Ekonomi28 Mars 2023, 17:43

Abuzimet me fondet e bujqësisë nga AZHBR/ Prodhuesit: Paratë e BE-së shkojnë për klientët e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Abuzimet me fondet e bujqësisë nga AZHBR/ Prodhuesit: Paratë e

Ekspertët kanë lëshuar akuza sa i takon fondeve të AZHBR për bujqësinë. 

Në një emision, zv/Ministri i Bujqësisë, Arian Jaupllari, vlerësoi si pozitive mbështetjen në rritje për kompanitë dhe fermerët gjatë viteve të fundit, çka sipas tij i ka dhënë efektet tek rritja e konsiderueshme e eksporteve. Mirëpo, përfaqësues të sektorit bujqësoro-blegtoral të pranishëm në studio u ankuan për mungesë transparence dhe abuzime në ndarjen e parave që vijnë nga programet mbështetëse të BE-së.

Ervin Resuli, Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit tha se Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural është kthyer në një vatër skandalesh dhe abuzimesh, pasi fondet shkojnë në duart e një grushti njerëzish, klientë të qeverisë, duke injoruar fermerin e thjeshtë.

Pjesa më e madhe ose ajo në të cilën korrupsioni shtihet apo zhvillon aktivitetin e tij brenda Ministrisë së Bujqësisë është kryesisht tek AZHBR. 95% e atyre që përfitojnë fonde nga i pari janë Start Up-e dhe kjo këtu është pikëpyetje shumë e madhe. Si ka mundësi ne kemi 85 mijë apo 87 mijë fermerë, ndërkohë që përfituesit janë këta zotërinjtë, Staru Up-et? Që këtu ngrihet një pikëpyetje shumë e madhe që klientë të qeverisë duke pasur aksesin në këto fonde janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtyre fondeve. AZHBR është nën hetim nga OLAF-i Klientët e qeverisë apo ata që dinë mirë të bëjnë pazare me drejtoreshën e AZHBR apo ministreve e të tjerë arrijnë të përfitojnë e të ngrejnë sera, edhe brenda inceneratorit”, tha ai për “Vizion Plus”. 

Ish-Ministri i Bujqësisë, Panariti, shtoi se është e domosdoshme të mbështetet biznesi i vogël në bujqësi dhe blegtori, si mundësia e vetme për të ndaluar shpopullimin e vendit. Ai tha se mbështetja e qeverisë për bujqësinë është shumë më e vogël, krahasuar me atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

25 milionë euro të alokuar si buxhet për bujqësinë është qesharak. Nuk mund të prodhosh asnjë lloj impakti me një masë të tillë financiare e cila është 5-6 herë më pak se Kosova dhe gati 10 herë më pak sesa Maqedonia e Veriut, pa llogaritur BE, që nuk kemi krahasim. Këto janë skema që i kemi parë edhe më përpara. Lançon skemën, i fton dhe pastaj gjen ato truket jo ka gabuar në aplikim, nuk kualifikohesh, nuk je i përzgjedhur këtë herë, kurajo provo edhe një herë tjetër. Kjo masë financimi rrudhet duke vendosur pragje, që nuk merr parasysh realitetin e fermave blegtorale. Është vënë një prag që duhet të kesh jo më pak se 10 krerë lopë e jo më pak se 100 krerë dele e dhish. Nëse do shikosh profilin, 70% e tyre nuk e kapin pragun. Këto shifra vijnë nga studimet”, tha ai.

Këtë vit, skema e mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë kap shifrën 3.3 miliardë lekë, por më shumë sesa shuma, shqetësim shpesh herë janë burokracitë me të cilën përballen fermerët në aplikim dhe më pas tërheqjen në kohë të subvencioneve.

azhbr bujqesia