TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2025-11-12 18:22:38

LaCivita i ‘gris’ xhepat PD-së, Flamur Noka mesazh deputetëve: Paguani 100 euro, na duhen për partinë

Shkruar nga Pamfleti

LaCivita i ‘gris’ xhepat PD-së, Flamur Noka mesazh

Duke pasur parasysh shumat e mëdha të parave që PD-ja ka paguar për Chris LaCivitan dhe lobimet e Berishës në Uashington, ‘falimentimi’ ishte thjeshtë çështje kohe...

Partia Demokratike përveç krizës së brendshme lidhur me lidershipin dhe humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, duket se po përballet edhe me krizë financiare. Në një mesazh të brendshëm që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u ka dërguar deputetëve të grupit parlamentar demokrat, që të japin një kontribut mujor financiar për partinë.

Sipas burimeve të sguruar nga “GazetaTema”, Noka kishte kërkuar fillimisht që shuma të dorëzohej “cash” në sekretarinë e tij, por kjo mënyrë është kundërshtuar nga një pjesë e deputetëve që kanë ngritur dyshime mbi mënyrën e administrimit të fondeve.

Pas kësaj, është vendosur hapja e një llogarie bankare zyrtare në emër të Partisë Demokratike, ku çdo deputet duhet të derdhë 100 euro (10 mijë lekë të reja) në muaj si “kuotizacion” për mbështetjen e partisë.

“Sipas vendimit nr. 81 të Kryesisë, të gjithë deputetët e PDSH duhet të japin kuotizacionin mujor me vlerë 10,000 lekë të reja në muaj në llogarinë e dedikuar vetëm për këtë qëllim, detajet e së cilës janë (të dhënat e Bankës etj.)”, thuhet në mesazhin e Nokës drejtuar deputetëve të PD-së.

Duke pasur parasysh shumat e mëdha të parave që PD-ja ka paguar për Chris LaCivitan dhe lobimet e Berishës në Uashington, ‘falimentimi’ ishte thjeshtë çështje kohe.

Lini një Përgjigje