TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2026-04-20 07:39:00

Reflections of a renowned researcher from the US: Bedri Spahiu was the most ardent communist activist in the Gjirokastra region

Shkruar nga Pamfleti

Reflections of a renowned researcher from the US: Bedri Spahiu was the most

I consider myself lucky that as soon as we set foot on this blessed land of America, we immediately met and quickly became friends with one of the most distinguished personalities of our nation, His Grace, Baba Rexheb. We could hardly wait for the weekend to spend with him, his sister, Aunt Zeynep, as well as all of Baba's friends and well-wishers who came to meet him, to mourn his loss or even to serve him, as well as the Tekke. But the weekends were very far apart, they were separated by seven days, and only when the phone rang in the middle of the week and Baba's loving voice said to us... where have you been, my sons? Come on, we miss you. And the next day, as soon as we got off work, we went straight to the Tekke! I remember those times that will never come back and honestly my vision is blurred from tears and I can't see the computer screen well as I try to write these memories. The only thing that comforts me is the fact that every time I was with Dad, I tried and used the time that persistently passed, and I didn't leave a problem without discussing it with him, even when Dad's bedtime passed, which he respected fanatically.

I remember one of my first meetings with Baba Rexhebi, after I kissed his hand and hugged him, he asked me: I have great respect for your late father and I especially admire him for the determination and courage with which he ended his life, despite the fact that I do not want to judge his actions. Do you believe in God? I told him that I was a believer. Baba Rexhebi looked me deeply in the eyes and replied: Since you have not been touched by religious faith, as unfortunately your entire generation, how is it possible that you have this belief? I replied that initially it was probably the influence of the conductor between my father and his friends Hafëz Ali Korça, Patër Anton Harapi, Sheh Ali Pazari, Dom Lazër Shantoja, Iriné Banushi, etc., where the topic of faith in God was very frequently present, which aroused my curiosity to expand the circle of my knowledge.

Then, over the years, the treatment meted out to the nation's most prominent clerics by shooting, imprisoning, and interning them, as well as the official violent stance against religious institutions, were undoubtedly actions that strengthened my inner revolt and ultimately pushed me towards faith in God. Add to this events throughout my own life, which I have not known how to explain otherwise, except that with the intervention of God's hand, my faith came to be strengthened. As I looked into Baba Rexheb's eyes, I saw that he was pleased with the answer I gave him, he closed his eyes for a moment, raised his hand to his chin (a movement that was his usual), and as if he were not addressing me, he more or less said;

“Gjatë historisë është dokumentuar se kategoria më e vuajtur kanë qenë besimtarët sepse ata, duke u besuar prijësve të tyre, me vetëmohim të ndërgjegjshëm janë flijuar dhe jo gjithmonë për kauzë të drejtë…kurse agnostikët gjithmonë janë munduar të gjejnë edhe një anë të kundërtë…ndërsa njerëzit me karizëm, për mirë apo për keq, vazhdimisht kanë sunduar, në një kohë që anonimati është përdorur si mish për top”! Mbas këtyre konsideratave Babai heshti. I hapi sytë dhe më tha: “Më fute në mendime të thella tek më the se je besimtar dhe u detyrova të shtjelloj këto saktësime sepse për popullin shqiptar, nën dhunën komuniste, nuk kish më kategori shoqërore, e kishin bërë të gjithin anonimat”!

Kujtoj gjithashtu…! Jo. Nuk do të vazhdoj përgjatë kësaj hullie vetëm me kujtime e pa konsiderata dhe krahasime. Të më falë lexuesi, por do të mundohem të përcaktoj disa kritere, mbështetur në të cilët pastaj do t’a kemi më kollaj t’a kuptojmë në mënyrë të ndërsjelltë thellësinë e mendimeve filozofike të Baba Rexhebit si njeri, si fetar e, ç’është edhe më e vështirë, si mistik. Kalimi i kohës njerëzimin e ka ballafaquar, pa as më të voglën mëdyshje, me zgjerim horizonti lidhur me përvojat e kaluara. Ky fakt si rrjedhojë, ka çuar në mënyrë të pashmangshme në kërkim përgjigjesh gjithmonë e më të ndërlikuara ndaj pyetjesh që edhe vetë, me kalimin e kohës sa më shumë ka përparuar shkenca, aq më të pakapshme janë bërë.

Në këtë kontekst vetë koha, si përfytyrim në vetvete (nocion), është shumë relative. Një të mituri koncepti kohë, nuk i thotë asgjë. Adoleshentët mezi ç’presin të moshohen. Që nga mosha e pjekurisë e përgjatë gjithë viteve aktive të njeriut, ky i fundit kujton se kohën e ka gjithmonë dhe vazhdimisht nga ana e tij. E pastaj vjen edhe zhvlerësimi i saj bashkë me pleqërinë, ku njeriu zakonisht i shtyn ditët. Në këtë çast logjika racionale hyn në valle edhe pyet: këto kategori njerëzish për të njëjtin proçes flasin? Ky këndvështrim ndaj konceptit kohë, tregon se si pohimet në jetë duhen konsiderua shumë relative dhe njeriu i mençur nuk duhet të bjerë në pozitat  e pohimeve kategorike. I referohemi tashti edhe një shembulli konkret. Një gënjeshtër, kurdoherë që të jetë thëmë, vazhdon të mbetet e tillë. Kurse një e vërtetë, jo e pohuar në kohë…nuk ka më vlerë! Nisur tashti nga ky kusht paraprak që fare përciptas e trajtuam, kuptohet se sa të shumëllojshme vijnë e bëhen pastaj pyetjet rreth paraqitjes sa të ndërlikuar, shumëplanëshe e po aq edhe  misterioze, që lidhen me vetë frymorët në përgjithësi e pastaj qeniet njerëzore në veçanti…me kalimin e kohës!

Që në thellësinë e kohëve, duke e ndier nevojën e dhënies shpjegimeve pyetjeve nga më të ndryshmet, lindën besimet, ku besimtarët gjenin mbështetjen ato që u thoshte ose u shpjegonte udhëheqësi i besimit. Në vazhdim, teksa filluan e të ndërlikohen pyetjet rreth ekzistencës si edhe vdekjes, ato u bënë besime fetare e dora dorës, nga besimi në shumë zotër, u arrit në monoteizëm, (besimi në një Zot). Përgjatë shekujve besimet e ndryshme fetare fituan autoritet të madh. Në vijim shkaktuan beteja si edhe luftëra, por nga ana tjetër edhe kanë ndihmuar kategori të ndryshme njerëzish. Historia dëshmon gjithashtu se këto luftëra përmbysën jo rrallë mbretëri ose edhe himnizuan përgjatë tyre, njerëz pa asnjë vlerë. Ky është realiteti. Po në parim, nga këndvështrimi filozofik, cili është shërbimi që i bëjnë njerëzimit besimet fetare në Zotin? Qëllimi si edhe misioni i lartë i tyre është tu gjendeshin mbështetje shpirtërore besimtarëve kur ata kanë nevojë, e t’i ndihmojnë ata përgjatë jetës së tyre.

Nuk ka dyshim se ka pyetje të cilave është tejet e vështirë t’u gjendet përgjigje si lidhur me prejardhjen e jetës në tokë, gjithashtu edhe sa i takon se ç’ngjet mbas vdekjes personit. Në këtë rast konkret besimet fetare ndihmojnë lidhur me përgjigjet, por vetë qëllimi i besimeve fetare nuk është gjetja e përgjigjes pyetjes se cila është e vërteta absolute. Ndryshe qëndron puna me shkencën. Ajo pikësynim të sajin ka të vërtetën objektive. Mirëpo me përparimet e jashtëzakonshme të saj, gjithmonë e më i largët, i pakapshëm dhe i ndërlikuar vjen e bëhet ky pikësynim, veçanërisht lidhur me shoqërinë njerëzore, filozofinë si dhe besimet fetare. Të pafund si edhe tejet të ndërlikuar janë fenomenet e shoqërisë njerëzore si edhe të jetës personale. Në to jo vetëm që ndërthuren shumë përbërës. Por këta vetë paraqiten në trajta edhe shfaqje jashtëzakonisht të shumëllojshme. Që nga ky çast fillon edhe çalimi i shkencës. Kjo sepse vetë ata që i studiojnë fenomenet janë të detyruar që informacionin, për t’iu nënshtruar analizës, t’a bëjnë selektiv. Kjo do të thotë që në kohë të caktuar, disa parametra ose disa modele, (që nuk dihet se sa saktësisht i ngjajnë objektit për t’u studiuar), t’i nënshtrohen vrojtimit.

Që këtej rrjedh që teoritë e dala nga këto vrojtime, nuk mund të jenë të themelta as si rregull i përgjithshëm, dhe aq më pak të zbatueshme kurdoherë, në kohë. Kështu pra logjikisht, vrojtimet selektive, çojnë në interpretime edhe ato vetë, subjektive. Kësisoj filozofinë herë e kanë radhitur krahas besimeve fetare e herë e kanë njësuar me shkencën. Nisur nga kjo paraqitje krejtësisht e shkurtër, mendoj se ndonëse në mënyrë shumë sipërfaqësore, qartësohen diçka idetë se si interpretime të gabuara të dhënash e çuan njerëzimin në kohë të ndryshme të bjerë në hone të thella e me efekte mbrapa-vepruese mbase edhe për shekuj të tërë. Mjaft të përmendim se ç’u bë dhe si u veprua përgjatë periudhës Inkuizicionit të Shenjtë (i ashtuquajtur i tillë), ose shtrirjes së eksperimentit komunizëm zbatuar në shumë shtete të botës.

E ngushtojmë tashti rrethin e problemit për t’u trajtuar. Sa më të largëta në kohë të jenë të dhënat që merren nga historia e shkruar, (pa le kur flitet për parahistori), është e qartë se aq më relative e të pasakta janë përfundimet e nxjerra. Nga ana tjetër, sa më të mëdha zbulimet shkencore, aq më i madh dhe i shtrirë në hapësirë kontakti me të panjohurat. Pra shkenca, sa më shumë që përparon edhe zhvillohet, me aq më shumë të panjohura e probleme që kërkojnë shpjegime përballet. E ky pohim, i sintetizuar, merr trajtë karakteri filozofik kur një fizikant bashkëkohës anglez pohon se, për t’a ulur në pozicion të caktuar mbi sipërfaqen e hënës raketën kozmike, duhen ndërhyrje për ndryshim drejtimi përgjatë trajektores së saj.

E në rastin konkret kemi të bëjmë me vetëm tre trupa qiellorë në lëvizje të njëkohshme: toka, hëna edhe raketa kozmike. E pra kur në këtë rast duhet medoemos ndërhyrja  e një shkencëtari (regjisor), i cili që nga toka e drejton programin e t’a korrektojë trajektoren, a mund të mendohet se me këtë marramendje trupash qiellorë që janë njëkohësisht në lëvizje sinkrone, kjo harmoni të mos ketë nevojë për një regjisor madhor? Pikërisht i përballuar me këtë pafuqi të mendjes njerëzore, fizikanti anglez detyrohet e pohon se heq dorë nga ateizma, të cilën për parandej e mbronte me ekzaltim, dhe kthehet në besimtar të një Zoti drejtues madhor të gjithësisë. Ky transformimi këtij njeriu nga mosbesues në Zotin në një besimtar me bindje të themelta, na jep krah të vazhdojmë kësodore, në hullinë e arsyetimeve tona. Huazojmë tashti një pohim nga filozofia e që është sa më pranisë së vërtetës që përjetojmë. Ajo pohon se njerëzit grupohen, në vija të trasha,në besimtarë, besimtarë sa kohë që u sillen prova të kapshme edhe bindëse (sipas tyre) lidhur me paqartësitë që kanë sa i takon Krijuesit të Gjithësisë, të lëkundur, si dhe jobesimtarë. (Më tutje kemi për të parë se cilat janë kategoritë e njerëzve sipas filozofisë mistike).

Ecim tashti përgjatë shtegut që u munduam të përvijojmë, duke treguar të gjitha vështirësitë që ndeshen lidhur me pasaktësitë që rrjedhin nga analiza selektive, dhe fillojmë e ngushtojmë rrethin e përcaktimeve që përfundimet ‘i kemi sa më të përafërta me realitetin objektiv. Nisur nga ky parakusht, si kategori e përzgjedhur për t’iu drejtuar, marrim bashkësinë njerëzore nga e cila kemi përjashtuar jobesimtarët. Edhe ata janë më se të mirëseardhur t’a ndjekin linjën e arsyetimeve tona, por kur të kenë filluar të bëhen të lëkundur pra, të kenë lënë më një anë paragjykimet negative. Në këtë çast tashti kërkojmë ndihmë dhe sjellim në skenë mistikun dhe mendimtarin e thellë të Mistikës Bektashiane, Baba Rexhebin. Shoh menjëherë se si të lëkundurit (skeptikët) janë gati të thonë…përse t’i drejtohemi pikërisht Baba Rexhebit? Përgjigja e ime që kam marrë përsipër t’a trajtoj këtë problem është shumë e thjeshtë: së pari, sepse Baba Rexhebi ka qenë vërtetë një mendimtar shumë i thellë në fushën e filozofisë, në përgjithësi, dhe nga ana tjetër ka qenë edhe një Mjeshtër i Mistikës Islame, siç e ka përcaktuar në veprën e saj profesoresha e Wayne State University, zonja Frances Trix, Duke mësuar me një Mjeshtër Islamik.

Nga ana tjetër, pikërisht për t’iu shmangur subjektivizmit si pasojë e deformimeve që pësojnë faktet nën veprimin e kohës, problemet që do të trajtoj janë kujtime nga diskutime si edhe pikëpamje të Baba Rexhebit, qëmtuar përgjatë qindra orësh diskutimesh të paharruara me të! Pohimet e tij, pastaj dora dorës, do t’i krahasojmë me pohimet si edhe pozicionimet e marra nga dy shenjtorët Padre Pio dhe Nënë Tereza, që të dy bashkëkohës të brezit tonë. Skeptikëve u ve në dukje tashti se si vetë përzgjedhja e këtyre tre personazheve mënjanon sot shumë shmangie nga e vërteta, të cilat mund dhe do të ngjasin përgjatë shekujve të ardhshëm, lidhur me mendimet si edhe bëmat e tyre kur koha, ky faktor i padukshëm por skajshmërisht i lidhur me njerëzimin, do të ndikojë në transformimin e të vërtetave.

E tashti mund të vazhdoj duke kujtuar se si një ditë e pyes Baba Rexhebin dhe i them…se diskutimet e karakterit fetar, lidhur me ekzistencën apo mos ekzistencën e Zotit ishin temat më të përfolura nga njerëzit. Babai qeshi dhe më citoi Konfucin i cili thosh se në natyrë çdo gjë është diçka ndërsa injoranti është asgjë. E pastaj Babai shtoi…për fat të keq bota është e mbushur me injorantë, qofshin ata edhe të shkolluar, të cilët duan të bëjnë interpretime, përgjithësime pa le të arrijnë në përfundime. E vetmja gjë që arrijnë këta mendjeshkurtër është se zhyten thellë e më thellë në kënetën e dyshimeve e pastaj s’dalin dot që andej! Terreni në të cilin ata shkelin me injorancën e tyre, janë ato rërat thithëse e kur e shohin veten  se po  mbyten…shumë prej tyre fillojnë dhe i luten Zotit për mëshirë!

Më ka pasë treguar një mik i imi që ka pasë punuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës e pastaj qe arratisur, se si kur e sollën të plagosur Nako Spirun, komunistin si edhe ateistin e përbetuar, përgjatë orësh të tëra ai s’bënte gjë tjetër veç i drejtohej Zotit t’a mëshironte e t’a shpëtonte…derisa i doli shpirti! E tani ja dhe interpretimi nga këndvështrimi mistik që i bënte tregimit të tij Baba Rexhebi: Injoranca i ka shtyrë në pohime të pavërteta, (në gënjeshtra), e kur kanë dashur t’i rikthehen së vërtetës, jo për bindje të thella po për interesa personale, ajo e vërtetë ishte e jashtëkohëshme e nuk u vlente më! I referohemi tashti mistikut tjetër të madh të cilin biografi  i famshëm Renzo Allegri e cilëson…njëri nga personalitetet fetare më të njohura të botës, mistiku nga më të të mëdhenjtë, e së fundi edhe shenjtori Padre Pio nga Pietrelcina…kurse juristi nga më të dëgjuarit të botës, Bruno Cassinelli thotë kur flet për Padre Pion…Padre Pio është gjeniu i ndjenjave siç ka qenë Giuseppe Garibaldi i aksjoneve e Leonardo da Vinci i intelektit…!

I thonë Padre Pios disa të shkolluar, por injorantë, për  t’a vënë në pozitë të vështirë: E mësove Padre se në portin e Albengës ka ngjarë një tragjedi e madhe? Është mbytur një barkë e madhe e bashkë me të kanë gjetur vdekjen edhe 30 fëmijë! Përse e lejon Zoti, në qoftë se Ai ekziston, këtë  dhimbje të krijesave pa faj? Padreja heshti. Sytë i u veshën nga lotët. Pastaj tha: Një nënë qëndis. Fëmija i saj, i ulur mbi stolin e tij të vogël, sheh vetëm pjesën e pasme të gjergjefit ku e ëma përfton qëndismën: një gërshetim të pakuptim penjsh dhe ngjyrash sheh ai. Po të gjendej fëmija diçka më lart e t’a shihte anën e mbarë të qëndismës, do t’a shihte motivin si edhe ngjyrat e kombinuara të saj. Ne, bijt e mij jemi të ulur mbi stolin e ulët dhe nuk e shohim dot se ç’po qëndis Perëndia!

Ndërsa miku edhe studiuesi i jetës së Nënë Terezë, Dom Lush Gjergji, tregon se kur vendosi t’a pyeste Nënë Terezën lidhur me përkushtimin e Saj  në rrugën e ndihmës më të varfërve nga të varfrit, Ajo qe përgjigjur: Se si më thirri Zoti në këtë rrugë  nuk duhet të të shqetësojë, sepse ajo është diçka ndërmjet Zotit edhe meje: Ҫ’ësntë me rëndësi, është se Zoti e thërret secilin në mënyrë të ndryshme. Ne nuk kemi asnjë meritë. Ajo që është me shumë rëndësi është t’i përgjigjemi me gëzim thirrjes së Tij…! Baba Rexhebi gjithmonë e na e theksonte  se ai lutej për ne, miqtë e tij, por shtonte edhe…! Për ju nuk lutem shumë se ju nuk keni edhe shumë nevojë për lutje Zotit, kurse për njerëzit e këqij lutem më shumë se ata kanë më shumë nevojë e sa më keq që ata të më kenë bërë, aq më shumë lutem për ta! Unë këtë thënie të tij e konsideroja si një pohim që i takonte t’a thoshte Baba Rexhebi për vetë petkun dhe pozitën që kishte. Por shpejt e kuptova se sa kuptim të thellë dhe tamam, mbinjerëzor, kishte kjo thënie kur ajo zbatohej.

Gjatë luftës Bedri Spahiu ishte aktivisti komunist më i zjarrtë në qarkun e Gjirokastrës. Sapo largohej nga një fshat Bedriu ku kishte propaganduar idetë e komunizmit, shkonte Baba Rexhebi dhe me durim dhe bindje i kthente njerëzit nga ana e tij dhe e pikëpamjeve të tija nacionaliste. Kështu që Bedri Spahiu e ndiqte Baba Rexhebin veç t’a zinte e t’a rripte të gjallë. Baba Rexhebi, kur e pa se pushtetin po e merrnin komunistët, me porosinë e Baba Selimit, (murshidi dhe dajua i tij), u largua fillimisht nga Gjirokastra e pastaj edhe nga Shqipëria. Kurse Bedri Spahiu, mbas marrjes së pushtetit nga ana e komunistëve, në fillim qe prokuror i përgjithshëm e vrau e preu sa e si deshi.

Bile në Gjyqin Special qe prokuror e Koçi Xoxe kryetar i gjyqit që dënuan sipas mllefit të akumuluar në gjenet e tyre prej dështakësh, koka të inteligjencës shqiptare. E pas tre vjetësh, në gjyqin e Koçi Xoxes, Bedriu qe prap prokurori që kërkoi pushkatimin e Koçit. Në vazhdim pastaj edhe vetë Bedriun e kalbi burgjeve diktatori paranojak. Por e rëndësishmja është tashti se, me përmbysjen e komunizmit, kishte bërë Bedri Spahiu dhe qe botuar në gazetën “Republika” autokritika publike e tij. I a lexoj Baba Rexhebit. Ai e ndjek leximin me përqendrim të thellë. Kur mbaroi së lexuari mendohet gjatë dhe sikur flet me vete thotë: “… njerëzit kur plaken fillojnë e besojnë në Zotin, pendohen e kërkojnë lehtësim të shpirti nga mëkatet e tyre”.

Kurse Bedriu, ndonëse në moshë të thyer, vazhdoka akoma të gënjejë fare hapur. Shumë i jam lutur Zotit për shpirtin e tij, por e shoh se u dashka të lutem shumë e më shumë akoma për të. Unë, kur e dëgjova këtë pohim, mbeta i shtangur. Atëbotë e kuptova madhështinë e Baba Rexhebit si mistik. Qëmtojmë tashti një ngjarje analoge nga jeta e Padre Pios dhe heqim një paralele mes dy shenjtorëve në fjalë. Urdhri i lëshuar nga Ati Provincial  Bernardo d’Apicella, drejtuar Kuvendit të San Giovanni Rotondos, mban datën 29 gusht 1936. Aty thuhej: Që sot e tutje u ndalohet gjithë besimtarëve civilë të hyjnë në qelën e Padre Pios në Kuvend. Cilido nga priftërinjtë i cili do të shpërndajë jashtë Kuvendit gjëra që i përkasin Padre Pios, ipso facto do të pezullohen a divinis, (automatikisht zhvishen nga rroba kishtare për gjithmonë)…!

Në këtë klimë dyshimesh dhe kufizimesh i shtynte ditët Padre Pio. I referohemi tashti dëshmisë së Padre Agostinos të cilit Padre Pio i kishte pohuar : Mua më mjafton dëshmia e ndërgjegjes së pastër përpara Zotit. Unë mundohem t’a kryej detyrën time duke u bërë të mira shpirtrave e duke i pëlqyer Zotit. E kur e pyet Padre Agostinoja në se e kish sado pak ndjenjën e hakmarrjes ndaj atyre keqdashësve Padre Pio tret shikimin i përhumbur dhe thotë se… kurrë nuk më ka shkuar në mëndje hakmarrja. Jam lutur për ata që më akuzojnë e vazhdoj të lutem për ta. Zotit i jam drejtuar edhe duke i u lutur që në se për t’i sjellë në rrugë të mbarë keqdashësit e mi duhet dënimi me kamxhik, jepmi mua ato goditje me kusht që ata të shpëtohen!

Ky qëndrim i Padre Pios ndaj atyre që me urrejtje të pashembullt e poshtëronin, e godisnin dhe e luftonin, mund të krahasohet vetëm me pozicionimin e Baba Rexhebit, mistikut tjetër matanë Oqeanit! Sa të madhërishëm dhe në sintoni këta qëndrime, njeri i mistikut Islam e tjetri i atij kristian: për armiqtë e tyre dy shenjtorët luten, për ta vuajnë shpirtërisht e për ta i dhurohen Zotit edhe si viktima veç Ai, hasmët e tyre, t’i shpëtojë nga vuajtja e amshueshme!

Po Nënë Tereza, vallë ç’qëndrim ka mbajtur në situata analoge? E kujtoj dhe sa herë që ngjet kjo, më fut në mendime fakti që shkurtimisht do të paraqes. Tregon Dom Lush Gjergji se si Nënë Tereza e kish peng të madh, se donte të vinte në Shqipëri t’a takonte nënën e saj. Nuk ia jepnin vizën e hyrjes në Atdhe. Ndërhyri për këtë punë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Kombeve të Bashkuara, U Thant (1961 – 1971) të cilit i thanë se nuk e lejonin dot të vinte e veshur si murgeshë, me që shteti ynë qe krenar si i vet-shpallur ateist. Por Nënë Tereza e pranoi dhe atë kusht, ndonëse ajo nuk mbante veshje murgeshe, (veshja e Saj ishte ajo e Misionareve të Dashurisë), veç t’a shihte edhe një herë Dranen e saj që e kishte nxjerrë në jetë.

E kur e mësuan se ajo e pranoi edhe atë kusht…prap se prap i a mohuan hyrjen! Dhe Drania ndërroi jetë pa u parë me të bijën së gjalli, Me këtë rast tani po tregoj se ç’më ka pasë thënë me gojën e saj e ndjera Artistja e Popullit, sopranoja Marie (Paluca) Kraja, të cilën e kishin caktuar t’a shoqëronte Nënë Terezën gjatë vizitës kësaj të fundit në Shqipëri, në vitin 1989, kur erdhi edhe vizitoi tashmë varret e nënës dhe motrës së saj, Ages. “E kishin vûe në program që Nâna Terezë të bânte homazhe edhe te vorri i i Enver Hoxhës. E ndjeva veten bajagi ngushtë se si kishte me pritë ajo kyt propozim. Gjithçka pritshëm prej, po që të më thotë se …nuk kam asnjë problem sepse të tâna keniet njerzore e pra edhe komunistat nuk janë gjâ tjetër veçse krijesa të Zotit, kjo ishte gjâja që pritshëm mâ pak prej gojës së saj”.

A ka nevojë të zgjatemi duke e krahasuar qëndrimin e qeverisë shqiptare me sjelljen e Shenjtores? Sjell tashti një kujtim nga bisedat e gjata me Baba Rexhebin i cili hedh dritë mbi sa përshkruan në mënyrë krahasuese më lart. Babai pohonte se… teologjinë njerëzit e mësojnë në shkolla siç mësojnë edhe të gjitha disiplinat e tjera. Kurse mistikën nga teologjia e ndan një hendek i madh; mistika mësohet vetëm duke e përshkuar shtegun e saj. Nga ana tjetër, po t’a shikojmë se si pedagogët e Islamizmit edhe ata të Kristianizmit i shpjegojnë doktrinat e tyre, shohim se ata nisen nga këndvështrimi historik, pra si humanistë. Kurse mistika është kuptimi më i thellë i besimeve!

Based on these explanations of Baba Rexheb, it is understood that mysticism is the deepest meaning of religious beliefs, so it deals much more deeply with the spiritual connection and union with God, avoids the differences between beliefs and, focused as it is on its major objective, makes mystics of different faiths approach each other and walk side by side, regardless of their religious beliefs! While talking one day with Baba Rexheb about different religious beliefs as well as the norms of different religions, a lady jumps in and says: During the year that I lived in Italy, since there was a small Catholic church opposite the house where I lived, I went to church from time to time, prayed to God and lit a candle. Have I committed a sin by acting like this? /  Memorie.al 

Lini një Përgjigje