
"What is marked on the coin"? - asked Jesus Christ. "Caesar's head", they told him. "Then render to Caesar the things that are Caesar's, and to God the things that are God's," Jesus told them. Well, as Jesus Christ said, here two thousand years ago. Let's give everyone their due, without hesitation, without passions, without complexes. To those people who have played and play important roles for the fate of the Albanian nation, throughout the centuries and decades, for better or for worse. We who have lived and seen it clearly with our own eyes, know it well, and tell those who come after, as it really was.
For a moment we honestly think that all this water has flowed under the bridge and we will not bring back the past. We will move forward, without stopping. It is not a few, but 24 years, since then, when it was thought that the overthrow happened. The desire for a look ahead, for a new democratic life. With new progressive mindsets.
Among us, during this period, another generation has grown to manhood in other conditions and mentality, which does not know the truth as it is. He takes it with indifference, as they say. It is often said that they don't want to hear anything about what happened before 24 years ago. While for our generation, a little further on, it is whispered among the Vedi; to be honest, we are tired. Because since childhood, we were forced to learn, standard slogans, stereotypes; for the party, for Enver, for the dictatorship and proletarian internationalism. For the merciless violence against the overthrown class.
Nationalism, until its complete annihilation. We read these everywhere posted on the walls. We repeated these every morning, every lunch and every evening. Often times they would wake us up in the middle of the night and order us to repeat, say it out loud. We are scared of sleep. Our hearts were racing, our eyes were tearing. With our eyes closed, like sleepwalkers, we repeated it, they never wanted to think about it and never say it again.
They deafened our ears for forty-five years, to hear how the flute was played in a hole. Fortunately, although a little late, it was understood by everyone that the old "flute" did not have just one hole, but many holes, where you can put your fingers and make other sounds.
But there are those who do not get tired and do not get bored. Those, the powerful ones of yesterday, who are already stuck with money, leaving the people poor and return to it and return to it with evil, finding other blind paths, as if by chance, apparently unaware, as the saying goes: "Nationalism ". Then you raise on the Albanian scene. They make indisputable truths, and slowly their dream is restored, with pockets full of money. The Marxist-Leninist Institute has been overthrown, but it still exists in those who created it and in those who were taught...!
Today in Albania, with the change of political direction, the coming to power of another party, the nostalgias and hidden pathologies woke up. They always rise and fall, ripple, continue to collide in memory to this day. Maybe even more, we have 24 years of democracy...! Now they are starting to wake up and listen to other unknown voices, about the "nationalism" of Enver Hoxha.
So, another hole was opened in the "flute", but the "flute" is old, corroded by time. But they are starting to fall down this hole. What a paradox?! Perhaps it is not a paradox, but a Trojan horse. If he himself were alive and heard such a thing, he would be angry and roar: "Who dares to call me a nationalist"?! Perhaps it is not known, because he always trembled.
Of course, it never occurred to him that they could do that. It was he who, with complete conviction and conscience, exterminated with fire and iron, the noble class and Albanian nationalism, worked and collaborated against the Kosovar people. He was the one who planted in us proletarian internationalism and the dictatorship of the proletariat, the Allah-Enverist experiment. For him, nationalism was like Banquo's bloody ghost, which haunted and tormented the murderous king Macbeth.
The empirical philosopher Thomas Reid has stated: "Suppose an officer who was flogged as a schoolboy, for stealing in a garden, received a standard from the enemy in his first campaign, and became a general in advanced age, I think, too, which must be admitted to be possible, that, when he took the standard, he was aware, that he had been whipped at school, and that when he became a general, he was conscious of taking the standards, but had absolutely lost consciousness of his beater".
Reid goes on to argue that in the criterion of personal identity that Jon Locke spoke of, the general is the same person as the officer, and the officer is the same person as the boy, but since there is no psychological connection between the boy and the general, it follows that the general and the boy are not the same person.
Fuqia e argumentit, nuk është vetëm që ne mendojmë intuitivisht; që djali dhe gjenerali, janë i njëjti person. Një mbrojtës i Locke-ut mund thotë, se në një kuptim shumë të vërtetë, gjenerali është person shumë ndryshe nga fëmija. Në të vërtetë, argumenti i oficerit trim, qëndron duke treguar se pozicioni i Locke-ut, rezulton në një kundërshtim, që shkakton, si Reid e vë atë, se; “gjenerali është, dhe në të njëjtën kohë nuk është, i njëjti person me atë që fshikullohej në shkollë”.
Ky rezultat ndodh për shkak të një parimi logjik i njohur si transitivitet i identitetit. Shkurt, transitiviteti i identitetit është principi që është A = B dhe B = C , atëherë A = C. Argumenti “oficerit” i Reid-it tregon se kriteri i Locke-ut i identitetit personal është në kundërshtim me këtë rregull. Si rezultat e kësaj kontradikte, ajo hedh poshtë kriterit e Locke-ut, si një kusht i nevojshëm ose i mjaftueshëm të identitetit.
Mu kujtua një kushëri i babait, Aleko Turtulli. Atëherë isha i vogël. Ai kishte qenë bashkë student në liceun e Korçës, të cilën ia dhuroi qytetit familja jonë. Aleko ishte gjithashtu bashkë student në Monpelje me Enver Hoxhën. Njëkohësisht ne si familje, i kemi përkrahur studentët e huaj prej trevave të ndryshme të Shqipërisë dhe me rezultate të mira në mësime. Me ndihmë materiale, po ashtu dhe me drekë tradicionale në familje.
Por më shumë prej të tjerëve, familja jonë përkrahu djaloshin delikat Enver Hoxhën, meqenëse Alekos iu duk një djalë i dobët, i brishtë, i sinqertë. I cili qëndronte i mënjanuar, i ndrojtur, disi i trembur në cep të murit, të liceut. Aleko e mori pranë, e inkurajoi dhe u miqësua me të. Në momente të vështira e mbështeti moralisht dhe materialisht. Më të shumtën e herës, për nevoja të ndryshme, i jepte të holla borxh, por që kurrë nuk iu kthyen.
Me vendosjen e diktaturës në Shqipëri, Aleko u dënua dy herë me burg. Dhe kur doli prej burgimeve të gjatë, në burgjet famëkeq, burri shtatlartë, shëndetshëm, i pashëm ishte krejtësisht i shpërfytyruar, një kufomë e gjallë. Ai vinte gjithnjë për vizitë në shtëpinë tonë dhe ishte jashtëzakonisht korrekt. Çdo të shtunë, fiks, në orën tre pas dite. I kërrusur, mbështetur pas një ombrelle të zezë, të cilën nuk e hiqte nga dora dimër dhe verë. Ngjiste shkallët me vështirësi, duke marrë frymë me zor dhe trokiste lehtë në derë, me gishtin tregues te përthyer.
Hyrja e tij në dhomë, ishte krejt ndryshe nga të gjithë ardhësit në shtëpinë tonë, dhe njerëzit që kam njohur në jetën time. Ai zgjaste kryet, më pas gjysmën e trupit, pastaj hynte gjithi në dhomë. Trupi i Aleko Turtullit, nuk ishte si gjithë të tjerët, por qe i sakatuar. Ai qe i përthyer më dysh, shkaktuar prej qelive të lagështa dhe prej torturave të pandërprera. Babai dhe Aleko, tërhiqeshin në cep të dhomës larg dritareve, sepse gjithnjë poshtë dritareve, do kish ndonjë që përgjonte. Ata rrufitnin kafen e nxehtë dhe flisnin zë ulët me njëri tjetrin.
Çfarë thuhej tek ‘Zëri i Amerikës’ dhe pastaj fjala shkonte atje ku dhembte shpirti: “Si e ndihmoje o Leko, – i thoshte babai, – – kur e shihje se çfarë njeriu ishte. Shiko çfarë na bëri, na shkuli me kuç e maçkë dhe tani na ndjek hap pas hapi dhe po na shfarosen të gjithëve. Aq me keq kur ai e di shumë mirë si dreqi, se çfarë ka bërë familja jonë për Korçën dhe Shqipërinë”. Aleko rënkonte, rrufiste kafen e zezë dhe mërmëriste: “Po ai është aktor bre Petro, aktor dhe shkuar aktorit. Ta dredh, ta bën të pabërën të bërë, të lë dopoi gjashtën në dorë.
Natën të vret, ditën të qan dhe pas shpine të kërren…! Shiko mua, shokun e tij të rinisë e të studimeve, si më katandisi. Të kujtohet kur erdhi për vizitë tek ne në Korçë. Unë kisha disa muaj që kisha dalë prej burgut dhe punoja bojaxhi. Atë e shoqëronte Myftar Grabocka, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Korçës, si dhe shumë pushtetarë të tjerë. Me sa më kujtohet, unë po suvatoja murin e në godine të re. Myftari ndaloi këmbët dhe tregoi me gisht andej nga punoja unë, hipur mbi shkallë. – ‘Një prej klasës së deklasuar, e kemi vënë të lyejë muret,’ i tha.
– ‘Shumë mirë ia keni bërë, kështu e meriton klasa e përmbysur,’ i tha Enver Hoxha. – ‘Po kush është ai?’ e pyeti. ‘Aleko Turtulli, ju e njihni mirë atë,’ – iu përgjigj Myftari. Korçarët e njihnin miqësinë që kishte pasur ai me mua. – ‘Ashtu, ah po, dhe lyen muret, ia bëri Enver Hoxha, dhe hodhi një vështrim të turbullt mbi ndjekësit e shumtë përreth tij, pastaj shtoi: ‘Hiqeni prej aty dhe vëreni në një vend më të mirë’.
Pas disa ditësh çuditërisht, më caktuan të punoja ekonomist në ndërmarrje. Fluturoja, filloi të më vinte shëndeti dhe me vete thosha qe shyqyr zotit paska dhe shpresë, paçka se vazhdonim të jetonim te ‘Kulla e hirit’. Por puna ime si ekonomist, nuk e pati jetën e gjatë, zgjati vetëm disa muaj. Në mesnatë bie zilja në zyrën e Myftarit. Ishte ai. Mes të tjerave e pyeti dhe për mua. – ‘E kemi vënë të punoje ekonomist në një ndërmarrje’, sipas porosisë suaj shoku…’! ‘Porosia ime’?! ia bëri me habi ai.
‘Si urdhëron’! ‘Ç’më thua more! Mos ma tarnanisni, gjejini një shkak dhe rraseni brenda, kjo është porosia ime’. Ti e di mirë, për të na dënuar ne, gjendet shumë lehtë shkaku. Të nesërmen u gjenda në pranga. Dënimi dhe burgimi i dytë, ishte më i egër se i pari. Më katandisi në këtë gjendje. Ç’pret prej tij që urdhëroi të vritet dhe i kunati, Bahri Omari, një nacionalit i kulluar”. E mbaj mend fort mirë, se si dridhej kur fliste e rënkonte dhe si zverdhonin rrudhat e munduara të Aleko Turtullit.
Vit pas viti i shkreti Aleko Turtulli u kërrus, u mblodh, deri sa u tret. Por si mundimi dhe torturimi i njeriut tonë, ndodhi me qindra dhe mijëra nacionalistë të prej shtresës fisnike shqiptare. Mund të përmend, shpirt-kulluarin, mendimtarin, fisnikun, nacionalistin e flaktë, Xhevdet Kapshtica. Ai rridhte nga një familje e shquar shqiptare, që jetën e tyre e lidhën me interesat e kombit. Xhevdeti u përndoq egërsisht, u burgos familjarisht, si rrallë të tjerë.
Madhështorin, komitin sypatrembur, patriotin papërkulur Koli Rodhe, kryengritës i shquar, i cili përshkroi më këmbë natë e ditë male dhe ngrehina, kaloi mes përmes hafije turke, mbajti të fshehur në gjoks flamurin e shenjtë kuq e zi, për ta ngritur në ditën e madhe të pavarësisë, në Vlorë. Koli Rodhja u përndoq si asnjë tjetër, me ‘mëkatin’ e vetëm, që ishte shqiptar i dhe nacionalist i kulluar. Për këtë ‘mëkat’, se ishte nacionalit u arrestua, u dënua dhe u burgos në burgun famëkeq të Spaçit.
Por ai besonte me sinqeritet, se një ditë do të vërtetohej pafajësia e tij, ndaj mbante kostumin e zbardhëllyer poshtë jastëkut dhe fshehtas e shtrinte të mos zhubrosej. Me shpresë që kur të dilte prej burgut, të takonte gruan, fëmijët dhe miqtë, të paraqitej i veshur dhe i mbajtur mirë. Po ëndrra e tij e lirimit, u varros në qershizën e oborrit të burgut Burrelit, pa nam e nishan. Në atë burg famëkeq komunist, shumë hynin, po fare pak dilnin. Familja, gruaja, fëmijët e tij, vuajtën dhe u përndoqën, gjithë jetën. Dhëndri i tij Genc Leka, ishte njëri prej martirëve, poetëve të Librazhdit.
Thoma Orogollain, personalitet klasi, fjala e tij në prag të pushtimit prej fashizmit, është madhështore, prej një patrioti dhe nacionalisti të vërtetë. Llazar Fundo, shkurt Zai, i cili ishte ëndërrimtar, idealist dhe një intelektual i shquar, njohës i shkëlqyer i nëntë gjuhëve të huaja. Kur ishte në Moskë, pa me sytë e tij varfërinë dhe hipokrizinë e sistemit komunist. U trondit dhe u zhgënjye. Protestoi për këtë gjendje. Stalini kur pa mendimet dhe problematikën që përbënte ky person, dha urdhër të arrestohej. Një prej miqve të vet të ngushtë, e lajmëroi Zain për rrezikun që i kanosej.
Zai braktisi Moskën, duke kaluar natën, përmes ujërave të zeza të qytetit. Më vonë për bindjet e tij, u dënua nga fashistët në Ventotone, ishull i largët, vend internimi i Italisë. Zai Fundo u bind më në fund se çlirimi i vërtetë dhe bashkimi i Shqipërisë me të gjitha trojet shqiptare, ishin nacionalistët dhe forcat e djathta, u lidh me familjen e madhe të Kryezinjve. Enver Hoxha, duke parë rrezikun dhe reputacionin që kishte Zai Fundo dha urdhër, të arrestohej me çdo kusht. Zai u kap tradhtisht dhe u dënua, duke u tërhequr zvarrë, i lidhur pas bishtit të kalit në shkrepat dhe gërxhet e Kolesjanit të Kukësit, ku dhe dha shpirt.
Kujtojmë këtu se kompleksiteti i verbër, çoi që eshtrat e të madhit Gjegj Fishta të hidheshin në Bunë. Poeti i madh, nderi i Kombit, i këndoi atdheut me aq madhështi dhe dashuri në ‘Lahutën e Malësisë’. Mund të përmend patriotin e dalluar, Kristo Kirkën, vuajtjet dhe persekutimin e tij. Studentin ëndërrimtar Sami Repishti, i cili vuajti burgun, se donte në Shqipëri të vërtetë, etnike, ai është një histori e gjallë.
Samiu, edhe pas daljes nga burgu, arratisjes, mbërritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, punoi për atdheun dhe kombin me mish e me shpirt. Sami Repishti dhe sot e kësaj dite edhe pse i moshuar nuk reshtën, bën një aktivitet të dalluar për kombin. E të tjerë, e shumë të tjerë patriotë dhe nacionalistë, të vrarë, të persekutuar, të gjymtuar. Lista e nacionalistëve mëdhenj, nuk ka fund.
Enver Hoxha, nuk ka menduar, nuk i ka pëlqyer dhe nuk ka mbajtur asnjëherë kostumin e shenjtë të nacionalistit, mbasi nuk i shkonte për shtat. Po të ishte i tillë, nuk mund të jetonte aq gjatë në majë të Olimpit, në pushtet. Ai krijoi çka desh. Ai ishte i pakundërshtueshëm. Ai ishte absolut. Vrau, burgosi, internoi e mbretëroi, për më shumë se dyzetë vjet, në një Shqipëri të varfër. Me parullën e tmerrshme; “Sikur bar të hamë, parimet nuk i shkelim”. Për çfarë parimesh bëhej fjalë?! Për të mbajtur pushtetin e tij, sepse populli, në kushtet e një diktature ekstreme, është jashtëzakonisht i bindur.
Sepse përpara i është servisur kulaçi dhe kërbaçi, çfarë t’i thuash, bën populli! Populli nën trusni, kur i fshihet truri, do të ketë vetëm një kafshatë bukë, dhe një dritë të vakët dhe beson verbërisht nën demagogji, se; si ai, nuk ka të tjerë në botë! Sepse vetëm ai është fanar ndriçues në botë. E plot marrëzi të kësaj natyre. Se populli është popull. Brohorit se dua unë dhe me barkun bosh. Por varfëria e popullit, ishte e tejskajshme, me triska dhe tallona, thika po shkonte gjithnjë e më tepër me palcë. Më kujtohet se nuk gjeja një kokërr limoni, për të njomur buzët e zhuritura të tim ati, kur u sëmur dhe u operua.
Prandaj ndodhi shkërmoqja dhe përmbysja e sistemit në Shqipëri, paçka se ishte me vonesë. Çelja e disa luleve të para të pranverës demokratike…! Kuptohet se, as nuk mund të mohohet, ai në një mënyrë ose në tjetrën, është ngulur në histori, siç janë ngulur: Ali Pashë Tepelena, Princ Vidi, Ismail Qemali, Esat Pashë Toptani. Avni Rustemi. Mbreti Zog, Fan Noli, Qemal Stafa e, të tjerë. Mund ta përmendim për të tjera gjëra, por kurrë për nacionalist. Pra, ky kostum i kushtueshëm, nuk mundej dhe nuk i ka shkuar asnjëherë për shtat…!
U tha se Enver Hoxha, na paska menduar dhe është përpjekur me mish e me shpirt, për vëllezërit kosovarë dhe Kosovën. Tashmë dihet fort mirë, që ideatorët për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare u bën të dërguarit e jugosllavëve, Miladin Popoviçi me të tjerë. Ishin ata që nxitën luftën vëllavrasëse në Shqipëri. Sepse dihej po të fitonin forcat e djathta, të cilat e kishin në program, në Dekalog, pikë të parë; Do të luftonin pa kompromis për një Shqipëri etnike, ku në të futeshin të gjitha trojet shqiptare, etnike, të marrë padrejtësisht me përdhunë. Serbet e dinin fort mirë, kështu do t’u ikte Kosova prej duarsh. Kujtojmë këtu Rezolutën e Bunjajt (1943-‘44).
Kjo rezolutë ka pasur për qëllim, krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave. Por në fakt në Bunjaj, është aprovuar Rezoluta, në të cilën është thënë: “… arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës me Shqipërinë….”! Kjo rezolutë, është e shkruar në gjuhen shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës, ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë. Kjo Rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare, si ‘Balli Kombëtarë’, NDSH-eja etj., për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike.
Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt, politbyroja e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, i ka shpallur të pavlefshme këto vendime. A mund të ngrihej Enver Hoxha me komunistet e shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë, për masakrat që i bënë serbo-malazezet vëllezërve tanë të një gjaku, kosovarëve? Demagogjitë dhe hipokrizitë janë ngritur dhe ulur në bazë të situatave, po asnjë masakër nuk është guxuar të dënohet, e sidomos ajo e Tivarit! Masakër kjo e pa parë ndonjëherë në historinë njerëzore. Për këtë masakër, si dhe shumë masakra të tjera, Enver Hoxha heshti. Gjenocidi ndaj mijëra shqiptarëve, të mobilizuar dhe të dërguar në armatën e Katërt të Ushtrisë Jugosllave.
Persekutimi ndaj vëllezërve kosovarë, ka qenë i tejskajshëm prej serbëve dhe mekanizmave të tyre. Kosovarët e vuajtur, patriotë, me gjithë familje arratiseshin, kapërcenin kufirin, me shpresë së do të gjenin mbështetje në Shqipëri, në atdheun amë. Shumë prej tyre arrestoheshin dhe dënoheshin, familjet e tyre vuanin përndjekjen.
Sigurimi Shtetit nuk mjaftonte me kaq, por u vinte pas këtyre familjeve, punonjës Sigurimi, djelmosha ashikë, për tu a shkatërruar, jetën e, bërë dhe më të zezë. Aso kohe vetë shteti shqiptar, e kishte krijuar gjendjen, të endej si një hije e zezë, e të pëshpëritej; se në përgjithësi, kosovarët që vijnë në Shqipëri, janë spiunë të UDB-së Jugosllave, prandaj porositej t’u qëndrohej larg dhe të kihej kujdes.
Kosovo and our Kosovar brothers, with blood and sacrifices and with the unsparing help of the United States of America, finally got their independence. This is a great event in the history of the Albanian nation. The dream of hundreds and thousands of patriots, martyrs became a reality. In Albania, the same situation continued from year to year. Albania was what it was, and is what it is...! That's why you can't talk about this expensive suit, because it never fit Enver Hoxha, one of the bloodiest dictators that humanity has ever seen!/gazetadielli.com
Lini një Përgjigje