.

Mafia po jep mesazhe jo më pak të çuditshme se kryeministri ynë, prandaj, nuk është e papritur që Amerika të jetë angazhuar në hetime të disa fishta.

Kur kryeministri i survejuar presiononte median që nuk shitet dhe nuk i shkon në “shina” antiamerikane me politikën editoriale, ne ngjanim si “merhumët” e fshatit që kërkonim gjilpërën në kashtë, andej ku paratë e inceneratorëve hapnin dhe ulnin “perdet” e debateve me efekte ereksioni në propagandën për publikun e pa ndjeshëm.

Në rrethana si këto, kur shtyrja e shtypja janë kaq të egra, edhe kodet e mafies ç’kodohen vetvetiu. Është provuar në Kroaci dhe Rumani, se “makinat” e shoqërive kur nuk durojnë më, kanë ca “kroskote” që Mafia nuk i “çel” dot.

Ja, të sjellim ca episode qesharake të monstrave “kap ç’të kapësh”.

Evolucioni i sjelljes individuale të tipave si Edi Rama, Sali Berisha, Belinda Balluku, Ilir Meta, Olta Xhaçka etj. nuk studjohet, as hetohet shkëputur nga nepotizmi, lidhjet me grup-seksionet e familjeve mafioze për pastrim parash në përmasa katastrofike.

Nga “trampolini” i shtypit që nuk shitet as blihet, guxojmë të akuzojmë me ca shifra të përafërta që logjika i përpunon nga “brumi” që kemi në magje.

Pra, të testosh korrupsionin, nuk mjafton të thuash se nga administrata nuk gjejmë dot personazhe pa pasuri të çmendura, as pasuri të pa tjetërsuara nga zyrtarët hajdutë.

Kemi sot në listat për kryebashkiakë persona me dosje të rënda në SPAK, me pasuri që shihen me sy të lirë ngado.

Normalisht, me një parkim “spirance” në një “terminal” jo të sigurt, guxojmë ta lëshojmë këtë alarm për furtunën që do të tronditë shekullin e 21-të, pasi janë survejuar të gjithë dhe agjentët vullnetar të FBI-së, po punojnë me përkushtim kundër secilit, edhe familjarëve të vet.

Ngado ka korrupsion, para e fonde publike të keqpërdorura, hendeqe të hapura ekonomike e perspektiva të mbyllura sociale, struktura e formacione politike, diplomatike, të grupuara tek politika e favoreve, që ju ka ardhur dita të shkojnë para drejtësisë.

Kur përndiqet imtësisht, edhe në kafe, vetë shefi i FBI-së për New York-un McGonigal, a ka ndonjë budalla që mendon se nuk janë përgjuar Babloku dhe gjithë lidhjet e tij?!

Në këtë stacion ku presim “trenin” drejt BE-së, mund të thuhet me bindje është tërbuar Mafia, FBI ka përgjuar Edi Ramën!/Pamfleti

mafia edi rama