TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2023-08-24 19:11:00

The government's action to confiscate buildings without permission turns into a bubble

Shkruar nga Pamfleti
The government's action to confiscate buildings without permission turns
Prime Minister Edi Rama

After rushing out of a narrow metal cabin, with a gloomy look and commanding tone, the guard of the construction site of the 'Salillari' company near the Zoo, without explanation asks us not to film.

He does not obey even after we give and take to explain to him that we are on the public road and that even the carbine that he is guarding, from which the noise of machines constantly comes, is public property confiscated by the decision of the KKT on the 9 November 2022.

"Get out of there" the guard orders, as he asks us to get permission and then takes someone on the phone, whom he refers to as "boss" and passes the cell phone to convince us.

Unlike the guard, the boss beyond the reception is more reasonable, although he is not introduced by name.

After asking if we had filmed the other buildings without permission and confiscated by the government last fall, he only says that we were not allowed to enter the construction site. To our insistence to have an official reaction from the company, they answered briefly that they were on vacation until September.

In the meantime, there is no rest at the construction site. Workers are shown getting on and off the scaffolding as a truck pulls out of the site's perimeter.

The palace under construction, near the Zoo in Tirana, is part of a group of 25 objects - mostly in the capital, that were confiscated in whole or in part by the National Council of the Territory, KKT based on the Decision of the Council of Ministers 589/2022, after it was found that they had violated building permits in the fall.

In September 2022, the former Minister of the Interior, Blendi Çuçi, described the seizure of construction in the 'Salillari' company as a "deepening of a war that has been going on for years with illegality in construction".

But shortly after the end of the electoral campaign and the elections of May 2023, the yellow blocking tapes have disappeared from the objects confiscated for violation of building permits or illegal works. The sales boards have been reset to where they were earlier. Workers and machines quickly returned to work to complete the construction, which is now being done de facto on public properties confiscated by decision of the KKT.

In addition to the facility of the Salillari company, BIRN also filmed during August the works in the constructions seized by the company Xeluks and ARB & TRANS-2010.

The works are being carried out in the absence of updated building permits.

The secretary of the National Council of the Territory, Ledia Tota, confirmed in a telephone conversation that no new permits had been granted.

"They have made the applications, but without the contract it is not possible to proceed. They are in the process," she said.

The same fact was also confirmed by the Ministry of Finance and Economy, which is negotiating with builders for pre-purchase contracts that would pave the way for new permits, an element provided for in the controversial VKM of September 7, 2022 and law 66/2023 for the administration of these buildings confiscated that came into effect in August of this year.

The Ministry, which is the owner of the buildings as long as they are confiscated, justified itself that it could not control whether or not works were being carried out in these buildings, leaving the responsibility to other territorial control institutions.

The Prime Minister's Office did not respond to BIRN's question on the legality of continuing construction in these buildings until the publication of this article. Neither the Police of Tirana nor the Municipality of Tirana responded to the checks on these facilities and the works there.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u përgjigj shkurt në një mesazh se kompanitë, “punimet po i kryejnë në zonat me leje” të objekteve. “Për zonat pa leje do marrin leje në KKT,” pretendoi Balla.

Ndërkohë, drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela i tha BIRN se rifillimi i punimeve ishte referuar penalisht në disa raste dhe se u ishte bashkuar procedimeve penale të vjetra mbi këto ndërtime. Vetë kompanitë Salillari, Xheluks dhe Arb & Trans-2010 nuk qenë të arritshme për koment.

Sipas Zef Preçit, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, e gjithë çfarë ndodhi me pallatet që kishin ndërtuar pa leje dhe rifillimi i punimeve sërish pa leje të reja është pjesë e një farë rrengu elektoral për qeverinë dhe dëshmi e një marrëdhënie ekstra ligjore mes saj dhe bizneseve.

“Pra kemi të bëjmë me një presion elektoral, një përpjekje për t'u pasqyruar si në favor të ligjit nga ana e ekzekutivit dhe pushtetit lokal në periudhë zgjedhore dhe pastaj vazhdon rituali i zakonshëm i ‘bargain' (pazar) i thonë në Anglisht, i negocimeve me biznesin në varësi me humorin e drejtuesve të qeverisë”, tha ai.

Ndërtim pa leje në pronë publike

Në janar të këtij viti, kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria kishte tashmë dy satelitë në hapësirë, një ndër funksionet e të cilëve do të ishte kontrolli më i mirë i territorit. Por as satelitët dhe as institucionet që duhet të kontrollojnë territorin, nuk duket se vunë re rifillimin e punimeve në pallatet e konfiskuara nga KKT në Tiranë dhe të trumbetuara me bujë nga ministrat e qeverisë.

Bazuar në vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit të tetorit dhe nëntorit të vitit 2022, 25 objekte përfshi godinat në ndërtim nga kompanitë Salillari, Arb & Trans 2010 dhe Xheluks e ortakët e saj kanë tejkaluar lejet e ndërtimit. Tetë prej këtyre ndërtuesve i kanë tejkaluar me më pak se 10 për qind lejet, që nënkupton konfiskimin vetëm të pjesës pa leje. 13 objekte janë konfiskuar plotësisht për tejkalim të mbi 10 për qind të sipërfaqes me leje dhe 4 godina janë tërësisht pa leje ndërtimi.

Tre kompanitë Salillari, Arb & Trans 2010 dhe Xheluks e kanë tejkalua lejen e ndërtimit në mbi 10 për qind dhe objektet janë konfiskuar të plota.

Kështu, bazuar në vendimet e konfiskimit dhe mungesën e një vendimi të ndryshëm gjykate, pronare de jure i këtyre godinave është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila sipas vendimeve të KKT-së ka të drejtë të “aplikojë nëpërmjet sistemit e-leje, për miratimin e një Leje Zhvillimi/Ndërtimi të re”. Kjo leje do të riparonte problemet dhe legalizonte shtesat. Gjithashtu, ministria është ajo që mund të hyjë në marrëveshje për t'ia shitur objektin ndërtuesit, në mënyrë që këta më pas të pajisen me leje të reja nga bashkia apo KKT sipas parashikimeve në ligj.

Edhe pse këto procedura nuk janë realizuar dhe objektet janë pronë e shtetit, ato ruhen nga roje dhe në këto pallate punojnë punëtorë të kompanive private.

“Nuk është më në sekuestro, nuk e keni marrë vesh,”, thotë një punëtor që shkarkoi çimento në një nga katër kantieret e sekuestruara të kompanisë “Xheluks Construksion”.

Po ashtu, i bindur se çdo gjë është në rregull me ligjin ishte dhe roja i ndërtesës që po ndërtohet nga Arb & Trans 2010 në rrugën “Myslym Shyri”. Ai na dha pa shumë shpjegime një copë letër, që sipas tij sqaron rifillimin e punimeve. Ai tha gjithashtu se letrën e mban aty, pasi ia ka kërkuar policia për shkak të rifillimit të punimeve.

Shkresa dyfaqëshe e trumbetuar nga roja është një dokument i dërguar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për Bashkinë e Tiranës në 15 qershor, ku thuhet se për 8 nga pallatet e konfiskuara kishte filluar procedura “për parablerjen e objektit të konfiskuar”.

Në listë janë ndërtimet e “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, “Xheluks Construksion”” sh.p.k dhe “Laxmi Real Estate & Investment” sh.p.k”, “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “City Construction INC” sh.a., “FABRI_D” sh.p.k (ish zhvillues “ERE Architecture & Construction” sh.p.k), “ARB & TRANS-2010” sh.p.k, “Salillari” sh.p.k dhe “Vinari” sh.p.k.

Por e pyetur nga BIRN, Ministria e Financave mohoi që kjo shkresë të shërbente si leje për të vijuar punimet.

“Të gjitha këto procese duhet të interpretohen sipas ligjit dhe jo në kapërcim të tij, si nga institucionet ashtu edhe nga vetë subjektet ndërtuese. Njoftimet e kryera nga ana jonë, kanë të bëjnë në lidhje me etapat e procesit nëpërmjet të cilit kalon ndërtimi i konfiskuar dhe jo me dhënien e lejes së ndërtimit apo për më tepër konfirmim për vijim të punimeve,” thuhet në përgjigjen me shkrim që BIRN mori nga MFE.

Ministria i tha BIRN se kompanitë në fjalë dhe disa të tjera kishin paguar 10 për qind të vlerës së pjesës pa leje dhe një prej tyre kishte paguar 100 për qind të detyrimit për të rimarrë pronësinë mbi objektin dhe se në total ishin arkëtuar 265 milionë lekë.

Megjithatë, MFE sqaroi se deri në mes të gushtit, me asnjërën prej kompanive nuk ishte nënshkruar ndonjë kontratë që do të lejonte aplikimin për leje të re ndërtimi. Sipas ministrisë, ky ishte një hap tjetër i procesit dhe se deri sëfundmi vetëm një kompani ishte në proces negocimi për këtë kontratë.

“Me dakortësimin e akteve noteriale dhe nënshkrimin e tyre mes palëve do të aplikohet pranë AZHT-së nga subjekti ndërtues për lejen e azhurnuar të objektit si dhe do të depozitohen aktet për regjistrim pranë ASHK-së, me qëllim heqjen e të gjitha barrave ligjore nga ana e shtetin mbi këto objekte”, tha MFE.

Megjithëse pronare e këtyre godinave, Ministria e Financave shpjegoi se nuk mund të kontrollonte nëse në to po punohej apo jo.

“MFE nuk ka kompetencë/detyrim ligjor për të ndjekur apo mbikëqyrur punimet apo ecurinë e tyre në terren, për objektet e konfiskuara. Për këtë arsye, nuk mund t'ju konfirmojmë nëse po kryhen punime aktualisht në objektet të cilat ju i referoheni, pasi nuk e disponojmë këtë informacion për sa kohë nuk është detyrë ligjore apo funksionale e MFE”, shkruan MFE në një përgjigje me shkrim.

Të pyetur nga BIRN mbi punimet e paligjshme që pro kryhen në këto ndërtesa, Policia e Shtetit dhe Bashkia e Tiranës nuk kthyen përgjigje.

Për Zef Preçin, heshtja e autoriteve tregon se procesi nuk është ligjor.

“Sëpari tregon mungesë reference në ligj, sepse një pjesë e mirë e këtyre vazhdimeve të punimeve për sipërfaqet e paligjshme apo në tejkalim të lejeve të dhëna, pasqyrojnë marrëdhënie individuale personale të sipërmarrëvse me autoritetet përgjegjëse shtetërore, pra janë në mirëbesim. Nuk janë të mbështetura në ligj dhe në akte të shkruara,” tha ai.

Sipas Preçit, arsyet pas kësaj situate duhen parë në një fenomen që ai e cilëson si “qeverisje me emergjencë”.

Sipas tij, institucionet nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet ligjore, pasi mungojnë aktet e detajuara nënligjore dhe shpesh herë ka kontradikta mes këtyre akteve dhe përgjegjësitë nuk janë të qarta.

Standarde të dyfishta

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës nga Lëvizja Bashkë, Mirela Ruko, thotë se mosveprimi i institucioneve ekspozon standardet e dyfishta që zbatohen nga qeveria ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe ndërtuesve të mëdhenj.

“Si mendoni se do ndjehet një qytetar qe është dënuar … se ka bllokuar ballkonin e vet për të zgjeruar pak hapësirën e shtëpisë së vet, ndërkohë nga ana tjetër kemi një njeri që ndërton pesë gjashtë kate mbi lejen e ndërtimit dhe mbi atë s'ka ndodh asgjë, pyet Ruko. “Ligji nuk qenka i barabartë e ne nuk jemi të barabartë para ligjit të gjithë njësoj”, shtoi ajo.

Megjithatë, Prokuroria e Tiranës insiston se po i heton kompanitë. Në përgjigje të një kërkese për informacion, organi akuzës në kryeqytet vuri në dukje se hetimet e nisura që në vitin 2021 ishin në vijim. Madje, drejtuesi i Prokrurorisë së Tiranës, Arens Çela këmbënguli se procesi i nisur nga qeveria dhe negociatat e kompanive me MFE nuk ndikonin në hetim.

“Ne po i procedojmë për ndërtim pa leje në momentin e konstatimit të faktit, nëse marrin apo jo leje të mëpasshme kjo nuk e ndryshon faktin penal për Prokurorinë,” theksoi ai.

Çela megjithatë nuk iu përgjigj pyetjeve nëse Prokuroria mund të ndalonte vijimin e asaj që dyshon si vepër penale, sa kohë punimet vijonin.

Paditë në Gjykatën Administrative Tiranë të bëra pas konfiskimit të objekteve në ndërtim nga Salillari dhe Xheluks e të tjerë, të regjistruara në fillim të këtij viti, u pushuan me kërkesë të vetë paditësve. Njëlloj ndodhi edhe me një padi që përfshin ndërtimin e kompanisë RT Max, pranë Liceut Artistik, një ndërtim i përfunduar para se të bëhej konfiskimi për shkelje të lejes.

Një padi e ngjashme e bërë nga persona të tjerë dhe Arb & Trans 2010 është ende në gjykim, por sipas të dhënave në sistemin gjyqësor, seancat nuk janë zhvilluar. Në seancën e fundit për të cilën ka shënime të mbajtur në maj 2023, gjyqtari i çështjes Gentian Hamiti ka urdhëruar “Të përsëritet njoftimi për palën paditëse dhe palën e paditur”.

Transparencë e mangët

Në përpjekje për të kuptuar procesin e komplikuar të konfiskimit të këtyre objekteve BIRN u dërgoi kërkesa për informacion dhe pyetje Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Bashkisë së Tiranës, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Prokurorisë së Tiranës.

Por përgjigjet e marra nuk qenë të plota dhe në disa raste ishin kontradiktore.

Ministria e Financave këmbëngul se vendimet e KKT-së mbi bazën e së cilave është kryer konfiskimi i këtyre objekteve, “janë regjistruar në drejtoritë vendore të ASHK-së”, sipas kartelave të pasurive të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimet objekt vlerësimi dhe të konfiskuara nga shteti.

Por ASHK në përgjigjen e saj për BIRN tha se “aktualisht nga KKT nuk është përcjellë për regjistrim asnjë certifikatë përdorimi për objektet e konfiskuara, sipas vendimeve te cituara nga ju në kërkesë”.

Po ashtu, ndryshe nga qëndrimi i MFE se kishte aplikuar për “leje ndërtimi dhe certifikata përdorimi për rreth 26.000 m2 ndërtim”, Bashkia e Tiranës tha se nuk kishte aplikime në sistemin e-leje deri më 9 gusht”.

Si Ministria e Financave, ashtu edhe Bashkia Tiranë refuzuan të vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar mbi këto ndërtime. Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj kërkesës sa i përket procesverbaleve që vërtetonin shkeljet e lejeve të ndërtimit dhe masat e gjobës që ishin marrë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, IMT pranë saj.

Meanwhile, the Ministry of Finance refused to make available the evaluation reports of these buildings, on which the payment that the builders had to make for their pre-purchase is also calculated. In a written response, the MFE has claimed that these were "individual acts in the function of the task assigned by the Ministerial Order and cannot be the subject of publication".

In the Ministry's response, it is not explained how much the price per square meter of the buildings that are being processed for pre-purchase by the builders was calculated, nor the area for which the sum of 265 million ALL was paid./BIRN

aksion qeveri konfiskim pallate pa leje flluske

Lini një Përgjigje