TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-01-15 22:04:00

Cell phones are no longer 'gold mines' for SPAK, here are the Constitutional Court's restrictions on data collection!

Shkruar nga Pamfleti
Cell phones are no longer 'gold mines' for SPAK, here are the
Illustrative photo

SPAK cannot touch any data on the phone...

The Constitutional Court's decision that puts a stop to the practice of unlimited seizures of mobile phones by the Special Prosecution Office is being made public, establishing a new constitutional standard for the protection of private life and personal data.

This concerns the case of Onejda Ymeraj, who was not a subject under investigation, but her cell phone was seized without a court order and all data was extracted, including correspondence and sensitive information unrelated to the investigation.

In a long and detailed analysis, the Constitutional Court has rejected the reasoning of SPAK and the ordinary courts that had legitimized the total seizure of the phone's contents. The Court emphasizes that any interference in private life must be justified, necessary and controlled by the court, not by the prosecution according to its internal assessment.

5 key points of the Constitutional Court's decision

1. Total seizure and processing of data from mobile phones is prohibited

The Court considers it unacceptable to have unlimited access to all computer data on a phone, unless there are specific and justified reasons. In the specific case, SPAK failed to present any document justifying the total seizure of the phone and the analysis of all data, beyond communications related to the subject of the criminal investigation.

2. The destruction of data not related to the investigation is ordered.

The Constitutional Court orders the immediate deletion of all data that is not related to the subject of a criminal investigation. Their retention constitutes a continuous and unjustified interference in the private life of the individual. The destruction must be carried out under judicial supervision, to avoid any risk of misuse.

3. Judicial review becomes mandatory for all seizures

Even in cases where there is data related to a criminal investigation, it cannot be kept indefinitely by SPAK. Data retention must pass through an effective judicial filter, where the court verifies the necessity and the limits of time and content. Otherwise, any intervention is considered arbitrary.

4. Even the phone as a physical device cannot be held without procedural guarantees

The court emphasizes that a mobile phone is an object that contains personal data and therefore, keeping it in sequestration without supervision and without clear control constitutes a violation of constitutional rights. In this case, the right to private life takes precedence, especially when the person is not under investigation.

5. SPAK has 3 months to execute the decision

Gjykata urdhëron Prokurorinë e Posaçme të identifikojë dhe asgjësojë të gjitha të dhënat që nuk kanë lidhje me hetimin, dhe njëkohësisht të paraqesë kërkesë në gjykatë për të justifikuar vazhdimin e mbajtjes së të dhënave që mund të kenë lidhje me procedimin penal. Ky proces duhet të realizohet teknikisht, jo me diskrecion, brenda një afati 3-mujor.

Pra SPAK apo çdo organ tjetër nuk mund të kopjojë e analizojë gjithë telefonin e një personi “për çdo rast”. Tani e tutje, çdo ndërhyrje mbi të dhënat private duhet të justifikohet, të jetë e kufizuar dhe të kalojë nga filtrat gjyqësorë të kontrollit. Përndryshe, çdo provë e marrë në mënyrë të paligjshme është e pavlefshme.

Pjesë nga vendimi

-Për sa më lart, Gjykata vëren se kërkesa nuk mund të pranohet në tërësinë e saj, pasi autoritetet publike, në funksion të parandalimit dhe ndjekjes penale, mund të përdorin masa për sigurimin e provave, për aq kohë sa ndërhyrja është e parashikuar nga ligji, ndjek një qëllim legjitim dhe është e domosdoshme në rrethanat konkrete, duke u shoqëruar me garanci kundër abuzimit. Megjithatë, Gjykata ka arritur në përfundimin se kopjimi dhe sekuestrimi i të gjitha të dhënave kompjuterike në përmbajtjen e telefonit të kërkueses, si dhe kërkimi e përpunimi i tyre, pa kufizime të arsyeshme të fushëveprimit dhe pa arsye të veçanta që ta justifikojnë këtë shtrirje, ka shkuar përtej asaj që ka qenë e nevojshme për të arritur qëllimin legjitim. Për rrjedhojë, kërkesa pranohet vetëm në masën që lidhet me pjesën e ndërhyrjes joproporcionale dhe me pasojat e saj, si dhe me urdhërimin e masave riparuese që sigurojnë respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe fshehtësinë e korrespondencës në kuptim të neneve 35 dhe 36 të Kushtetutës ose të së drejtës për jetë private dhe të korrespondencës në kuptim të nenit 8 të KEDNJ-së. Në vlerësim të Gjykatës, pranimi i pjesshëm pasqyron ekuilibrin që duhet ruajtur ndërmjet interesit publik për mbarëvajtjen e hetimit penal dhe nevojës për mbrojtje efektive të të drejtave kushtetuese të kërkueses.

-Gjykata vlerëson se, së pari, është rasti të konstatojë cenimin e të drejtave kushtetuese të kërkueses për mbrojtjen e të dhënave personale dhe fshehtësinë e korrespondencës për të dhënat kompjuterike që nuk lidhet me objektin e hetimit penal. Siç u parashtrua, nga faktet e çështjes, rezulton se interesi real i hetimit lidhet, në thelb, me komunikimet e kërkueses me persona të lidhur me hetimin, ndaj është e justifikueshme që ndërhyrja të mund të shtrihet vetëm në atë pjesë të korrespondencës dhe të dhënave personale që lidhen me objektin konkret të hetimit penal. Nga ana tjetër, për të legjitimuar kopjimin dhe sekuestrimin e të gjitha të dhënave të tjera në përmbajtjen e telefonit të kërkueses, si dhe për kërkimin e përpunimin në tërësi të tyre, kërkohen arsye të veçanta dhe të mjaftueshme, çka në rastin konkret nuk janë parashtruar as në vendimin e sekuestrimit, as në vendimin e ekspertimit teknik-elektronik të telefonit, dhe as në ndonjë dokument tjetër. Për pasojë, ekstraktimi, kopjimi, sekuestrimi dhe shqyrtimi i korrespondencës dhe i të dhënave personale që nuk lidhen me objektin e hetimit cenojnë fshehtësinë e korrespondencës dhe të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale të kërkueses. Për rrjedhojë, Gjykata konstaton cenimin e fshehtësisë së korrespondencës dhe së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, për pjesën që nuk lidhet me objektin e hetimit penal, pasi nuk provohet të jetë gjetur ekuilibri i drejtë ndërmjet interesave të përfshirë.

-Së dyti, Gjykata vlerëson se është rasti të urdhërojë asgjësimin e kopjes të të dhënave që nuk lidhen me objektin e hetimit. Ajo vëren se konstatimi i cenimit të të drejtave kushtetuese të kërkueses do të ishte i pamjaftueshëm, nëse nuk do të shoqërohej me masa riparuese konkrete. Në këtë kuptim, për sa kohë që kopjet e korrespondencës dhe të dhënave personale që nuk lidhen me objektin e hetimit penal vazhdojnë të mbahen nga organi i ndjekjes penale, ndërhyrja në të drejtat e kërkueses vazhdon në kohë dhe rreziku i aksesimit ose përdorimit të mëtejshëm mbetet aktual. Për rrjedhojë, Gjykata çmon se asgjësimi i kopjeve të korrespondencës dhe i të dhënave personale të nxjerra nga telefoni celular i kërkueses, për pjesën që nuk lidhet me objektin e hetimit penal, është një masë riparuese e domosdoshme për të ndaluar ndërhyrjen e pajustifikuar dhe për të rivendosur, sa të jetë e mundur, respektimin e të drejtave të saj. Kjo masë buron nga detyrimi i autoriteteve publike për të mos mbajtur nën kontroll të dhëna që nuk justifikohen nga qëllimi legjitim i hetimit. Në këtë drejtim, Gjykata mban parasysh se realizimi i këtij asgjësimi presupozon identifikimin teknik të të dhënave që duhet të zhduken. Në rrethanat kur kopja mbahet vetëm nga organi i ndjekjes penale, subjekti i interesuar, është ky organ që ka mundësi për të kryer identifikimin dhe asgjësimin material të të dhënave përkatëse. Megjithatë, duke qenë se cenimi i konstatuar lidhet pikërisht me shtrirjen e pakufizuar dhe mungesën e mbikëqyrjes reale, identifikimi dhe asgjësimi nuk mund të mbeten diskrecionale, por duhet të realizohen në mënyrë të verifikueshme, sipas garancive procedurale të përcaktuara në arsyetimin e këtij vendimi dhe nën mbikëqyrjen e gjykatës së zakonshme.

-Nga ana tjetër, Gjykata, së treti, vlerëson se është rasti të shprehet për vijimin e mbajtjes në sekuestro të të dhënave kompjuterike që kanë lidhje me objektin e hetimit, por duke ia nënshtruar këtë kontrollit gjyqësor. Në masën që ekzistojnë të dhëna që lidhen me objektin e hetimit penal, Gjykata çmon se ruajtja e tyre mund të jetë e domosdoshme për sigurimin e provës dhe mbarëvajtjen e procedimit penal. Megjithatë, vijimi i mbajtjes së këtyre të dhënave nuk mund të konsiderohet i ligjshëm dhe proporcional vetëm mbi bazën e interesit të hetimit, pa u vendosur nën kufij të qartë dhe mbikëqyrje gjyqësore të efektshme, sidomos kur ndërhyrja fillestare është konstatuar si e shtrirë në mënyrë të pakufizuar dhe pa kontroll gjyqësor ex post real e të plotë. Mbikëqyrja gjyqësore në rastin konkret duhet të përfshijë verifikimin e lidhjes së kategorive të të dhënave me objektin e hetimit, domosdoshmërinë e ruajtjes së tyre, si dhe kufijtë në shtrirje dhe në kohë të kësaj mbajtjeje, në mënyrë që ruajtja të ufizohet vetëm në të dhënat që lidhen me objektin e hetimit penal dhe të mos tejkalojë masën e pashmangshme. Në këtë drejtim, Gjykata vëren se, në parim, kontrolli gjyqësor duhet të bëhet me kontradiktoritet, me pjesëmarrjen e palëve. Megjithatë, në rrethanat kur hetimi në rastin konkret është ende në vijim dhe ekziston rrezik real që zbulimi i materialit të cenojë sekretin hetimor, duke mbajtur parasysh edhe faktin se kërkuesja nuk është subjekt nën hetim, gjykata e zakonshme e shkallës së parë mund të kufizojë kontradiktoritetin vetëm për aq sa është e domosdoshme dhe në mënyrë proporcionale, duke kompensuar çdo kufizim me garanci procedurale që ruajnë karakterin real dhe efektiv të kontrollit, të tilla, si: shqyrtim të plotë, vendimmarrje të arsyetuar dhe dokumentim të kufijve të masës. Duke mbajtur në konsideratë që Gjykata nuk është në pozicionin e duhur për të vlerësuar rrezikun që mund t’i vijë integritetit të hetimit penal, ajo vëren se kufizimi i kontradiktoritetit mund të shtrihet tek e drejta e njohjes me aktet e çështjes nëse verifikohet rreziku i cenimit të integritetit të hetimit penal, por gjithsesi kjo mbetet çështje për t’u zbatuar nga prokuroria dhe gjykata e zakonshme, sipas standardeve të këtij vendimi. Në këtë kuptim, kontrolli gjyqësor nuk duhet të mbetet formal, por duhet të ushtrohet realisht mbi ndërhyrjen që prek nenet 35 dhe 36 të Kushtetutës dhe nenin 8 të KEDNJ-së, pra mbi përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave.

-Gjykata, po ashtu, së katërti, vlerëson se është rasti të urdhërojë zbatimin e garancive procedurale për vijimin e mbajtjes në sekuestro të telefonit celular të kërkueses, si send që mbart korrespondencë dhe të dhëna personale. Duke ritheksuar se telefoni celular është send që mbart të dhëna personale dhe të korrespondencë dhe, për rrjedhojë, mbajtja e tij në sekuestro dhe çdo veprim i mëtejshëm për përmbajtjen e tij përbëjnë ndërhyrje në nenet 35 dhe 36 të Kushtetutës dhe nenin 8 të KEDNJ-së, Gjykata çmon se vijimi i mbajtjes në sekuestro i telefonit duhet të shoqërohet me garancitë procedurale të evidentuara në arsyetimin e këtij vendimi, të afta për të parandaluar arbitraritetin dhe për të kufizuar ndërhyrjen brenda kuadrit të hetimit penal. Këto garanci synojnë që ndërhyrja të mos jetë potencialisht e pakufizuar, që çdo akses dhe kërkim të jetë i justifikuar dhe i kufizuar vetëm në të dhënat që lidhen me hetimin penal dhe të mos tejkalojë masën e pashmangshme, si dhe që të mundësohet kontroll gjyqësor efektiv për respektimin e kufijve të masës. Në këtë drejtim, Gjykata vëren se, duke qenë se kërkuesja nuk është subjekt nën hetim, por person që ka dijeni për rrethana të tij, zbatimi rigoroz i garancive procedurale merr peshë të shtuar, pasi ndërhyrja mbi të drejtat e saj nuk mund të shtrihet përtej minimumit të domosdoshëm që justifikohet nga hetimi penal.

- Gjykata gjithashtu, së fundmi, vlerëson se është rasti për të ngarkuar Prokurorinë e Posaçme për ekzekutimin e vendimit dhe përcaktimin e një afati deri në 3 muaj për ekzekutimin. Në lidhje me këtë, Gjykata vëren se ekzekutimi i vendimit të saj kërkon kryerjen e veprimeve konkrete mbi kopjen e të dhënave të nxjerra nga telefoni, kopje e cila, siç u përmend, mbahet aktualisht nga Prokuroria e Posaçme. Për pasojë, vetëm ky organ ka mundësi faktike të kryejë ndarjen/filtrimin dhe asgjësimin material të të dhënave që nuk kanë lidhje me hetimin si dhe të administrojë në vijim atë pjesë të të dhënave kompjuterike që pretendohet se kanë lidhje me të. Megjithatë, Gjykata çmon se ngarkimi i Prokurorisë së Posaçme me ekzekutimin nuk nënkupton lënien e vlerësimit përfundimtar në diskrecionin e saj. Përkundrazi, ekzekutimi duhet të kuptohet si realizim teknik i detyrimeve që rrjedhin nga ky vendim dhe si detyrim për të vënë në lëvizje kontrollin gjyqësor për vijimin e mbajtjes në sekuestro të të dhënave kompjuterike që kanë lidhje me hetimin. Për këtë qëllim, Prokuroria e Posaçme duhet t’i paraqesë gjykatës së zakonshme të shkallës së parë kërkesën për miratimin e vijimit të sekuestrimit të të dhënave që pretendon se kanë lidhje me hetimin, duke arsyetuar në mënyrë konkrete këtë lidhje dhe domosdoshmërinë e ruajtjes të të dhënave, si dhe duke siguruar zbatimin e garancive procedurale të përcaktuara në arsyetimin e këtij vendimi. Gjykata çmon se afati 3-mujor është i domosdoshëm për të garantuar efektivitetin e vendimit dhe për të shmangur zgjatjen në kohë të një ndërhyrjeje të konstatuar si joproporcionale. Ky afat detyron subjektin e interesuar për të kryer, brenda një kohe të arsyeshme, veprimet e nevojshme për ndarjen/filtrimin dhe asgjësimin e atyre të dhënave kompjuterike që nuk kanë lidhje me hetimin, si dhe për të paraqitur kërkesën për kontroll gjyqësor për vijimin e mbajtjes në sekuestro të të dhënave të tjera (atyre që kanë lidhje me hetimin), duke respektuar garancitë procedurale të përcaktuara në arsyetimin e këtij vendimi.

- Në përfundim, Gjykata, bazuar në rrethanat e çështjes dhe arsyetimin e mësipërm, vlerëson se urdhërimet si më lart në dispozitivin e vendimit janë të përshtatshme dhe të domosdoshme për të bërë efektive mbrojtjen kushtetuese të të drejtave të kërkueses, duke garantuar njëkohësisht interesin publik për mbarëvajtjen e hetimit penal dhe duke vendosur mekanizma të verifikueshëm që parandalojnë arbitraritetin, në përputhje me kërkesën për gjetjen e një ekuilibri të drejtë ndërmjet interesave të përfshirë.

- The Court, reiterating the constitutional obligation arising from Article 132 of the Constitution to implement its decisions, which are final and binding on public bodies, considers that, given the nature of the case, it should also express itself on the effects of this decision, within the meaning of Article 76, paragraph 3, of its Organic Law. In this context, referring also to the legal regulation on the retroactive power of its decisions in exceptional cases (paragraph 7), the Court emphasizes that this decision does not have retroactive effects in similar cases of seizure of computer data, in which no individual constitutional complaint has been filed or for which a complaint has been filed and judicial review has been completed. This decision produces its effects in the context of this specific case and within the limits of the provisions of the operative part, but also in any other case in the future, by guiding the bodies responsible for the implementation of investigative measures of this nature, in accordance with the procedural guarantees set out in its reasoning. /Pamphlet

Lini një Përgjigje