TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-07-09 14:16:00

Detaje nga krimi i rëndë në Shkodër/ Burri vret me çifte bashkëshorten pranë banesës, zbardhen identitetet

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga krimi i rëndë në Shkodër/ Burri vret me
Pamje nga vendngjarja

Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e sotme në qytet, ku një grua humbi jetën pasi dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, rreth orës 13:30, në lagjen "Mark Lula", 62-vjeçari Shtjefën Ziçi dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje, arrestuan autorin e dyshuar dhe e shoqëruan në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

55-vjeçarja dyshohet se është qëlluar për vdekje në ambientin e jashtëm të banesës, pranë derës së shtëpisë. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin persona të tjerë në rrugë. Banorët e zonës kanë deklaruar se dëgjuan të shtëna me armë zjarri, por fillimisht nuk u kushtuan rëndësi.

Uniformat blu sekuestruan armën e gjahut që dyshohet se u përdor në krim, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

"Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje