
Në qarkun e Gjirokastrës me popullsinë më të moshuar në vend, qytetarët shprehin mosbesim ndaj politikës në tërësi, ndërkohë që shumë prej tyre thonë se votojnë prej dekadash të njëjtin subjekt politik pavarësisht nëse i përmbush apo jo premtimet.
Në hyrje të qytetit të Memaliajt, përpara një dyqani të tregëtimit të mishit, pronari dhe dy miqtë e tij të sapodalë në pension janë shtruar për një bisedë të qetë paraditen e 1 majit. Por tonet e tyre nxehen pasi u kërkon që të flasin për fushatën, aq sa nëse dikush që nuk do të dinte pikënisjen e diskutimit, do të kujtonte se po grindeshin mes tyre.
Dy prej tyre thonë se janë të majtë dhe do të votojnë Partinë Socialiste në pushtet, ndërsa i treti i akuzon ata se “po votuan të korruptuarit dhe hajdutët janë bashkëpunëtorë”.
“Flet kështu ky se është demokrat,” thotë pronari i dyqanit. Në fund, të tre bien dakord se si Partia Socialiste, ashtu edhe ajo Demokratike janë “bija të një nëne”.
Për pronarin e dyqanit të mishit, programi dhe premtimet e pambajtura kanë pak rëndësi.
“Kurrë mos i plotësoftë Edi Rama, për atë do votoj unë. …Ta ketë hallall! Vajta 40 vjet që vetëm për Partinë Socialiste votoj. Nuk do votoj unë babagjyqin,” thotë ai, ndërsa numëron akuza për kreun e opozitës duke shkuar pas deri në vitin 1997.
“Je hajdut, po voton për hajdutin! Je hajdut”, ja pret miku i tij demokrat, i cili merr si kundërpërgjigje bindjen se të gjithë ata që kanë drejtuar vendin që prej rënies së komunizmit në fillim të viteve ’90 “janë me damkë”.
I treti mes tyre, Kamber Shehu qëndron i ulur në karrige për shkak të dëmtimit të këmbës dhe ka qëndrim më neutral.
“Ne duam demokraci nëpërmjet ligjit. Dy forcat kryesore e kanë shkelur ligjin, janë të së njëjtës mëmë,” thotë ai, ndërsa shton: “Nuk jemi as me njërën as me tjetrën”.
Qyteti i vogël i Memaliajt u krijua në vitin 1946 në funksion të industrisë së nxjerrjes së qymyrit dhe është një nga shtatë bashkitë e qarkut të Gjirokastrës. Memaliaj është gjithashtu bashkia e vetme në qark që qeveriset nga demokratët dhe e pesta në rang vendi.
Paraditen e 1 majit, njerëzit kishin dalë për kafen e mëngjesit me familjarët e tyre, ndërsa një gjelltore në rrugën kryesore servir si ushqim vetëm pilaf dhe kos, pasi “mishin e hanë në shtëpi” sipas pronares.
Thuajse të gjithë banorët e pyetur shprehen se do votojnë, por janë më të rezervuar për të dhënë përgjigje lidhur me vlerësimin e tyre për fushatën zgjedhore. Në mesditë, zhurmat më të mëdha në qendër të qytetit bëhen nga disa fëmijë që luajnë pranë një podiumi të përdorur më parë për mitingje zgjedhore. Pjesa tjetër e banorëve kthehen në shtëpitë e tyre për të drekuar dhe qyteti nis të duket i boshatisur.
‘Administrata nën trysni’
Në qytetin e Gjirokastrës, banorët janë më të pavendosur se sa në Memaliaj për pjesëmarrjen e tyre në votimet e së dielës. Kur mbërrin në këtë qytet, përballesh fillimisht me infrastrukturën e realizimit socialist dhe atyre të ndërtuara pa rregull pas viteve ’90. Megjithëse të rikonstrukturara, ato nuk kanë asnjë lidhje me qytetin historik të gurtë në këmbë të Malit të Gjerë. Me stilin e qyteteve tregtare otomane, Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO në vitin 2005.
Pensionistët qëndrojnë të ulur në stolat e drunjtë, ndërsa të rinjtë janë të rrallë nëpër rrugë. Këtë fillim maji, janë turistët ata që gjallërojnë qytetin e Gjirokastrës, i cili sipas Censit 2023 popullohet në rreth 46% të saj nga të moshuarit.
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, i vetmi në listën e sigurt, ngre shqetësime për keqpërdorimin e administratës publike nga partia në pushtet.
“Administrata keqpëdoret në mënyrë të dhimbshme. Janë nën presion për t’u bërë shtojcë në fushatën elektorale,” tha Shehu, duke akuzuar kundërshtarët politikë se po përdorin deri edhe nxënësit për fushatë elektorale.
“Kërcënohen njerëzit se do t’u hiqet buka e gojës, puna, përkahja sociale, subvencionet për bujqësinë. Ka raste konkrete dhe pse nuk mund t’i them sot me emra” shtoi ai.
Shehu pretendon gjithashtu se pushteti po përdor në mënyrë arbitrare paratë e korrupsionit dhe ato të drogës për fushatë.
“Në Gjirokastër ka një korrupsion galopant,” shtoi më tej Shehu për BIRN.
Sokol Gjoni, një ekonomist në profesion dhe kandidat i “Lëvizjes Bashkë” e përshkruan fushatën elektorale të qetë, por shton se “trysnia e shtetit ndihet”.
“Administrata është nën presion nga qeveria në listat për votuesit. Kemi të dhëna që bëhen lista për sasinë e votave që mund të sigurojë një person që ndodhet në administratë,” tha ai, ndërsa theksoi: “kjo është bërë dhe me diasporën”.
Gjoni e ka ndjerë presionin mbi administratën edhe mes mbështetësve të lëvizjes që përfaqëson, të cilët nuk shkojnë nëpër takime pasi të afërmit e tyre punojnë në shtet. Ai gjithashtu thotë se Lëvizja Bashkë ka shumë mbështetës edhe në radhët e administratës publike, të cilët nuk identifikohen si të tillë nga frika se mos penalizohen për vendin e punës.
Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Mjedisit dhe drejtuese politike e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës i zhvlerëson akuza të tillë si perceptime anonime pa fakte dhe prova.
“As sokaqet e Pazarit nuk i marrin seriozisht,” tha Kumbaro për BIRN, ndërsa pretendoi se fushata po zhvillohej në përputhje me kuadrin ligjor, pa ekzagjerime dhe në një frymë të qetë e qytetare.
Ndërkohë, Abert Xhaferri, kandidat i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ngre si probleme të fushatës mënyrën e hartimit të Kodit Zgjedhor, se si bëhet votimi e numërohen votat, në veçanti ato të diasporës. Sipas tij, votimi për diasporën duhej të ishte elektronik. Xhaferri shton se si parti e re, ligji nuk u garanton kohë të rezervuar në media.
Në garë për katër mandatet e qarkut të Gjirokastrës janë 55 kandidatë nga 11 parti. Të gjithë kandidatët e pyetur u shprehën optimistë nga takimet dhe premtimet e marra prej qytetarëve.
Pakënaqësi dhe mosbesim
Pensionistët në hyrje të Gjirokastrës kanë një listë të gjatë shqetësimesh mbi qeverisjen, çka sipas tyre është shkaku i humbjes së besimit te politika – e vjetër apo e re qoftë. Pensionet e ulëta janë problemi kryesor i tyre, i cili lidhet më pas edhe me kostot e jetesës apo gjendjen e shëndetësisë.
“Programet mund të plotësojnë pritshmëritë tona, por janë të pabesueshme. Se ata mund ta bëjnë për fushatën,” thotë Sotiraq Llukani.
S’jam i vendosur që të votoj se s’kam besim. Marr unë e gruaja pension 450 mijë lekë të vjetra së bashku. Del dot muaji me 450 mijë lekë? Mirë që nuk jemi të sëmurë,” shtoi ai, ndërsa thekson se besimi ka humbur pasi shkuan 35 vjet në demokraci, por pensionet janë minimale ndërsa çmimet shumë të larta.
Llukani ndalet në vijim tek ata që i cilëson shkaktarë të situatës së rënduar ekonomike. Sipas tij, prodhimi i brendshëm, bujqësia dhe blegtoria nuk stimulohen.
“Këta i bien të tëra nga jashtë, nga Serbia. Prodhimet vendase i kanë lënë pas dore. Kështu që minimumi i jetesës është shumë i dobët,” thekson pensionisti, i cili kërkon që vëmendja të jetë fillimisht për njerëzit e thjeshtë e në nevojë dhe pastaj të kryhen investimet e mëdha në infrastrukturën rrugore.
“Kujt i shërbejnë ato, borgjezisë. Ata e të huajt do shkojnë në plazhe. Neve nuk na del as për ilaçe e as për ushqim,”, ankohet Llukani.
Të tjerë pensionistë ankohen dhe thonë se nuk mund të kenë besim më tek politika.
“Ky që është në pushtet është keq, por edhe Saliu është më keq”, thotë një prej tyre dhe ngre pikëpyetje mbi vërtetësinë e premtimeve të opozitës. “Si do ti rrisi pensionet nëse ul taksat?”, pyet ai.
Mosbesim ka dhe për partitë e reja. “Çfarë partish të reja? Kush pyet për to? Ato marrin vetëm 6 vota” thotë një tjetër pensionist.
Një tregtare e re në zonën e Pazarit, Refo Arapi, shpreh mbështetje për partinë në pushtet.
“Do votojmë partinë në pushtet, e themi hapur. Do votojmë së bashku me familjarët e të afërmit”, tha Arapi dhe sqaroi se ka 15 ditë që ka hapur biznesin e vogël dhe se është e kënaqur për tarifat e ulëta që duhet t’i paguajë shtetit.
Rrugicat e lagjes së Pazarit janë të mbushura me turistë. Një tjetër tregtare që nuk ka klientë në momentin që kalojmë, druhet të japë mendimin e saj për zgjedhjet duke u justifikuar se ka kliente bashkëshortet e deputetëve të të dy kahëve politikë dhe ka frikë se mos ato mërziten nëse flet.
Demokrati Tritan Shehu thotë se e kupton ndjenjën e mosbesimit tek qytetarët, duke akuzuar pushtetin si shkaktar të përkeqësimin të situatës në qarkun e Gjirokastrës.
"Gjirokastra is the region with the largest exodus of people, with the largest population decrease. Agricultural and livestock production has decreased by about 45%. Without investments, with the destruction of hospitals and the state university," Shehu declares, adding that with the removal of regional directorates, citizens now have to go to Fier, Lushnje or Vlora for a document.
Another problem that Shehu raises is, according to him, the dumping of sewage and waste into the Vjosa River, which has been declared a national park. According to him, the forest is also being destroyed with the signature of Minister Kumbaro.
Kumbaro, for her part, lists the achievements and work done by the government in Gjirokastra, which according to her has welcomed 600 thousand visitors in 2024.
"This entire transformation has come about thanks to projects, starting with the Urban Renaissance," she says, listing investments in roads, which she considers as connecting points between the regions of the district and beyond, from which she estimates that 'an extraordinary eco-tourism potential' will be unleashed.
"So, on the one hand, we have a series of economic and social measures for citizens, accompanied by a list of studied and budgeted infrastructure projects, a good part of which have already started," Kumbaro writes in her response.
Regarding Shehu's accusations about the destruction of the Vjosa, Kumbaro says that the facts show the opposite. Bringing to attention the declaration of the Vjosa valley as a "National Park", she says that a Special Administration Office is also being created, given that the river passes through 4 regions of the country until it flows into the Adriatic.
Kumbaro also has an answer for the accusations regarding the degradation of the University of Gjirokastra. "It has become part of many international initiatives like never before," she says, explaining that a few weeks ago she had the pleasure of welcoming a group of Spanish students who are attending a semester at the "Eqrem Çabej" University as part of the European Erasmus+ program. According to Kumbaro, an added value for Gjirokastra will be the National University of Distance Education in Spain, which has had its campus in the stone city for a year./BIRN
Lini një Përgjigje