
Although he is a Jew, Baki Myrtollari does not stop walking along the canal that runs through his neighborhood on the outskirts of Durrës. Since settling here in 2003, he has seen how the canal quickly turned into a "natural collector" that collects residential wastewater and discharges it further into the sea.
As he squints under the strong August sun, Myrtollari is thinking about the next step in his long confrontation with the authorities, which started 5 and a half years ago, to enable the rehabilitation of the canal and the provision of service by Durrës Water and Sewerage.
"Environmental massacre that is being done to the community of the former Swamp...with a population of over 45 thousand inhabitants, sewage and drinking water coexist," said Myrtollari in a denunciation tone.
Although the government has big plans for the development of tourism in Durrës, the amortized infrastructure of wastewater treatment still poses a challenge for the coastal city.
The Durrës water supply is the second largest in Albania and the company has been continuously supported by donors and the state budget, to improve the service of providing drinking water and sewage.
Despite the ongoing loans and benefits in the dedicated water-sewage projects, data obtained by BIRN through the Right to Information law and interviews with environmental experts, show that a large part of the municipality discharges raw sewage into the sea .
Dirty water discharges have transformed some of the city's most popular beaches into ecological bombs, which threaten the health of beachgoers due to the high microbial load in the water.
Audits of the High State Audit Office and experts on the water supply and sewerage system blame mismanagement of funds and investments without clear planning, for the failure of the public enterprise to improve the situation.
In a written response, the Durrës Regional Water-Sewage Society sh.a. (SHRUKD) told BIRN that there is a wastewater treatment plant (ITUN) with European standards - as a result of an investment of 11 million euros by the government and the EU Delegation, but not the entire network is connected with this system.
"The beach area - Ura Dajlanit-Plepa, completely discharges the waste water into ITUN. While we have areas in the city, such as Shkozeti, Ish-Këneta, Spitalla or Porto-Romano, which are partially connected to the Plant," said SHRUKD.
"Skozeti has a network of mixed sewers, which collect the dirty water and discharge it into open channels. The hospital as well, but partially has a sewage network. While in Porto-Romano there is no network at all and the residents have to operate with septic tanks," added UKD, while emphasizing that rural and informal areas that do not have sewers discharge untreated polluted water into the sea.
Lack of sewage

In an effort to develop elite tourism, the Albanian government led by Prime Minister Edi Rama granted a concession to the commercial port of Durrës to an investor from the Middle East, Muhamed Alabar, who intends to transform it into a luxury marina for yachts, hotels and apartments. .
Duke i'u referuar një interviste të Alabar në rrjetin kabllor amerikan ‘CNN', kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti i investitorit nga Emiratete Bashkuara Arabe do t'a transformojë Durrësin në një ‘Dubai të vogël të Mesdheut'.
Por ambiciet e qeverisë shqiptare duket se bien ndesh me infrastrukturën e amortizuar të kanalizimeve në qytetin bregdetar dhe keqmenaxhimin e ndërmarrjes publike të ujësjellës-kanalizimeve nga bashkia.
Sipas Raportit të Gjendjes në Mjedis për vitin 2021, përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Ujësjellësi i Durrësit mbulon me shërbimin e ujësjellësit 90.8% të popullatës dhe me kanalizime vetëm 54.6%.
Infrastruktura e vetme për trajtimin e ujërave të ndotura në disa zona të qytetit pranë portit përbëhet nga kanalet e hapura, që dikur shërbenin për drenazhimin e tokave bujqësore.
Këto kanale nisin nga zona tashmë urbane e Shkozetit, përshkojnë më tej zonën e ish-Kënetës dhe atë të Porto-Romanos dhe degëzohen përmes 26 kanaleve sekondare që tërhiqen nga hidrovori i Porto-Romanos dhe shkarkohen në det, së bashku me “ujërat e zeza” të zonës së Spitallës.
“Për sa i përket ekosistemit, aty praktikisht në shumicën e rasteve është i vdekur. Mos mendoni se aty ka ndonjë ekosistem ku gëlon jeta, apo që ka peshk. Nuk ka për shkak të ndotjes së akumuluar dhe të hipertrofikimit,” tha Olsi Nika, drejtues ekzekutiv i organizatës mjedisore ‘Eco Albania'.
“Problemi është se kjo ndikon edhe në det, sepse të gjitha këto kanale grumbullohen në kolektorët kryesorë, që më pas shkojnë në det në zonën e Porto-Romanos dhe kjo e shtrin ndikimin e vet edhe në det,” tregoi Nika, i cili është autori i një studimi shkencor për zonën.
Mungesa e kanalizimeve shkakton ndotje të lartë organike të ujërave sipërfaqësore si pasojë e shkarkimeve urbane të patrajtuara dhe vlerat e tejkalojnë normën e lejuar në stacionin e monitorimit në Porto-Romano.
Ky stacion është i vetmi në Shqipëri ku përmbajtja totale e fosforit për vitin 2021 është vlerësuar mbi normën e lejuar.
“Këto ujëra dhe eutrofikimi që ato mbartin çon në varfërimin me oksigjen, çon në dëmtimin e të gjithë botës së gjallë rreth e rrotull,” thotë hidrobiologu Aleko Miho, profesor në Departamentin e Biologjisë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës.
Kredi të reja, probleme të vjetra

Ujësjellësi i Durrësit, sipas të dhënave të bilancit për vitin e kaluar, regjistroi 16.2 miliardë lekë borxhe ose afërsisht 160 milionë euro, duke treguar për pozita të rënduara të kompanisë, që me reformën e qeverisë për ujësjellësit, tashmë është kthyer në “Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës” (SHRUKD), me aksionerë Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjisë me 51% të aksioneve, Bashkinë e Durrësit me 32.47%, Bashkinë e Kavajës me 8.49%, Bashkinë e Krujës me 3.45%, Bashkinë e Shijakut me 2.43% dhe Bashkinë e Rrogozhinës me 2.16%.
Sipas Ujësjellësit të Durrësit, gjatë dekadës së fundit në rrjetin e kanalizimeve të qytetit janë kryer 12 investime nga 67 investime në total. Në 5 raste ato janë ndërmarrë me buxhetin e vetë Ujësjellësit, në 3 raste përmes buxhetit të shtetit dhe në 4 raste përmes donatorëve dhe buxhetit të shtetit, nëpërmjet agjencive qeveritare.
Fillimisht në vitin 2013, përmes një kredie nga Banka Botërore me vlerë 85.3 milionë dollarë, “Projekti i Investimeve për Sektorin e Ujit në Shqipëri” synonte përmirësimin e rrjetit ekzistues të ujësjellës-kanalizimeve në rajonin e Durrësit.
Ndërsa në fillim të këtij viti u miratua kërkesa për zbatimin e projektit për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit për zonën e qytetit, në bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe u miratua me anë të Agjencisë Franceze për Zhvillim, një tjetër kredi me vlerë 60 milionë euro.
Kompania ka shënuar rekorde negative në disa auditime të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar punime të parealizuara, por të certifikuara, pagesa për punime të pakryera dhe kompani të cilave i mungonin certifikimet e nevojshme “ISO” për punimet e ujësjellësit.
Në përgjigje me shkrim, Ujësjellës-Kanalizime Durrës i tha BIRN se objektivi i kredisë së parë nga Banka Botërore kishte qenë shtimi i kapaciteteve, përmirësimi i humbjeve teknike, zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në zonat rurale, përmirësimi i orareve të furnzimit me ujë, rehabilitimi i rrjetit të kanalizimeve në zonën e Plazhit dhe zgjerimi i rrjetit në zonën urbane pranë Vollgës.
Por përhapja e investimeve në një plan të gjerë, për ekspertët është tregues i menaxhimit të dobët, që nuk e zgjidh problemin, por e shtrin atë në kohë.
“Mendoj se duhet filluar me zonën që ka amortizimin më të madh sepse po u punua me copa, nuk do të ketë rezultat asnjëherë,” tha Avni Dervishi, inxhinier i profilizuar në çështjet e ujësjellës-kanalizimeve në vend.
“Nëse investohet sot në një linjë kanalizimesh, pas 10 vitesh ajo do të bëhet e vjetër dhe nuk ke bërë asnjë gjë sepse përsëri sistemi do të bjerë në kolaps”, shtoi ai.
Qytetarë të diskriminuar

Nga 94 mijë kontrata shërbimi që janë të lidhura me ujësjellësin, vetëm 14 për qind i përkasin zonave të mbipopulluara të Shkozetit, Ish-Kënetës, Spitallës dhe Porto-Romanos, ku rrjeti i kanalizimeve në pjesën më të madhe të tyre mungon, duke sjellë shqetësime për banorët.
Banorët e zonës informale të ish-Kënetës shprehen se kërkesat drejtuar ndërmarrjes së ujësjellësit për trajimin e ujërave të zeza, kanë rënë në vesh të shurdhët.
“Të gjitha ujërat e zeza janë në kanal, masakër mjedisore, bombë ekologjike dhe biologjike për këtë popull dhe këta vetëm me kaq duhet të hyjnë në burg të gjithë,” përkufizoi i revoltuar gjendjen mjedisore në ish-Kënetë, Baki Myrtollari.
Aqif Kurti së bashku me banorë të tjerë të njërës prej zonave më “të infektuara” nga ujërat e zeza, doli në protestë në maj të vitit 2021, duke kërkuar që të marrin vëmendjen e qeverisë për investime në zonë.
“Probleme të tjera kemi, sepse ato krijojnë erë edhe kohën e verës, me mushkonjat, dimrit se mbushen dhe bllokohen,” thotë Kurti.
Në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, ata e referuan rastin tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili përmes vendimit numër 61, të 13 prillit 2021, vendosi, “Konstatimin e diskriminimit të banorëve të zonës së ish-Kënetës, në rrugën ‘Gjelbërimi' dhe në rrugën ‘Azem Hajdari', për shkak të vendbanimit, nga ana e Bashkisë Durrës”.
Pas vendimit, Myrtollari dhe një grup banorësh iu drejtuan Gjykatës Administrative Durrës me qëllim evidentimin e përgjegjësive institucionale dhe dëmshpërblimin për dëmin e shkaktuar nga ndotja mjedisore dhe mos ofrimi i shërbimit.
“Deri më sot ajo [gjykata] nuk e ka marrë [në shqyrtim],” tha ai. “Ne kemi bërë kërkesë që të përshpejtohet se ka nga këta pleqtë që do të vdesin dhe nuk do të arrijnë të bëjnë gjyqin,” apeloi Myrtollari.
Më 28 tetor të vitit 2021, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u detyrua që në foltoren e Kuvendit të jepte llogari për situatën e investimeve në zonë, pasi Myrtollari dhe banorët e tjerë e referuan kauzën përmes deputetit të opozitës, Ferdinand Xhaferaj.
“Pas protestave, peticioneve, banorët e ‘Rrugës Gjelbërimi-Azem Hajdari', pasi këta nuk na morën parasysh, ne ju drejtuam Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe atje ne kërkuam interpelancë me zëvendëskryeministrin”, kujtoi Myrtollari.
Ujërat e ndotura derdhen në det

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ujërat urbane në qytetin e Durrësit shkarkohen në det në disa zona. Nga monitorimi i shkarkimeve ne tre pika monitorimi, lënda pezull është vlerësuar mbi normë për vitin 2022 në dy prej tyre, në stacionin e Porto-Romanos (hidrovori) dhe tek Currilat, në det.
Përveç Porto-Romanos, sipas AKM-së situata mjedisore me ujërat e zeza vijon të jetë e rënduar edhe në pika të tjera të bregdetit të Durrësit. Agjencia sipas një shkrese të datës 13 qershor 2023, e njoftoi Bashkinë Durrës dhe ujësjellësin se, “…vazhdon të jetë problematike me një ndotje të lartë mikrobike stacionet pas Kanalit tek Plepat dhe Shkëmbi i Kavajës”.
Shkresa njoftonte edhe për një pikë të konstatuar aty pranë, e cila njihet si “Përroi i Agait”. Pavarësisht se kërkohej për të disatin vit rresht marrja e masave, ujësjellësi nuk ka mundur ta përmirësojë situatën sepse të dy këto kanale mbledhin shkarkimet e ujërave të zeza të njësive administrative.
Në një tjetër pikë të rëndësishme për turizmin e Durrësit, në Shëtitoren Taulantia, vijon të jetë aktiv një tubacion për shkarkimin e ujërave të patrajtuara të lagjes numër 1, ku janë vendosur shumica e hoteleve, restoranteve dhe e bizneseve turistike të qytetit.
Ujësjellësi i Durrësit pranoi se ka disa pika për shkarkimin e ujërave të zeza në det përgjatë bregdetit dhe 2 të tilla janë tek zona e Vollgës, por sipas tij ato aktivizohen vetëm në raste shirash të dendur dhe kur ka rrezik për përmbytje, për shkak se kanalizimet mbledhin edhe ujërat e shirave.
“Kurse gjatë shirave me intesitet të lartë, duke qenë se stacioni nuk arrin të përballojë prurjet e ujërave të zeza dhe të shiut të shtuara, jemi të detyruar të hapim portat dhe të shkarkojmë në det,” sqaroi Ujësjellësi.
Hidrobiologu Olsi Nika tregoi se gjatë përgatitjes së një raporti për vlerësimin e ujërave sipërfaqësore në sistemin e kanaleve të kullimit të Ish-Kënetës, niveli i ndotjes ishte shumë i lartë përgjatë zonës së banuar.
“Në të gjitha stacionet që ne morëm mostra uji, absolutisht ndotja ishte maksimale, në kuptimin që shkalla e cilësisë së ujërave ishte ‘shumë e keqe' në shumicën e stacioneve, ndoshta ‘e keqe' ose më pak e keqe ka qenë në pjesën e begdetit sepse deti sado asimilon, e ka aftësinë vetëpastruese më të madhe,” tha Nika.
Prof. Dr. Aleko Miho thekson se niveli i lartë i ndotjes së konstatuar përbën rrezik për shëndetin e njeriut.
“Për jetën e njeriut, padiskutim këto bëhen shpesh burim epidemish ose edhe pandemish,” tha ai. “Sa herë që ne shkarkojmë në lavamane, në bidetë tona ujëra brenda tyre, mbarten shumë baktere patogjene, viruse, myqe dhe të tjera, të cilët janë shkaktarë sëmundjesh nga më të ndryshmet,” shtoi Miho.
Shkarkimi i ujërave të ndotura në det ka sjellë rritjen e ngarkesës mikrobike në plazhet më popullore të Durrësit.
Nga vëzhgimi i BIRN, një prej 2 pikave të shkarkimit në shëtitore, një tub betoni, komunikonte me ujërat detare përgjatë stinës së thatë të verës dhe nga ana tjetër, stacioni i pompimit në zonën e Ish- Kënetës, i cili përcjell ujërat e zeza për në impaintin e përpunimit, shkarkonte përmes një dritareje në pjesën e poshtme, ujëra të zeza që më pas përfundojnë në det përmes Porto-Romanos.
From the data that the National Environment Agency made available to BIRN, it results that for microbial loads, 7 monitoring stations are above the allowed rate for "Escherichia Coli (FC)" and 14 monitoring stations are above the allowed rate for "Enterococcus Intestinalis (IE) )",
The allowed rate of IE is 100, while "After the Canal in (Plepa)" it results in the value of 2879 and in "Zhiron Beach (Castle)", it results in the value of 1210.
According to Olsi Nika, the discharge of sewage into the sea poses a risk to the health of beach users.
"A series of problems are created, starting from skin infections to the most serious infections, which can also enter the respiratory tract and blood," he concluded./Reporter.al
Lini një Përgjigje