
Construction is a generally dynamic economic activity with a significant contribution to the economic production of countries.
Urban population concentration; Unbridled architectural fantasy and increased demands of individuals, businesses and governments for construction industry products has transformed the construction sector into a coveted investment sector and at the same time the sector from which great and powerful businessmen are produced. Combined with architectural projects, this sector has managed to give us the magnificent beauty of objects or cities in the world, turning into pride for the architect and builder, as well as architectural and touristic value for the country.
In Albania, coveted because of the high rates of profit, the high demand that appeared in the country after the 1990s for construction work, the construction sector has been accompanied by a lot of media talk and is rather attached to a negative image.
The more floors and construction costs rise, the more this public perception is reinforced.
The profile of the negative, which has been covered without distinction by the entire construction sector and builders in Albania, has been increased for several years with open public accusations of corruption and money laundering, both with the source of illegal traffic money and the money earned. with corruption or through fiscal evasion.
Meanwhile, few are dealing with the problems of the sector and making the necessary filters between the engineer and business builder and the client builder.
Fewer and fewer names of builders (owners, engineers and architects) who were involved in this sector after the 90s are being mentioned today, giving way to a small number of clientelistic names, who have already been separated in the media rhetoric as members of the yards of the heads of politics and become empowered with the power of the realtor and the bargainer between these political courts.
All this negative image at first glance seems to be very close to the truth. But the cause-effect analysis that takes place in this case for the public has deliberately replaced the cause with the effect.
The public in Albania sees the consequence: cities and extra-urban territories that are being concreted without criteria; reduction of public and green spaces, destroying nature and history; extremely high prices, sometimes out of logic, which at the same time are not accompanied by quality; violent robbery or fraud of land, building architecturally unpleasant objects and often in violation of building permits; mistreatment of workers, employing them illegally.
The sector has even had its own costs in human lives, starting from cases of accidents at work for employees, up to builders. In other words, it seems as if the entire construction sector, as well as builders or property developers, are "pulling the nose" on the Albanian state, society and economy.
Nuk mohohet që sot pasojat negative të aktivitetit ndërtimor janë mjaft të ndjeshme. Por a është shkaku kryesor ndërtimi dhe ndërtuesi? Sigurisht që do të donim të kishim ndërtues e biznesmenë të përkorë, që më shumë mendojnë për ambientin, për shoqërinë, për cilësinë e jetës, për të ardhmen, duke i peshuar këto më tepër sesa qëllimi për të cilin kryhet një aktivitet biznesi. Por kjo nuk ndodh dhe nuk ka argument ekonomik të ndodhë.
Prandaj një shoqëri krijon e zbaton ligje e rregulla, që të mbrojë veten dhe të ekuilibrojë objektivat fitim / përfitim. Të supozojmë se do të ekzistonte një ndërtues i tillë i përkorë.
Pyetja që shtrohet në këtë rast është a do të mbijetonte ai në tregun shqiptar me rregullat e lojës që u vendosën në terren krejt të ndryshëm nga çfarë mund të parashikojnë ligjet? Prandaj pa frikë mund të themi se në këtë aspekt, duket se prej kohësh shigjeta anatemimit ka humbur shënjestrën e saktë.
Nuk duhet të implikojmë në çdo rast anatemimi ndërtuesit seriozë.
Mjaft syresh e ushtrojnë veprimtarinë e tyre konform rregullave të tregut dhe kornizës ligjore dhe me shumë vështirësi për të mos cenuar integritetin e tyre, pavarësisht se po e gjejë veten gjithmonë e më shumë të kaluar në periferi të punëve ndërtimore si në aspektin territorial, ashtu edhe në aspektin e përmasave të projekteve.
Për ta analizuar qartësisht këtë situatë duhet të dallohet mirë shkaku dhe pasoja, shkaktari dhe ai që e pëson. Dhe ja pse:
Perceptimi – Ndërtuesit korruptojnë! Patjetër që në procesi i prokurimeve publike, i dhënies së lejeve të ndërtimit, i ndërtimit në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit, i miratimit të lejeve të shfrytëzimit shoqërohet ka rate që shoqërohet edhe me korrupsion (shqip: pagesa të parave nën dorë).
Duhet bërë dallimi se cilët mund të veprojë jo në përputhje me rregullat. Dhe shtrohet pyetja: kujt i jepen të tilla pagesa? Askujt tjetër, përveç zyrtarit të shtetit.
Perceptimi – Ndërtuesit grabisin prona publike dhe private! Përsëri mund të themi që po kanë ndodhur të tilla raste. U është vënë syri trojeve publike e private dhe mbi to është ndërtuar. Me leje të kujt? Të askujt tjetër, përveç zyrtarit të shtetit.
Perceptimi – Ndërtuesit janë makutër për fitime! Shpeshherë punësimi në të zezë, mungesa apo mosrespektimi i kushteve teknike kanë krijuar rreziqe për jetën; po ashtu importimi i lëndëve të para ndërtimore jo cilësore apo me raste edhe të rrezikshme. Cilësia e punimeve në jo pak raste është jo e mirë. Më e dukshme kjo është në punimet publike.
Nga ana tjetër, të mbështetur dhe nga një kërkesë në rritje, çmimet e larta të ndërtesave apo kostot e larta të punimeve në ndërtim dukshëm janë një deformim i kërkesë / ofertës, si dhe mbështetja me mekanizma shtetërorë, si çmimet e referencës apo përqendrimi i lejeve të ndërtimit, kanë çuar në norma të larta fitimi.
Dhe kush ka neglizhuar praninë e këtij deformimi kosto / çmim / përfitim në këtë sektor ekonomie? Si gjithnjë zyrtari i shtetit.
Mjafton një referencë e thjeshtë mbi mënyrën sesi aplikohet TVSH në sektorin e ndërtimit, jo mbi çmimin e shitjes, por mbi një tregues kostoje për të kuptuar që mekanizmi në fakt favorizon grupin e ndërtuesve klientelistë të preferuar për të kryer aktivitet në ato zona e projekte ku çmimi është i lartë, pra duke rënduar më tepër me barrë fiskale ata ndërtues që angazhohen në punë më modeste.
Perceptimi – Ndërtuesit pastrojnë para! Një pjesë e aktivitetit ndërtimor në forma të ndryshme edhe financohet nga para me origjinë të dyshimtë. Kanali i pastrimit të parasë lehtësohet edhe nga skema me parablerje që u instalua që në fillim në Shqipëri në blerje pronash rezidenciale dhe përdorimin edhe të parapagimit për punimet publike.
Një skemë e tillë vijon krijoi mundësi që operatorë pa kapitale apo që nuk arrijnë të demonstrojnë se kanë kapacitete për të gjetur financime të mjaftueshme për të kryer punë të mëdha ndërtimore. Edhe projekte të paraqitura si investime të huaja strategjike në bregdet po reklamojnë pikërisht këtë skemë parablerjeje.
Mbi të gjitha tolerohen transaksionet në para në dorë e jashtë kanaleve formale bankare në shuma të konsiderueshme. A mund të fajësohet vetëm ndërtuesit për skema të tilla të qarkullimit të kapitaleve? Sigurisht jo, kur shteti ka një ushtri zyrtarësh dhe institucionesh që duhet të ndjekin paranë dhe të imponojnë zbatim rigoroz të përcaktimeve ligjore.
Perceptimi – Ndërtuesit dëmtojë ambientin, cilësinë e jetës dhe historinë! Po ka ndodhur të dëmtohet ambienti që nga shfrytëzimi pa kriter i zhavorrit të lumenjve e guroreve, tek sipërfaqja mbi të cilën ndërtohet, te shkatërrimi i lulishteve, shkatërrimi i objekteve historike të largëta e të afërta, e deri te lartësitë, ngjeshja e ndërtimeve dhe mosruajtja e distancave, me arkitektura nga më të përçudnuarat.
Nuk ka nevojë të shëtisësh shumë në Shqipëri të rrokësh dëmin e shkaktuar.
Mjafton një ecje 10-minutëshe në qendër të Tiranës. Askush nuk e detyroi pushtetin në Shqipëri të përqafonte projektin e quajtur francez për qendrën e Tiranës. Përkundrazi!
Po bëhet më se e qartë se me vetëdije u zgjodh ai projekt që po zhbën gjithë fizionominë historike të Tiranës në këmbim të një qyteti të ardhshëm joestetik dhe pervers nga pikëpamja e arkitekturës dhe funksionalitetit. Kush e ka lejuar gjithë këtë katrahurë? Askush tjetër, përveç zyrtarit të shtetit.
Por sektori i ndërtimit nuk është i tëri dhe vetëm “personazh negativ”. Sektori i ndërtimit në këto vite ka qenë motori kryesor i rritjes ekonomike në vend, që ka siguruar punësim, që mbështet një zinxhir të tërë aktivitetesh të tjera ekonomike dhe sigurisht që ka kontribuar në të ardhurat e buxhetit.
Prej tij janë prodhuar edhe të pasurit, madje të pasuruar me shpejtësi, që kanë shtrirë aktivitetin investues edhe përtej ndërtimit. Qëllimisht retorika për publikun fokusohet në “ndërtimin” e një imazhi të keq për sektorin e ndërtimit.
Në këtë mënyrë zhduket nga radarët publikë shkaku kryesor i pasojave të dëmshme në vite nga ky sektor, që është politika e ngritur mbi korrupsion e keqbërje.
Kjo politikë, me sistemin e ndërtuar, detyron që për të mbijetuar t’i nënshtrohesh kësaj skeme keqbërjeje. Nuk ka asnjë moment të vendimmarrjes për këtë sektor ku nuk janë të pranishëm zyrtarët e shtetit.
Retorika më e fundit për kullat që ndërtohen pas TOB-it në Tiranë, nxori në pah një aspekt edhe më përçudnues të kësaj propagande: pushteti politik në fuqi duhet ta krijojë dhe ta mbajë korrupsionin vetëm brenda oborrit të vet.
Deri këtu ka evoluar perversiteti i militanizmit pushtetor, që këtë herë i bëri thirrje hapur instinktit të luftës së klasave që duhet të zhvillohet e pakompromis edhe në ekonomi.
Now the corruption of the market and the creation of "clientelistic builders" by government policy, seems to be entering a "new phase", the phase of absolute concentration, where no economic good should come out of the court of power.
Propaganda is saying this openly. Therefore, for every tower that is being raised, the problem for propaganda lies in the fact of which political yard the builder is from or how many shares the builder, who is called the opposition, has in such projects.
Meanwhile, the concrete towers will continue to rise without stopping. But those towers are only for "us" in power and for those who are "ours". There can be no more economy "in the hands of enemies". The real problem that begins and ends with the official who approves everything is left in oblivion./Monitor
Lini një Përgjigje