
-War on the border with Greece, facing provocations from the Albanian border guards-
For years, the Albanian border had become the arena of provocations caused by neighboring countries, for their aggressive goals or territorial claims against Albania. The year 1949 is "special". During this year alone, a total of 747 provocations of various types (land, air and sea) were made on the Albanian borders, of which 612 were on the border with Greece (303 land, 299 air and 10 sea); 130 on the border with Yugoslavia (57 land, 69 air and 4 sea) and 5 (air) in the coastal sectors with Italy.
All these provocations were also preceded by an unbridled propaganda made by the neighboring countries against Albania, especially in the southern sectors. They not only threw books, brochures and newspapers into the Albanian territory with appeals against the people's power in Albania, but they went so far as to fabricate and spread fictions, according to which bases were created around the Albanian border, from where the Greek partisans were supplied in the war against andartes (the forces of the Greek Democratic Army). The Greek captives captured by the Albanian Border Force also confirmed the psychological preparation of the Greek soldiers for an imminent attack on Albania.
"We have been constantly instructed by our superior commands, to make chauvinist propaganda among the soldiers to arouse among them hatred against the Government of the Albanian people, telling them that; South Albania belongs to us, as it is Greek, that the Albanian Government oppresses the Vorio-Epirotes and exterminates them, that Albania helps the bandit communists and threatens the independence of Greece. They have instructed us to strike with weapons at the border against the Albanian guards, also entering their land. They have repeatedly told us that we must have our army ready, with hatred against Albania and, when the occasion arises, to attack the Albanian land, in order to exterminate the communists and take Vorioepiri", declared, in front of the Albanian authorities, the Greek officer Skuros Dhimitris, of captured by the Albanian border guards, amid fierce fighting,
And finally, these intentions are clearly stated in his statement of August 3, 1949 by General Papagos, former Minister of Defense of Greece, where he says: "The Andarts, (it means the forces of the Greek democratic army) were crushed in Thessaly, Rumeli and generally in the depths of Greece. Gramozi and Vici, finish within August. Then we will fall to Albania". The preparation for an aggression against the People's Republic of Albania, conceived by means of a wide provocation through Greece, was also accompanied by the activation of diversion and espionage centers of countries neighboring Albania, to send emissaries and gangs from there; "... in order to organize movements of internal 'enemies', which, in combination with border provocations, would serve as a cause for the armed intervention of the imperialist powers". "One day on 10.07. 1949 on the heights of Pirgas, - declared another Greek soldier Sterios Kostandinos, captured by the Albanian border guards, - the company commander, lieutenant Hundas Anastasios, called me, who told me that we must continue the propaganda among our soldiers, according to the order that we have had against Albania's democracy. Based on the words of the commander, lieutenant Hundas, who had also talked with the battalion commander, this order was intended to; to create a situation of insecurity on the Greek-Albanian border and with this, to cause the intervention of the Anglo-Americans, supposedly to regulate peace". who told me that we should continue the propaganda among our soldiers, according to the order we had against Albania's democracy. Based on the words of the commander, lieutenant Hundas, who had also talked with the battalion commander, this order was intended to; to create a situation of insecurity on the Greek-Albanian border and with this, to cause the intervention of the Anglo-Americans, supposedly to regulate peace". who told me that we should continue the propaganda among our soldiers, according to the order we had against Albania's democracy. Based on the words of the commander, lieutenant Hundas, who had also talked with the battalion commander, this order was intended to; to create a situation of insecurity on the Greek-Albanian border and with this, to cause the intervention of the Anglo-Americans, supposedly to regulate peace".
Qëndresa e postës kufitare Vidohovë-Devoll, në provokacionin e 2 gushtit 1949
Provokacionet greke në kufirin me Shqipërinë, arritën kulmin e tyre më datë 2 gusht 1949, kur forcat e tyre ushtarake organizuan dhe kryen sulmin e armatosur kundër rojeve kufitare shqiptare në sektorin e Devollit, duke shkelur kështu edhe integritetin territorial të RPSH-së. “Veprime të tilla na kujtojnë metodat e nazistëve gjermanë dhe të fashistëve që krijojnë incidente në kufijtë me fqinjët e tyre me qëllim presioni e kërcënimi, për të krijuar pasiguri e armiqësi në mes të popujve ose për t`u hapur rrugë veprimeve më të gjera agresive”, shkruante ndër të tjera në kryeartikull, gazeta “Zëri i Popullit” në atë kohë, duke u prononcuar forcërisht për ngjarjet e 2 gushtit, në kufirin shqiptaro-grek. Por si filloi dhe si u realizua ky sulm? Në mëngjesin e 2 gushtit 1949, në orën 04.30, në zonën e Bozhigradit (Mirasit) filloi përgatitja me artileri e forcave ushtarake greke, të dislokuara përgjatë kufirit me Shqipërinë. Predhat ranë deri 300-400 m në thellësi të territorit shqiptar. Në orën 05.00, filloi sulmi i fanterise greke, me 3 batalione të Br.51 F dhe Br. 52 F të D1 F të mbështetur nga një Regjiment Artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh gjuajtës të tipit “Spitfiter”, me bazë në aerodromin e Kastorias. Ata sulmuan kuotat 1309 dhe 1425 që ndodheshin 100 m. në thellësi të territorit shqiptar, në sektorin e postës kufitare, Vidohovë-Bilisht.
Sulmi i tyre u ndesh në mbrojtjen e rojeve të kufirit shqiptar, të cilat nuk ishin më shumë se një togë. Pra, kaq ishte efektivi i postës kufitare Vidohovë, i armatosur kryesisht me pushkë e automatik si dhe me 3 mitralozë të rëndë e 4 të lehtë. Lufta vazhdoi e ashpër për 7 orë rresht. Sidomos në kuotën 1309 nuk shihej tjetër gjë, veç tym e flakë. Por rojet e kufirit shqiptar nuk u zmbrapsën. “Unë s`tërhiqem prej këtej, se këtu është shtëpia ime dhe atdheu im”, thërriste njëri nga ushtarët, i quajtur Mustafa Gjini, qysh në fillim të këtij sulmi, duke ju dhënë kurajo të jashtëzakonshme shokëve të cilët ndodheshin në momente tepër kritike për jetën. “Hajdeni, hajdeni, se këtu do ta lini rrashtën”! ju drejtohej ushtarëve grekë që i kishte përballë, kufitar Tafil Ferhati. Edhe pse ndaj tij në këto momente u vërsul një skuadër e tërë ushtarësh grekë për ta mposhtur, ai nuk u tërhoq, por qëndroi në vend duke luftuar, ku vrau 4 prej tyre, deri sa u vra dhe vet. Në kuotën 1309 (rajoni i piramidës kufitare I-55), një grup kufitarësh shqiptarë prej 3 vetash, me një mitraloz të rëndë, bënë kërdinë mbi armiqtë që sulmonin, derisa një predhë artilerie e forcave greke, u ra në pozicionin e tyre, u nxori jashtë përdorimit mitralozin dhe plagosi dy prej tyre. Kapter Zylgani Vidohova, efektiv i postës kufitare Vidohovë, vrau gjashtë ushtarë grekë dhe u mori atyre flamurin. Një grupi tjetër kufitarësh megjithëse ju mbaruan municionet e armëve ata vazhdonin përsëri të qëndronin e të luftonin në pozicionet e tyre, vetëm me bomba dore.
Por, forcat ushtarake greke, sulmonin gjithmonë me forca më të mëdha. Aty nga dreka ato arritën të marrin kuotën 1309. Mirëpo nuk kaluan veçse disa orë dhe Forcat Kufitare Shqiptare të mbështetura edhe nga repartet e ushtrisë që mbërritën në këtë rajon në orët e mbas-ditës, pas një përgatitje me artileri, rreth orës 18.00, filluan kundërsulmin dhe i detyruan trupat ushtarake greke, të tërhiqen me dështim të plotë. Në këtë mënyrë afër mbrëmjes gjendja në kufi ishte normalizuar dhe agresorët ishin larguar përtej piramidave kufitare. Në këtë situatë kaq të ndezur luftarake, për mbrojtjen e kufirit shtetëror shqiptar, dhanë jetën; Kapiten Memo Nexhipi nga Dukaj i Tepelenës, Aspirant Ferid Bregasi nga Vendresha e Skraparit, ushtar Tafil Ferhati nga Marjani i Oparit, ushtar Shyqyri Avdia nga Skrapari, ushtar Ibrahim Fetahu nga Lushnja dhe ushtar Hasan Ramadani nga Shijaku, ndërkohë u plagosën dhe gjashtë të tjerë.
Sipas komunikatës së datës 3 gusht 1949, botuar në shtypin e ditës, trupat ushtarake greke atë ditë patën rreth 100 të vrarë e të plagosur, si dhe tre robër të kapur nga forcat kufitare shqiptare, dy nga të cilët të plagosur. Në duart e kufitarëve shqiptarë, mbetën edhe armatime të llojeve të ndryshme, ndër të cilët 6 mitraloza angleze, 5 copë automatik amerikanë, granatahedhës të tipit anglez, shumë municione të prodhimit amerikan.
Duke çmuar lart veprimtarinë luftarake të postes kufitare të Vidohovës, në mbrojtjen e kufirit shqiptar, me propozim të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, Presidiumi i Kuvendit Popullor, i dha asaj titullin “Hero i Popullit”, me motivacion: “Qëndresa heroike e të gjithë ushtarëve të kësaj poste në provokacionet e monarko-fashistëve grekë të 2 gushtit 1949, u bë një barrikadë e pakapërcyeshëm për armikun. Njësiti i vogël i postës, i vendosur deri në vdekje në roje të tokës së shtrenjtë të Atdheut, tregoi një heroizëm masiv në mbrojtjen e kuotës 1309 dhe theu me sukses sulmet e përsëritura të disa batalioneve të armikut. Shembulli i lartë i patriotizmit, guximi e trimëria që karakterizoi efektivin e kësaj poste u bë frymëzim për të gjithë luftëtarët kundër provokacioneve të monarko-fashistëve. Ai është një frymëzim i madh për gjithë Forcat tona Kufitare, për ushtrinë dhe për popullin tonë trim e punëtor”.
Përballimi i provokacioneve të tjera greke në kufirin me Shqipërinë
Pas 2 gushtit të vitit 1949, provokacionet greke u shtrinë edhe në drejtime të tjera të kufirit shqiptar, nga Bilishti deri në Konispol. “Gjatë datës 04.08.1949, monarko-fashistët grek kanë vazhduar provokacionet e tyre të poshtra kundër Shqipërisë në kufirin e Jugut, në sektorin e Bozhigradit dhe në drejtim të Leskovikut, në afërsi të piramidave Nr. 11, 12, 13 dhe 14. Në sektorin e Bozhigradit, monarko-fashistët, të mbështetur nga artileria dhe aviacioni, me forca të shumta, sulmuan kuotat 1425 dhe 309. Kundërsulmet e forcave kufitare shqiptare i thyen monarko-fashistët dhe i nxorën jashtë kufirit. Gjatë datave 4-5 gusht, në tokën shqiptare kanë rënë më shumë se 1500 predha artilerie. Një pjesë e këtyre predhave të rëna në Menkulas (Devoll), kanë djegur 5 shtëpi”, thuhej në komunikatën operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore Shqiptare, të datës 6 gusht 1949. Në këto kushte, Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Popullore Shqiptare, duke parashikuar mundësinë e kryerjes së provokacioneve greke në stil të gjerë dhe më agresive në drejtim të territorit shqiptar, në sektorin e Bilishtit dhe të Leskovikut, mori masa të gjithanshme për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes së kufirit, si dhe për t`i dhënë goditje shkatërruese çdo plani të trupave ushtarake greke ndaj Shqipërisë.
Në Urdhrin e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të datës 5 gusht 1949; “Mbi moslejimin e kalimit të forcave monarko-fashiste greke në tokën shqiptare” , drejtuar Divizioneve të Ushtrisë Popullore të dislokuar në Jug të Shqipërisë dhe Divizionit të Mbrojtjes së Popullit (DMP), përcaktoheshin masa konkrete për forcimin e mbrojtjes së kufirit të cilat synonin: në forcimin e vrojtimit e të zbulimit mbi forcat monarko-fashiste greke, që mund të tentonin të kalonin kufirin shqiptar; në përcaktimin konkret të drejtimeve dhe rajoneve të mundshme të depërtimit të trupave ushtarake greke në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit shtetëror; në përqendrimin e forcave të kufirit shqiptar në rajonet e mbrojtjes së togave e kompanive të DMP-së, duke u mbështetur në zjarrin e baterive të artilerisë të Divizioneve; në vendosjen në gatishmëri të rezervave në sektorë të ndryshëm të kufirit shtetëror etj.
Në këtë urdhër përcaktohej gjithashtu, që; repartet ushtarake në vartësi të Divizioneve të Jugut, do të qëndronin në gatishmëri për marrjen e detyrave të reja në përshtatje me situatat e pritshme, ndërsa ato të dislokuara në rajonin e Leskovikut, Ersekës, Bozhigradit, Hoçishtit dhe Bilishtit, do të vareshin prej komandave të divizioneve, respektivisht sipas brezit të tyre të mbrojtjes. Duke u udhëhequr si gjithnjë nga politika paqësore me vendet fqinje, në urdhrin e mësipërm, jepeshin edhe këto porosi kategorike: gjatë veprimeve luftarake, predhat e armëve, të mos binin në territorin grek; repartet e nënrepartet kufitare shqiptare, në asnjë mënyrë nuk duhet të kalonin në territorin grek; në rast se partizanët grekë, kalonin në territorin shqiptar vetëm të çarmatoseshin”. Dhe në fakt duke marrë në kohë të gjitha masat e duhura, e duke qenë gjithnjë në gatishmëri, Forcat e Armatosura shqiptare i përballuan me sukses edhe provokacionet agresive greke të mëpastajme. “Vet Forcat e Kufirit të varura nga Ministria e Punëve të Brendshme, si pjesë e pandarë e Forcave të Armatosura të vendit, vepruan në bashkëveprim të ngushtë me repartet e ushtrisë dhe me organet e tjera të DMP në mbrojtjen e kufirit shtetëror”.
Faktikisht këtë bashkëveprim e shohim të konkretizuar në veprimet e përbashkëta të rojeve kufitare me forcat e DMP dhe atyre të Ushtrisë, për zmbrapsjen e provokacioneve të trupave ushtarake greke, në sektorë të ndryshëm të kufirit shtetëror me Greqinë. Konkretisht në zonën e Bilishtit, forcat kufitare shqiptare së bashku me ato të batalionit të 1-rë, të Regjimentit të 8-të, të DMP-së, u organizuan në tri zona, (ose garnizone siç u quajtën), për të siguruar mbrojtjen e kufirit në këtë sektor. Sipas Urdhrit luftarak të repartit të Mbrojtjes së Popullit, parashikohej që kompania e parë e B.M.P.-së (Batalionit të Mbrojtjes së Popullit), me kufitarët e sektorit përkatës, të mbronte kufirin në sektorin (rajonin) ndërmjet piramidave kufitare I-32 dhe I-33, përfshi kodrat e postës kufitare të Gurit-Devoll; kompania e tretë e B.M.P.-së, me kufitarët e sektorit përkatës, të mbronte brigjet e lumit Llabanisht, përfshi kodrat e Trestenik-Devoll; ndërsa kompania e dytë e B.M.P.-së, e ndarë në dy pjesë u përqendrua në thellësi në vijën e dytë të mbrojtjes, në Malin e Palikut dhe në Kodrat e Kapshticës, për të siguruar të dy krahët e rrugës automobilistike që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Të gjitha këto përbënin, forcat e sigurimit luftarak për sektorin e Bilishtit dhe kishin për detyrë; të asgjësonin forcat armike që do të guxonin të mësynin në këtë rajon, duke mos lejuar futjen e tyre në territorin shqiptar.
Më 7 gusht 1949, në rajonin e piramidës kufitare I-55, në kuotën 1425, ku trupat ushtarake greke kishin mundur të përqendroheshin në territorin shqiptar, u bë një dyluftim i ashpër midis tyre dhe forcave shqiptare, të përbëra nga një togë kufitare (efektivi i postës së Vidohovës) dhe një nënrepart i Ushtrisë Popullore. Forcat shqiptare, u organizuan dhe vepruan të ndara në dy grupe: njeri në krahun e djathtë të lartësisë 1425 m nga ana e fshatit Qytezë-Devoll dhe tjetri drejtpërdrejt saj. Gjatë veprimeve luftarake, u zbatua varianti i sulmit ballas dhe me krahëmarrje, duke neutralizuar armët e kundërshtarit me anën e zjarrit të artilerisë. Armiku mbrohej në pozicione të parapërgatitura. Ndër to, një mitraloz i vendosur në kodër në një bunker, rrezikonte tepër forcat shqiptare që sulmonin drejt atij vendi, pothuaj krejt të zhveshur. Megjithatë, forcat shqiptare nisën dhe vazhduan mësymjen pa u ndalur deri në zbatimin e detyrës. Me gjithë rezistencën e dëshpëruar të trupave ushtarake greke, kjo lartësi u mor nga forcat shqiptare, por nuk u mbajt dot atë ditë, pasi kundërshtari angazhoi në luftim, forca të tjera shtesë dhe mundi që ta rimarrë përsëri, përkohësisht, kuotën 1425. Vetëm të nesërmen, nëpërmjet kundërsulmit të forcave shqiptare, lartësia 1425 u mor përfundimisht dhe armiku u tërhoq në territorin e vet.
Forcat ushtarake greke, përpiqeshin në këtë kohë të shfrytëzonin edhe hapësirën ajrore shqiptare, për qëllimet e tyre të luftës. Disa ditë radhazi një aeroplan grek, ngrihej nga Korfuzi, kalonte brenda hapësirës ajrore shqiptare në jug të Shqipërisë dhe bënte zbulim deri në sektorin e Malit të Gramozit-Ersekë. Ky aeroplan i kryente këto fluturime mbi territorin shqiptar, duke përfituar edhe nga mungesa e armëve mbrojtëse kundërajrore nga ana e forcave të kufirit shqiptar. “Megjithatë, kufitarët vendosën një ditë që ta ndëshkonin këtë pirat të ajrit, sipas mundësive, që kishin. Për këtë qëllim ata përshtatën për këtë lloj luftimi armët kundërtanke 12 m/m. që dispononin. I vendosën ato në disa boshte të përgatitura që në fund kishin formën e trekëndëshit dhe i bënë të përshtatshme për qitje kundërajrore. Armë të tilla “kundërajrore” u vendosën në rajonet Çukë, Manastir, Ksamil, kodrat mbi Vivar, Stillo dhe tek gryka e Bugazit-Sarandë; pika të cilat mbronin korridorin që përshkonte aeroplani grek. Dhe kur më datën 4 gusht 1949, ky aeroplan hyri në hapësirën ajrore shqiptare në këtë rajon, zjarri i tyre e detyroi atë, pas përpjekjeve të dështuara në kthim të merrte kursin e uljes në drejtim të Vurgut-Sarandë. Nëpërmjet komunikatës operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të atyre ditëve njoftohej midis të tjerash se: “… në orën 07.55 të datës 04.08.1949, një aeroplan fluturoi në tokën shqiptare, në katundin Hoxhë e Markat të rrethit Sarandë. Ai u qëllua nga forcat e ushtrisë shqiptare dhe u rrëzua në fushën e Finiqit, afër Sarandës. Piloti u kap i gjallë”.
Në ditët e mëvonshme të gushtit 1949, provokacionet greke u shkallëzuan më tej dhe u bënë më të rrezikshme. Komunikatat operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, njoftonin sërish për sulme të reja dhe goditje artilerie të trupave ushtarake greke në territorin shqiptar. “Në orën 03.30 të mëngjesit të datës 12 gusht 1949, forcat monarko-fashiste, deri në një brigadë të mbështetura nga artileria dhe katër aeroplanë të tipit “Spitfire”, sulmojnë tradhtisht tokën shqiptare në drejtim të piramidës I-35, në sektorin e Bilishtit, ku pas luftimesh të ashpra me rojet e kufirit, armiku u fut në tokën shqiptare, deri në kuotën 932. Forcat Kufitare Shqiptare kundërsulmuan monarko-fashistët greke, i thyen ata në mënyrë të turpshme dhe i detyruan të tërhiqen në panik në drejtim të kuotës 966, në thellësi të tokës së tyre”. Që në sulmin e parë forcat kufitare shqiptare u bënë agresorëve rezistencë të ashpër. Megjithatë, duke qenë superiore në njerëz dhe teknikë, pavarësisht nga humbjet që patën, ata mundën të depërtonin deri në pozicionet e postës kufitare të Gurit dhe rajonin në krahun e majtë të fshatit Trestenik-Devoll.
Luftime të ashpra u zhvilluan sidomos në afërsi të postës kufitare të Gurit-Bilisht, ku kufitarët, në bashkëveprim me repartet e ushtrisë, i kthyen pozicionet në fortifikatë të pakalueshme. Ata nuk lëvizën nga vija mbrojtëse e, nuk donin t’ja dinin fare nga predhat e fuqishme të artilerisë greke, që binin pa pushim mbi pozicionet e tyre. Duke mos u pajtuar me këtë disfatë, armiku përsëriti sulmin e tij në këtë sektor, por kësaj radhe me forca dhe mjete luftarake më të mëdha. Rreth 36 gryka zjarri të artilerisë së tij, bënin qitje mbi tokën shqiptare; bombardime e mitralimet bëheshin edhe nga avionët (e tipit gjuajtës-bombardues) të cilët fluturonin gjer në afërsi të Bilishtit dhe qëllonin pa-pushim mbi forcat e popullsinë kufitare. Disa prej këtyre predhave ishin djegëse (me napalm) dhe shkaktonin zjarre në të mbjellat dhe banesat. Duke shfrytëzuar zjarrin e fuqishëm të artilerisë e aviacionit, po në këtë datë, në orën 13.10, monarko-fashistët grekë, me një brigadë, të mbështetur me artileri dhe 6 aeroplanë, sulmuan përsëri tokën shqiptare, në drejtim të piramidave I-32 dhe I-34, sektori i Bilishtit, ku depërtuan në territorin shqiptar deri në kuotat 1120 dhe 1170.
Me gjithë rezistencën shumë të ashpër të forcave shqiptare, ata mundën të pikëzoheshin në drejtim të luginës së postës kufitare të Trestenikut-Bilisht, si dhe në rajonin e piramidës kufitare I-33. Luftimet, që vazhduan këtu për 6 orë rresht, ishin shumë të ashpra. Forcat kufitare shqiptare të përforcuara edhe me 3 toga të tjera të DMP, si dhe të mbështetura nga artileria, kundër goditën dhe e detyruan armikun të kthehej në pozitat e tij, duke i shkaktuar shumë të vrarë dhe mjaft të plagosur. Fusha e Llabanicës (Trestenik-Devoll), ku u thyen radhazi dy sulme të monarko-fashistëve grekë dhe sidomos gryka, që të çon në piramidën kufitare I-33, u bënë tmerr për ata, që guxuan të shkelnin kufirin dhe të provokonin forcat kufitare shqiptare.
Duke u gdhirë data 13 gusht 1949, trupat ushtarake greke, provokuan përsëri rojet kufitare shqiptare. “Sot, më 13 gusht, në orën 03.00 të mëngjesit, monarko-fashistët, me forca deri në dy brigada, të mbështetura nga artileria, kaluan kufirin shqiptar në piramidën I-33, sektori i Bilishtit”, thuhej në komunikatën operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të datës 13 gusht 1949. Qëllimi i tyre ishte që pasi të përqendroheshin e të organizoheshin në lartësinë e Malit të Palikut, të ndërmerrnin sulmin frontal në drejtim të Bilishtit.
Forcat shqiptare të përbëra nga një kompani kufitare dhe një kompani e rezervës së forcave të D.M.P.-së, si dhe të mbështetura nga një batalion këmbësorie i ushtrisë, kundërsulmuan dhe i thyen monarko-fashistët, duke i detyruar të lënë lartësinë e kapur në rajonin e piramidës I-33 dhe të tërhiqen të mundur, në territorin e tyre. Në ballë të forcave kufitare shqiptare, printe komisari i Batalionit të Kufirit Bilisht, Nasi Remaçka, i cili u vra duke luftuar së bashku me korrierin e tij, Dane Zeneli, aty në vijën e kufirit. Gjatë këtij luftimi, armiku pati humbje të mëdha. “Njeri prej ushtarëve grek i zënë rob, Peritiros Qirjako, efektiv i Brigadës së 41, të ushtrisë monarko-fashiste, deklaroi se vetëm gjatë luftimit në rajonin e piramidës I-33, kishte tërhequr mbi 50 ushtarë grekë të vrarë e të plagosur, se morali i tyre atë ditë ishte ulur tepër dhe se vazhdimisht, ishin nën kërcënimin e eprorëve”.
Nga armiqtë e vrarë, 26 prej tyre mbetën në tokën shqiptare. Të nesërmen, “më 14 gusht 1949, në orën 07.30, monarko-fashistët grekë, me Brigadën e 41, të Divizionit të 9-të, e mbështetur me një regjiment artilerie dhe një skuadrilje aeroplanësh “Spitfirë”, vazhduan sulmet e tyre kundër Shqipërisë, në drejtim të piramidave I-30 dhe I-31, sektori i Bilishtit. Gjatë kësaj dite, armiku ka hedhur më shumë se 2.000 predha artilerie në tokën shqiptare, në katundet Trestenik, Kapshticë e Cangonj-Devoll si dhe në qytetin e Bilishtit. Nga goditjet e artilerisë, mbetën 5 civilë të vrarë dhe u shkaktuan dëme materiale në disa shtëpi të katundeve të mësipërme”. Trupat ushtarake greke, tentuan përsëri për të rimarrë lartësinë e Malit Palik. Por, forcat shqiptare i kundër goditën dhe i detyruan të kthehen në pozitat e tyre të mëparshme, (d.m.th. në territorin e tyre) dhe të rivendosin situatën normale, në vijën e kufirit.
“Gjatë luftimeve të 13 dhe 14 gushtit 1949, humbjet e forcave ushtarake greke, arritën në 200 të vrarë dhe 250 të plagosur. Vetëm më 14 gusht, gjatë tërheqjes, trupat ushtarake greke lanë në tokën shqiptare 60 të vrarë. Ndërsa nga ana e forcave shqiptare, gjatë datave 12, 13 dhe 14 të këtij muaji, ranë duke luftuar për mbrojtjen e kufijve, 29 vetë dhe u plagosën 127 të tjerë”. “Qysh prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, Forcat e Kufirit Shqiptar, gjatë luftimeve kundër monarko-fashistëve grekë, i kanë shkaktuar armikut mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë, u kapën rob”, theksohet në komunikatën operative të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, të datës 15 gusht 1949. Me tej, në të theksohet se “më 25 gusht ata (d.m.th. grekët) sulmuan edhe një herë në sektorin e Vidohovës, duke u mbështetur nga 3 tanke, si dhe një herë tjetër më 29 gusht. Por, më në fund, monarko-fashistët u detyruan të heqin dorë nga kjo aventurë që ju kushtoi shumë shtrenjtë”.
Ndërkohë që monarko-fashistët grekë vazhdonin provokacionet e tyre në kufirin e Jugut edhe në sektorët e kufirit të Shqipërisë me Jugosllavinë, u kryen 10 provokacione të llojeve të ndryshme, si në Peshkopi, Tropojë e Shkodër. Këto provokacione kishin të bënin kryesisht si edhe më parë me: kalime ilegale të kufirit nga ushtarakët jugosllave dhe futje të tyre në thellësi të territorit shqiptar, me hapje zjarri (duke bërë qitje) me armë të ndryshme nga territori jugosllav, mbi banorët dhe patrullat kufitare shqiptare; hedhje brenda territorit shqiptar të materialeve propagandistike subversive; kryerje sulmesh të armatosura kundër ushtarakëve shqiptarë, etj. Në të gjitha këto raste, qëndrimi i vendosur dhe korrekt i forcave kufitare shqiptare, i detyroi ushtarakët jugosllavë, të tërhiqeshin pa pretendime në territorin e tyre.
Disa përfundime për ngjarjet e gushtit 1949, në kufirin Jugor të Shqipërisë
Duke analizuar ngjarjet e ndodhura gjatë muajit gusht 1949, në kufirin Jugor të Shqipërisë, arrijmë në përfundimin se; çdo gjë fliste qartë që kësaj here nuk ishte fjala për provokacione të thjeshta, si ato të 5 viteve më parë. Këtë herë mendohej për diçka më serioze. Duke e nisur punën se gjoja kërkohej vetëm që përmes tokës shqiptare, t`u merreshin krahët forcave partizane greke, që ishin në Gramoz e Vici, ata mendonin të fillonin një agresion të hapur për të realizuar me anë të armëve ëndrrën e vjetër greke; marrjen e “Epirit të Veriut”. Forcat e Kufirit Shqiptar në bashkëveprim me Forcat e Armatosura, si dhe të mbështetura nga banorët e zonës kufitare dhe gjithë populli shqiptar, luftuan vendosmërisht kundër monarko-fashistëve grekë dhe mbrojtën me heroizëm kufirin shtetëror të RPSH-së. “… kur efektivi i postës kufitare të Vidohovës-Devoll, u përlesh me monarko-fashistët grek, populli i zonës shfaqi dëshirën të shkonte të luftonte me armë në dorë së bashku me të. Fshatarët, aty, qenë të parët që ju çuan kufitarëve ujë e bukë në pozicione
“…Kur kufitarët e Ponçares-Devoll, ishin në gatishmëri në pritje te provokacioneve greke dhe bënin punime xheniere, 40 burra të armatosur nga fshati Menkulas-Devoll, u gjendën në vijën e kufirit, përkrah tyre…! Të rinjtë e të rejat e fshatit Kapshticë-Devoll, me kafshët e tyre siguruan transportin e materialeve luftarake dhe ushqimeve për në llogore si dhe ndihmuan me vegla pune e pajisje të tjera, për ndërtimin e pozicioneve…! Kur fshatrave të Bozhigradit e Trestenikut-Devoll ju kërkua që për rrethanat e luftës të largoheshin përkohësisht në thellësi, ata kërkuan që të tërhiqen vetëm gratë e fëmijët, ndërsa të tjerët këmbëngulnin për t`u bashkuar në front me kufitarët”. Nga ana tjetër i gjithë populli shqiptar qëndronte i fortë, i patrembur dhe gati për të marrë armët në dorë, për të mbrojtur vendin. Partizanë të vjetër, patriotë, punëtorë, fshatarë, të rinj e gra, i dërguan letra Komitetit Qendror të Partisë së Punës dhe Qeverisë, që të lejoheshin të shkonin në kufi për të mbrojtur atdheun.
Përballimi me sukses i këtyre provokacioneve, ishte një përvojë e re për Forcat e Kufirit Shqiptar, të cilat ditën të kalojnë më së miri nga sistemi i ruajtjes në atë të mbrojtjes së kufirit shtetëror dhe të fitojnë ndaj një kundërshtari superior në forca e në teknikë luftarake. Organizimi dhe kryerja e veprimeve luftarake të suksesshme, nxori në pah jo vetëm heroizmin e ushtarëve, nënoficerëve e oficerëve, por edhe aftësitë drejtuese e komanduese të kuadrove të cilët ditën të analizojnë e vlerësojnë me sukses çdo situatë luftarake, të krijuar gjatë provokacioneve dhe të marrin e zbatojnë vendime të drejta për arritjen e sukseseve në çdo kundërsulm ndaj monarko-fashistëve greke. Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve me repartet e njësitë e Ushtrisë Shqiptare si dhe me strukturat e tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjitha situatat luftarake për mbrojtjen e kufirit shtetëror, ishte tepër i domosdoshëm dhe një nga faktorët vendimtare për arritjen e suksesit. Provokacionet e fqinjëve në kufirin me Shqipërinë vazhduan edhe gjatë vitit 1950./ Memorie.al
Lini një Përgjigje