TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-03-09 21:48:00

“E ke lënë grupin e PD dobët”/ Grida Duma përplaset me Ballën: Ju akuzoni SPAK-un që ka luajur mendsh?

Shkruar nga Pamfleti

“E ke lënë grupin e PD dobët”/ Grida Duma

Partia Socialiste refuzoi sot kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut, e cila tashmë për kryeministrin Rama ka avokatët e saj.

Në një lidhje direkte për “Top Story” me Grida Dumën, Taulant Balla tha se vendimi i PS ishte i duhur pasi çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i grupit të PS u “përplas” edhe me moderatoren Grida Duma gjatë narrativës së tij. Duma e pyeti Ballën nëse dështoi reforma në drejtësi, ndërsa socialisti u përgjigj se vendimi nuk e prek hetimin nga SPAK.

Pjesë nga diskutimi:

Balla: Dëshira e shumë njerëzve është që reforma në drejtësi të dështojë, por shumica, mes tyre edhe PS, duan që reforma të thellojë suksesin e vet. Ajo që kemi bërë publike sot është një vendim i duhur, në momentin e duhur sa i përket respektimit të normës kushtetuese. Zonja Duma, në Republikën e Shqipërisë nuk ka imunitet për askënd. Jemi ndër të pakta vende që e kemi këtë, duhet ta themi që vendet anëtare të BE, në pjesën më të madhe.

Duma: Po fyen inteligjencën.

Balla: Nuk ofendoj inteligjencën e askujt. Kam respekt për ju si gazetare…

Duma: Për ty nuk kam asnjë politikan, po gënjen përtej masës së politikanit normal.

Balla: Nuk ka imunitet për politikanët, për deputetët.

Duma: E çfarë votuat ju, kush e mbron nga arresti zonjën Balluku?

Balla: Mos përfito nga rasti që je nga studio.

Duma: Të kishe ardhur, e kishe ftesën.

Balla: A mund ta vazhdoj arsyetimin? Duhet sqaruar ky moment. Para 3-4 ditësh në parlamentin çek u votua një kërkesë për heqjen e imunitetit të kryeministrit për hetim. Mund të hetohet vetëm nëse nuk do zgjidhet përsëri. Në rastin e koleges Balluku, hetimi nuk preket nga mosdhënia e autorizimit.

Duma: Nuk keni trajtuar sot këtë, keni trajtuar a do t’i jepni të drejtën SPAK.

Balla: Unë po të sqaroj. Më kishte marrë malli të të kisha përballë se e ke lënë dobët grupin.

Duma: Unë jam individi që kam përgjegjësinë për një audiencë më të madhe.

Balla: PS, mos ia qaj hallin ti.

Duma: Mos u shqetëso që po të them do mbash përgjegjësinë.

Balla: Akuza për të cilën, në fund të një procesi, nuk është vepër penale që mund të dënohesh me burg, mund të dënohesh edhe në forma të tjera. Ka një praktikë të konsoliduar në të gjitha rastet. Nuk e di çfarë ka ndodhur, pse SPAK ka kërkuar autorizim për arrestin.

Duma: Këtë leje po diskutojmë.

Balla : The prosecution is within its right to conduct the investigation and we assess that this request is not based on evidence that Balluku is tampering with evidence. There is no risk that he could escape, he has shown correctness and above all what we have said today is the same message that we have always said. Balluku will fight the battle himself with his lawyers. Why is the SP taking a different stance? It is the first time that we are faced with such a decision for an offense that may not be punishable by arrest. The accusation must be investigated, but it does not constitute a serious accusation.

Duma : So can it be said that SPAK has played tricks?

Balla : The charge is for violating equality in tenders, for all the others there was no precautionary measure of imprisonment without a court decision. The Assembly is within its right not to grant the authorization on Thursday.

duma balla

Lini një Përgjigje