
Pas protestës së gazetarëve dhe dëmtimit të serverave dhe arkivës së televizionit "News 24" nga IKMT, kamionë të mëdhenj me targa private mësyjnë brenda ambienteve të Focus Group pa asnjë lloj autorizimi.
Policia dhe shteti po kalon çdo imagjinatë. Mësohet se, civilë të ndryshëm dhe të paidentifikuar po grabisin pajisjet private dhe çfarë të munden e më pas i ngarkojnë në kamionë.
Gazetarë të "News 24" thonë se po shkulen pajisje të televizionit sikur tenda apo sende të pavlera.

Kujtojmë se, në mesditë IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë, dhembi urën lidhëse dhe dëmtoi kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë arkivën dhe severat e televizionit.
Lini një Përgjigje