
"In every house, my visit will be only for the relief and benefit of the sick, and I will willingly avoid causing harm or error by lies."
This is just a passage from the Oath of Hippocrates, otherwise known as the father of medicine, which has been recited for thousands of years by young doctors entering the profession.
The oath is essentially a promise to use knowledge for the good of people, without harming them and in keeping all confidentiality.
But at the same time it is indicative that the wrong use of knowledge and information in this field can be destructive.
Both of these were clear from the year 460 before the birth of Christ, when Hippocrates also exercised his activity as one of the best doctors in Ancient Greece.
And the second indicator appeared in the confusion that citizens expressed while reading in the media the private conversations of the doctors of the Oncology Hospital, near QSUT, put under investigation for "Abuse of duty".
Dozens of conversations that, according to the Prosecutor's Office of Tirana, revealed an extortion scheme for patients diagnosed with cancer, directing them to private hospitals for the purpose of profit, brought a wide reaction in public opinion, as one of the most influential events during the last months in place.
The communications showed a lack of empathy, confidentiality, use of patient information, who, faced with serious diseases such as types of tumors, trusted their doctors without questioning them.
In this episode, we will clarify the details of the investigations and conversations, not to make the next consumption, nor to do divine justice, but to remember the importance of the duty of the Doctor and the Hippocratic Oath.
The disease of the century, for which continuous efforts are being made to fight it, was turned into a business by the group of doctors and nurses of the Oncology Hospital. When medicine is getting closer and closer to the vaccine against cancer every year, despite the fact that the numbers of fatalities keep increasing, the doctors of the Oncology Center in Tirana saw the disease as a way to get rich. Even thinking about holidays in the Maldives, Thailand or elsewhere. Those who, after God, are seen as the last hope by patients and their relatives, who are ready to take on debt and credit just to live even a few more months, had actually turned into an extortion machine, taking away the point the last of the blood.
What was talked about and tried to be documented with evidence from patients, their relatives and even journalists, about corruption in the health system, came to the fore in an investigative file of the Prosecutor's Office of Tirana, where in fact there is more suffering and pain. than anywhere else. At the Oncology hospital. That place, which was supposed to keep alive the hope of patients and their families, had actually turned into hell.
Chats in a WhatsApp group that were made public proved a veritable scheme of abuse of white shirts, cures and medicines. They witnessed a total lack of empathy on the part of doctors who no longer associate anything with the oath they take at the start of their profession.
The High State Control, in the final performance audit report on the "treatment of tumor diseases" of 2023, has highlighted that during the year 2020-2022, 600 women affected by gynecological cancer were not treated with radiotherapy, as there is no Brachytherapy device. Likewise, the non-operation of the Orthovoltage device, which treats skin cancer, has left another 200 patients affected by melanoma without service. The auditors have found that apart from the lack of these devices, in the Oncology hospital, despite the increase in the number of new cancer cases from year to year, the expenses in the budget for their treatment have not changed.
In Albania, 6,000 new cases of cancer are counted every year, hospitalizations have also increased. Tumor diseases remain the second most common cause of death, accounting for approximately 16% of deaths each year. The most frequently diagnosed tumor diseases in our country are breast, respiratory, gastrointestinal, skin cancer, etc. These categories of tumor diseases together account for almost 40% of all new cases reported annually by the health system. This disease is an individual diagnosis that has a significant impact on patients, but also severely affects the lives of their families.
According to the KLSH report, in Albania there is only one Oncology hospital, near QSUT in Tirana, where all patients suspected and then diagnosed with tumor diseases from regional hospitals from South to North, must go to QSUT for the correct determination of diagnosis and then in the progress of the medication protocol.
KLSH report
Radiotherapy and some chemotherapy services are centralized in the Oncology Hospital at QSUT and are not offered near the country's regional hospitals. Consequently, the centralization of most health services only in Tirana increases the economic costs for patients and their families. The radiotherapy service treats about 90% of patients with tumor diseases, through medical equipment, requiring significant investments for the provision of equipment, as well as their maintenance, in order to enable the necessary treatment of patients and to maximize the benefit from the equipment . For the audit period, it is established that the number of cases treated by the radiotherapy service relies on 4 main devices, of which Brachytherapy is not functional for the entire audit period, while Orthovoltage is not functional since November 2, 2022.
Qeveria do të ndryshojë ligjin për Urdhrin e Mjekut, me qëllim që bluzat e bardha që abuzojnë me pacientët, të mos jenë më pjesë e sistemit shëndetësor. Ministrja e Shëndetësisë dhe ai i Drejtësisë, e deklaruan këtë nismë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Albana Koçiu: Të sjellim në një dimension tjetër ushtrimin e figurës së mjekut dhe infermierit.
Ulsi Manja: Bëhet fjalë për ndryshime ligjore të aspektit administrativ dhe jo ndryshime penale.
Pas Prokurorisë, edhe Qendra Spitalore Universitare “Nëne Tereza” ka nisur një hetim për skandalin tek Onkologjiku. Në përfundim të tij, ministrja e Shëndetësisë paralajmëroi ridimensionim të shërbimit.
Albana Koçiu: Korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik, interesit të çdo qytetari dhe kujtdo që i shkon mendja për të kryer veprime të tilla të turpshme, të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe të infermierit, do marrë atë që meriton.
Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e abuzimit tek Onkologjiku në QSUT. Shtatë mjekë janë nën hetim pasi nuk u ofronin shërbime pacientëve në publik dhe i drejtonin në spitale private. Hetimet treguan gjithashtu se barnat spitalorë për trajtimin e tumoreve shiteshin në farmaci, ndërsa aparatura e kobalto – terapisë në spitalin Onkologjik, nuk u vu në punë prej 3 vitesh.
Gjatë një hetimi në tetor të vitit 2023, Prokuroria e Tiranës, zbuloi se disa medikamente që shiteshin ne farmaci, ishin vetëm për përdorim spitalor, specifikisht në spitalin Onkologjik dhe shërbenin për trajtimin e tumoreve të ndryshme. Kjo gjetje nxiti Prokurorinë të vijojë hetimet me përgjime të bisedave të personave të dyshuar, vëzhgime në terren, por duke bërë edhe blerje me agjentë të infiltruar, duke zbuluar rastet e pacientëve të ndryshëm, të cilëve nuk u jepej trajtimi i duhur mjekësor në shërbimin e Onkologjisë në QSUT dhe qe drejtoheshin në klinika private. Po kështu, me agjentë të infiltruar por edhe me ndihmën e disa qytetarëve që kishin denoncuar abuzimet e mjekëve të spitalit Onkologjik, u dokumentuan raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të dëmtuar.
Sipas përgjimeve, Afrim Ruçi, kryeinfermieri i Onkologjikut, në shumë raste bënte rolin e sekserit dhe shërbente si urë lidhëse mes mjekëve, por dhe farmacive e pacientëve për të siguruar ilaçet e kimioterapisë.
Në dosje theksohet se pasi pacientët merrnin programin e plotë për kurën e tumoreve dhe medikamentet siguroheshin nga shteti, mjekët ndërhynin duke programuar që një pjesë e kurës të blihej jashtë spitalit dhe konkretisht në dy farmaci private. Një nga medikamentet për kimio që duhej blerë në farmaci kushton nga 250 Euro deri në 1500 euro flakoni.
Në komunikime të tjera kuptohet që brenda farmacisë spitalore, mund të shkojë kushdo që është i afërm i një pacienti me kimio ose punonjës i brendshëm dhe kundrejt një shume monetare mund të tërheqë medikament dhe pse nuk është radha e tij për kurim por në listën e pritjes është një person tjetër.
PJESË NGA PËRGJIMET 14.12.2023:
Qytetari: Do vijë një nga Kukësi, ma ndihmo të lutem mi afro çik kimioterapitë. Bëje për hatrin tim.
Ku je ti?
Afrimi Ruçi: Unë jam lart në zyrë.
Qytetari: Mirë ja do vijë lart tek zyra kjo.
Në dosjen hetimore janë marrë edhe dhjetëra dëshmi të pacientëve që ankohen për shkelje. Një rast i tillë, është një paciente nga qyteti i Burrelit e diagnostikuar me tumor, që ishte transferuar në klinikën privat “Megis”, në pronësi të babait të Edmond Gashit. Gjithashtu në këtë klinikë është sugjeruar dhe t’i nënshtrohej kimios por nuk kanë pranuar. Ndërmjetës ka qenë Emiljano Lela Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT. Në rolin e sekserit ai ka bërë pazar për pagesën e operacionit në këtë klinikë, nga 3 mijë euro, do ulej në 2500 pas ndërhyrjes së tij.
Qytetari: Doku si të kam? N.A është nëna e një shokut tim do të marri në telefon. Ma zgjidh pak?
Emiljano Lela: Ca u tha doktori, a mbaruat punë?
Qytetari: Doktori tha duhet bërë operacion sa më shpejt, na dha një çmimin për të bërë operacion, bëhet 3500 euro tha por për Emiljanon 3000.
Emiljano Lela: Ok ishte do e bëjë operacionin, skaner, ka bërë skaner?
Qytetari: Do ta bëjmë edhe skanerin, ja ta provojmë do të shkojmë në Peshkopi të bëjmë atë skanerin e përgjithshëm ta shohim se a ka marrë pjesën e trupit a e ka vetëm aty.
Emiljano Lela : E pra se ajo është e rëndësishme, mos u lodh me harxhu lekë më.
Në një nga bisedat, dy persona te përfshirë në këtë skemë, punonjës të spitalit Onkologjik, bëjnë planet e pushimeve, madje flasin hapur dhe për shifrat që sigurojnë nga ryshfetet përmes operacioneve.
x-Ku i kap pushimet e tjera tani?
y-Këtu e një vit të jemi mirë
x-Shih Tajlandën tani
y-Po pse jo?
x-Hë mo se nuk shkon shumë
1500 euro, 5 operacione, i kap brenda javësh ti, hahah, ca llogarie
y-Kirurg më di ti mua? Ku e ke bërë matematikën ti vëlla? Sa bëjnë 5X5?
x-HAHAHAHA Llogarita 300 euro operacionin, jo 500
y– Po lale po
x-Për i javë bëhesh për Maldive ti atëherë
Në një tjetër episod, Prokuroria e Tiranës, ka zbuluar bisedat mes Emiljano Lelës, dhe Edmon Gashit, ku flasin lidhur me dërgimin e pacientëve tek klinika private, “Megis” .
Kordinatori i spitalit Onkologjik, Emiljano Lela : Po si i merrni lekë ju atij pacientit?
Mjeku, Edmond Gashi: Sdij gjë, jam në sallë.
Emiljano Lela: Po sbëhet kështu se është e dyta herë me nxirmi mua keq. Edmond!
Edmond Gashi: Do e kontrollojmë. Ai është për operacion.
Emiljano Lela: Po unë i thash që është vizita falas.
Edmond Gashi: Do e rregullojmë do e rregulloj doktori thuaj do të të fusi në operacion.
Emiljano Lela: E futja kot sa keq më nxirri.
Pas kësaj bisede me mjekun onkolog Edmond Gashi, Emiljano Lela, i drejtohet pacientit duke i kërkuar ndjesë për ngatërresën, pasi atij i ishin marrë më shumë para.
Emiljano Lela: Më tha të kërkoj ndjesë do t’ia bëj minus tek operacioni se harrova.
Pacienti: Emiljano ai e kishte operacionin 4 milion lekë, 5 e kam më tha po për ju 4.
Emiljano Lela: Shume e ka, po ti hajde të mërkurën dhe e shohim dhe flasim.
Hetimet zbuluan se mjeku onkolog, Edmond Gashi, jo vetëm nuk u ofronte shërbim pacientëve të prekur me tumor në spitalin Onkologjik, por edhe i mashtronte për shërbimet në klinikën e tij private “Megis”. Sipas hetimeve, Edmond Gashi, nuk u ka treguar në asnjë rast pacientëve të klinikës së tij, se aty mund të bënin vetëm skanerat dhe operimet, ndërsa për biopsinë, kimioterapinë apo rrezet për të kuruar pacientët do të duhet të riktheheshin sërish në spitalin shtetëror. Përveç mashtrimit për tu zhvatur para pacientëve të tij, mjeku onkolog Edmon Gashi, kartelat e pacientëve i mbante në zyrën e tij duke thyer rregullat e spitalit që parashikon që të lihen në kartotekat e kirurgjisë. Kjo bëhej në mënyrë që ai të kalonte pacientët tek klinika e tij private dhe që të mos ndiqeshin nga mjekë të tjerë.
Nga hetimet rezulton se Edmond Gashi, ka bashkëpunuar ngushtë, me Koordinatorin e spitalit Onkologjik, Emiljano Lelën, i cili me veprimet e tij i orientonte pacientët tek klinika private e Edmond Gashit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, për secilin rast që ai dërgonte tek klinika private Megis, merrte përqindje, por edhe bënte ndërhyrje në mënyrë që pacientët të mos ndiqeshin nga mjekë të tjerë. Prokuroria në bashkëpunim me policinë, kanë arritur të faktojnë me pamje filmike edhe një rast ryshfeti, ku Emiljano Lela, merr para nga një qytetar në parkimin e Spitalit. Këto para sipas prokurorisë ai i ka marrë në mënyrë që pacienti të favorizohej për radhën në spitalin Onkologjik.
Një tjetër bashkëpunëtore e Edmon Gashit, është edhe mjekja onkologe, Alketa Pere. Sipas organit të akuzës, pavarësisht se ajo rezulton e punësuar vetëm në spitalin Onkologjik, në disa raste ka firmosur në kartelat e pacientëve që shtroheshin në klinikën private të Edmond Gashit. Për këtë gjetje, ajo është shprehur se ndihmonte mjekun Gashi dhe në këmbim ky i jepte një shumë prej një mijë lekësh. Lidhur me fletëdaljen nga spitali Onkologjik të një pacienteje e prekur me Tumor dhe që ishte dërguar në klinikën private “Megis”, sipas prokurorisë dosja e pacientes nuk është marrë nga spitali, por është paraqitur vetëm me një rekomandim të lëshuar nga Edmond Gashi që mban logon e Spitalit Onkologjik.
Ndërkohë sipas Prokurorisë specialistja, Drilona Kishta, ka bërë një ekspertizë, për sa i përket rrezatimit në spitalin Onkologjik nga materiali i Kobaltit që mbahej jashtë standardeve. Sipas hetimeve kjo ekspertizë është bërë gabim, dhe në shkurt të vitit 2022, nga një ekspertizë e dytë e bërë ka rezultuar se rrezatimi ka qenë i lartë. Pavarësisht se lënda e kobaltit që përdoret për radioterapi, ka një afat skadencë në 5 vite, nuk është përdorur në asnjë moment. Ndërkohë në raport-ekspertize për lëndën e kobaltit, eshët kërkuar nge ambienti te përforcohet me beton, ndërkohë ky përforcim është realizuar me tulle gjë që ka ndikuar në rritjen e rrezatimit në spital.
Në një rast tjetër, prokuroria e Tiranës, ka faktuar se si barnat që janë vetëm për përdorim spitalor, shiteshin në 2 farmaci në Tiranë, Farmaci Flori dhe Farmaci VIP. Me një agjent të infiltruar, është bërë e mundur blerja në këto farmaci e medikamentit “Valmor”, për një shumë prej 1300 eurosh.
Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe detyrim paraqitje për Edmond Gashin, mjek onkolog; Emiljano Lelën, koordinator në Spitalin Onkologjik; Alketa Peren, mjeke onkologe; Brikena Qirjazi, ish-zv.drektoreshë e QSUT; Halil Gashin, administrator i klinikës private; Florian Marku; administrator i “Flori Farma”; Drilona Kishta, ish-specialiste në QSUT.
Gjithashtu është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
Më 27 qershor, në Gjykatën Penale të Tiranës, mjekët e Onkologjikut u paraqitën për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Njëra prej mjekeve të Onkologjikut, Alketa Pere, e cila akuzohet se orientonte pacientët e sëmurë drejt klinikave private ka hedhur poshtë akuzat. Ajo theksoi se asnjëherë nuk ka orientuar pacientë të prekur nga kanceri drejt klinikave private. Mes tjerash, mjekja u përplas dhe me gazetarët, të cilët sipas saj kanë shtrembëruar fotot e saj dhe nuk kanë respektuar etikën.
Më tej, mjekja Pere theksoi se do vazhdojë të shkojë tek spitali Onkologjik duke pretenduar se nuk është e përfshirë në rastin konkret.
Alketa Pere: Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam e pafajshme. Duhet të ndryshojë struktura, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur “rrugëtimi”. Duhet që çdo njeri në qelizë ta dijë rrugëtimin e pacientit neoplazik deri në fund. Në spitalin tonë s’ka shkelje, mund të jetë dikush që mund ti orientojë në spitale private. Por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush ika drejtuar pacientët në privat. Unë përfaqësoj veten time. Në asnjë klinikë private unë nuk punoj. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha. Nuk jam e shkarkuar. Do vazhdoj të shkoj, kush je ti ti ore? Ti nuk je askushi.
Ndërkohë, komenti i vetëm i mjekut Edmond Gashi, teksa hynte në Gjykatë me një hap të shpejtë, ishte: Unë bëj vetëm detyrën… Ndërsa në dalje askush nuk arriti t’i shkëpuste asnjë fjalë. Ai përfitoi nga fakti që ishte i pa shoqëruar dhe roja i sigurisë nuk gjendej aty dhe u largua me vrap nga dera e pasme e gjykatës. E teksa i duhej të qëndronte në shtëpi, ashtu sikuse edhe ishte masa e sigurisë së vendosur nga Gjykata, mjeku zgjodhi të drekonte. Kjo i kushtoi edhe një tjetër procedim penal, sërish në gjendje të lirë, për thyerje të masës së sigurisë.
Puna në spitalin Onkologjik vijon, por raporti mes mjekëve dhe pacientëve është dëmtuar. Publikimi i abuzimit të bluzave të bardha i ka bërë të sëmurët dhe familjarët e tyre mosbesues ndaj personelit shëndetësor.
Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në “Real Story” tregoi se pacienti vuan pasojat më të mëdha dhe padyshim duhet mbrojtur.
Ilir Alimehmeti: Sa herë ndodhin situata të tilla krijohet një përplasje mes të sëmurëve që kanë hallin e vetë dhe stafit mjekësor. Kujdes, mjekësia bazohet në besim të dyfishtë, nëse nuk ka besim pacienti te mjeku dhe mjeku te pacienti, kush mendoni ju se do i vuaj pasojat më të mëdha? Pacienti. Edhe ne këtu jemi për të mbrojtur pacientin. Këto lloj situatash i kemi vënë re në shumë sëmundje të ndryshme. Ka një lloj acarimi dhe në fund indikatorët e performancës së pacientit përkeqësohen, nuk është se përmirësohen. Edhe si rrjedhojë, ditën e nesërme do të jetë më keq. Ne duhet të kuptojmë që nga na vjen kjo si burim.
When a drug is missing for a cancer patient, the situation becomes worrying and can have serious consequences for his health. The challenges increase even more, starting with the delay in treating the disease. The risk of deterioration of the health condition increases and so does the stress and anxiety of the patient and his family. As costs begin to rise, patients or their families may be forced to purchase the medication at their own expense, adding a financial burden at a difficult time. The cost of tumor treatment in Albania depends significantly on the type of tumor, its stage, and the treatment methods used. Also, it varies depending on treatment in the public or private health care sector. A cycle of radiotherapy can cost from 100,000 to 250,000 ALL or more, depending on the number of sessions. Surgical interventions depend on the specifics and location of the tumor, but the cost starts from 150,000 ALL or more. Therapy, including medication, has varying costs, but some new and advanced medications can be very expensive.
These are just some of the challenges that a cancer patient faces. And when doctors' shopping is added to them, as the investigation of the Prosecutor's Office of Tirana revealed, the fight against the disease is declared lost before it has even begun. Those who see them as their last hope to live a little longer are actually taking away their last remaining days. Those who have lost relatives in battles with cancer have been experiencing the pain and all the vicissitudes that passed through the gates of hell for days. And those who continue to fight with this disease today, began to count the days they have left.
As everyone says, only the patient suffers the consequences of the loss of trust, as the work in Oncology will continue. What has been done cannot be undone, but the responsibility of those who caused it, their punishment can be a light at the end of the tunnel for all those who struggle for a few days with this disease./Our Things
Lini një Përgjigje