TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet2024-03-27 13:37:00

Situatë

Shkruar nga Pamfleti

Situatë

Prej mëngjesit të sotëm, Tirana vazhdon të jetë e mbuluar nga pluhuri afrikan duke shkaktuar njëkohësisht edhe temperatura të larta në vlerën mbi 20 gradë Celsius.

Këto grimca të pluhurit saharian, siç shpjegojnë ekspertët, kanë përqëndrim të lartë që prodhon fenomenin me të cilin sot janë përballur qytetarët e kryeqytetit por jo vetëm.

Kjo situatë pritet të vazhdojë deri ditën e enjte, duke u rralluar gradualisht.

Situatë
Tirana sot, 27 Mars 2024

Ky pluhur po shkakton edhe një situatë mbytëse sa i përket temperaturave të larta, pasi shoqërohet me masa të ngrohta ajrore.

Edhe rrethi i Bulqizës është mbuluar një lloj pluhuri ngjyrë e verdhë.

Situatë
Bulqiza sot

Ky pluhur ka turbulluar shikimin, jo vetëm për banorët, por edhe për drejtuesit e automjeteve.

Fenomeni i pluhurit saharian ka prekur edhe vende të tjera të rajonit tonë.

Në Greqi situata është gjithashtu e rënduar nga kjo stuhi pluhuri.

Situatë
Atmosfera mbytëse në Atikë, Athinë nga pluhuri saharian

Rëra e Saharasë ka ngarkuar atmosferën e vendit, duke e bërë të duket si një shkretëtirë me sasi të mëdha pluhuri të verdhë të pezulluar në ajër.Këtë e vëmë re më së miri edhe tek shiu që ka rënë ditët e fundit, ku ka mbuluar automjetet me një shtresë llumi.

Kreta; Ishulli po “mbytet” në pluhurin afrikan 

Situatë
Pamje nga Kreta

Drejtoria e Shëndetit e Kretës ka njoftuar qytetarët të kufizojnë lëvizjet për shkak të situatë së motit të pazakontë ditën e sotme.

pluhuri saharian tirana athina

Lini një Përgjigje