
Porosia e ambasadores para votimeve, pra në kohën e pa kryer, për mos shkeljet e rënda të qeverisjes me standardet zgjedhore, përdorimin e administratës dhe burimeve të saj dhe keq përdorjen e të dhënave personale, deshifrohet, mos guxoni të prekni votat.
Këto kohë, kur SPAK pritet të mbledhë rrjetat, ambasadorja amerikane ka qenë mjaftueshëm e qartë. Disa herë, ka hyrë triumfalisht mes hajdutëve duke vënë vija të kuqe. se abuzimi me fondet publike dhe vjedhja e votave dëmtojnë.
Po a shkëputen këta nga varësia e vesit?!
Vullnetarisht kurrsesi, se janë të pa ngopur, të fuqishëm dhe ligjin e kanë si shami hundësh. E bash aty gjuan rrufeja, tek lagështira. Vetëtimat para rrebeshit, u kanë qullosur shamitë. Ashpërsia e amerikanëve, po ua bën rrugën të rrëshqitshme.
Kaq mund të bëjmë për sot, të ofrojmë sugjestionin, se secili i akuzuar, mund të ndëshkohet për gjithçka të vjedhur dhe objektivisht jo të fshehur.
Ajo që ka ndodhur është se secili ka shkelur vijat, të paktën “këpucët” i ka me bojë të kuqe, është i identifikuar.
Pse njerëzimi kalon nëpër etapa të çuditshme, dikush u kujtua të na lërë atë shprehjen e bukur, “gur-gur, bëhet mur”.
Se po bie muri i hajdutëve, janë tërbuar.
Edhe në nivelin e vetëdijes edhe në të pa vetëdijes, të gjithë këta që kërkojnë vota sot, u rritën me hajdutëri, prandaj i tremben çdo “guri” që u heq SPAK-u nga “muri” i tyre.
Guri” i parë nuk është si i fundit, as vjedhja e fundit nuk është si e para
Siç ka “gurë” themeli, ka edhe themel hajdutërie. Babloku dhe hajdutët që po blejnë vota me para droge, refuzojnë të kryejnë një funksion qartësisht ekstravagant me ndërrim të kutive apo me rezultate 108%. Ato ‘store’, lexohet në faqen e parë të masakrës së tjetërsimit të vullnetit të sovranit, në “gurin” e themelit.
Në epokën e Saliut të Parë, më 26 maj 1996, vjedhja e parë ishte spektakolare. Nga 140 ndenjëse e Parlamentit, 122 copë, i zunë deputetët e partisë në pushtet, PD-së.
Po tani që jemi në Epokën e Saliut të tretë dhe Ramës së tretë?!
Tani nuk vjedh vota vetëm një, por të gjithë. Këta të rinjtë, kanë ushtri të kualifikuar. Si anëtar të NATO-s, rekrutojnë patronazhistë, aktivistë, gangsterë, shërbime intelegjente, diplomatë, kanë inceneratorë, tenderë, makina shteti e shtet makinë, kulaç e kërbaç.
Po ç’bëjnë ndërkombëtarët?!
Ata, si gjithmonë, rrinë aty, në mes hajdutëve, për të ndarë rrugët që të mos prekin votat, aq më keq, të nxjerrin edhe koburet.
Porosia e ambasadores para votimeve, pra në kohën e pa kryer, për mos shkeljet e rënda të qeverisjes me standardet zgjedhore, përdorimin e administratës dhe burimeve të saj dhe keq përdorjen e të dhënave personale, deshifrohet, mos guxoni të prekni votat.
Në këtë instikam rrinë edhe OSBE e ODHIR, apo jo?
Këto organizma që i presim me optimizëm dhe i përcjellim me pesimizëm, detyrën e bëjnë mirë. Porosinë e diplomates amerikane në kohën e pakryer sot, e kopjojnë dhe e paraqesin në kohën e kryer; kishte shkelje të rënda të qeverisjes me standardet zgjedhore, përdorimin e administratës dhe burimeve të saj dhe keq përdorimit e të dhënave personale. Ai raport i vitit 1996 do jetë edhe në 14 maji e 2023.
Nuk është pak.
Para 27 viteve, horrat, pasi na jepnin o dru o plumb, na lidhnin duar, këmbë e gojë, pastaj na merrnin votën e na linin në siklet, kurse sot krejt ndryshe, para se të na grabitin bisedojmë me ta, dhe plot “lezet” ndjekim seancat e leksioneve që ata na ofrojnë përmes mediave të gjobë vënies.
Megjithatë, për fund, këtej shpresa vdes e fundit, edhe pas njeriut. Prandaj ndjejmë diçka nëpër kllapi, kur amerikanët kërcënojnë hajdutët; mos guxoni të prekni votat, se aty ku ndahet rruga o për burg o për pushtet, kemi varur në tabelë sloganin: Yuri Kim i njeh hajdutët nga këpucët!/Pamfleti