TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-07-07 20:36:00

Protestuesi i drejtohet Ramës: Je e keqja e Shqipërisë, largohu!

Shkruar nga Pamfleti
Protestuesi i drejtohet Ramës: Je e keqja e Shqipërisë, largohu!
Altin Hila

Protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë përsëritur edhe një herë kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës, fjalën e mori edhe Altin Hila, i cili iu drejtua kryeministrit me thirrje për t'u larguar nga detyra dhe për të ndalur, sipas tij, gjuhën fyese ndaj qytetarëve.

Në fjalën e tij, Hila tha se protesta zhvillohet në emër të fëmijëve dhe të ardhmes së tyre, ndërsa u bëri thirrje mësuesve, drejtuesve të institucioneve arsimore dhe gjithë shoqërisë që të bashkohen në mbështetje të kauzës.

"Rama duhet të japë dorëheqjen. Mësues, drejtorë, ngrihuni për fëmijët. E gjithë shoqëria shqiptare duhet të protestojë për fëmijët tanë. Je 60 vjeç, hap krahun dhe lër të rinjtë të ecin përpara", u shpreh Hila.

Gjatë fjalës së tij, ai kritikoi gjithashtu gjuhën e përdorur në debatet publike dhe deklaroi se, sipas tij, fëmijët po ndikohen nga klima e tensionuar dhe ofendimet që dëgjohen në diskursin politik.

altin hila protesta

Lini një Përgjigje