TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia2026-01-19 13:00:00

“Beu” i Sarandës, Oltion Çaçi, në ortakëri ilegale 25% me Paqësor Buzin te parku energjetik 60 hektarësh në bregdet

Shkruar nga Pamfleti

 

 

 

Si u dha me ankand fiktiv 60 hektarë tokë publike në Nivicë-Kakome për park fotovoltaik, me afat 7 ditë, qira qesharake dhe ortakëri të fshehtë të kryebashkiakut të Sarandës...

Ankandi i shpallur nga Oltion Çaçi për Parkun Fotovoltaik të Kakomesë konfirmon skemën e denoncuar nga Pamfleti. Tokë publike u dha pa garë reale, me procedurë të përshpejtuar dhe përfitues me precedentë penalë. Informacione të mbërritura në Pamfleti tregojnë se kryebashkiaku i Sarandës përfiton 25 për qind të aksioneve në këtë biznes energjie...

Edhe Parku i Energjisë Fotovoltaike në Kakome konfirmon denoncimet e bëra nga Pamfleti, se Edi Rama, përmes një botuesi gazete, e katapultoi Oltion Çaçin nga menaxher hotelesh në Durrës në krye të Bashkisë së Sarandës, me qëllim firmosjen e pazareve dhe zhvatur pasuri publike e miliona euro për interesat e tyre personale.

Më 1 shtator 2025, kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, shpalli një ankand të përshpejtuar, me vetëm 7 ditë afat, për dhënien në përdorim të 60 hektarëve tokë kullotë në zonën Heremec, pjesë e bregdetit Nivicë-Kakome, për ndërtimin e një parku energjie fotovoltaike.

Në dokumentacion, procedura u paraqit si ankand i rregullt. Ligji për koncesione dhe përdorim tokash publike parashikon afat minimal 45 ditë për dorëzimin e dokumenteve dhe pjesëmarrjen e të paktën tre subjekteve në garë. Oltion Çaçi e zhvilloi ankandin pas vetëm 7 ditësh dhe e mbylli atë në mënyrë fiktive, me një pjesëmarrës të vetëm, kompaninë “Park Sol Energy” sh.p.k. nga Lushnja.

“Beu” i Sarandës, Oltion Çaçi, në

Kontrata parashikon dhënien e tokës në përdorim për 10 vite, me qira 17 lekë për metër katror në vit, një vlerë qesharake për tokë bregdetare dhe për një biznes energjie me fitime të larta të garantuara.

Pronarë të kompanisë “Park Sol Energy” sh.p.k., që përfitoi 60 hektarë tokë publike në Kakome, rezultojnë Paqësor Buzi dhe Agim Xhindoli, ndërtues me precedentë penalë për mashtrime fiskale dhe përfitues të vazhdueshëm tenderësh e lejesh ndërtimi nga qeveria e Edi Ramës. Ky fakt tregon qartë se kemi të bëjmë me një pazar të parapërgatitur.

Një raport i SHISH, i përcjellë organeve të hetimit, zbulon se në këtë grabitje të pasurisë publike, kryebashkiaku Oltion Çaçi nuk ka vepruar vetëm si zbatues i një urdhri politik, por edhe si përfitues direkt.

Sipas informacionit të mbërritur në Pamfleti, Oltion Çaçi rezulton ortak ilegal me 25 për qind të aksioneve në këtë park energjetik fotovoltaik, në bashkëpunim me Paqësor Buzin dhe Agim Xhindolin, të cilët ai i shpalli fitues përmes një ankandi pa garë reale.

“Beu” i Sarandës, Oltion Çaçi, në

The acquisition of 25 percent of the shares also explains why Oltion Çaçi signed fictitious procedures and documents, presenting the project as economic development for the residents of the area. In reality, we are dealing with a private energy market, which is sold to the residents of Nivica as a public interest, while a significant part of the profit ends up in the pockets of the mayor and Edi Rama's clients.

Initially, Oltion Çaçi signed the grant of 175 hectares of public land. After protests by the residents of Nivica, the area was reduced to 60 hectares, which ended up back in the hands of Paqësor Buzi, Agim Xhindoli and the mayor of Saranda himself.

This case constitutes organized robbery of state and citizen property, through fraud, forgery, fictitious procedures, false auctions, and outright corruption.

We are dealing with economic crime, the subject of investigation by SPAK, without excluding other affairs that Oltion Çaçi has carried out through tenders, local taxes, construction permits and lease contracts with public assets./ Pamphlet

oltion çaçi paqësor buzi parku energjetik agim xhindoli

2 Komente

  1. T
    Truth

    Oltioni nuk eshte menaxher hotelesh por pronar, plus babai ose familna e tij jane ndertues dhe kane ndertuar disa pallate ne Tirane e Sarande perpara se te behej kryetar bashkie. Info duhet te jete e sakte Pjesa tjeter pastaj per shfrytzimin e postit eshte tjeter gje dhe media ka te drejte te hetoje ku shkojne parate tona.

    1. G
      Grigor Karo

      Bêhini denoncim në SPAK

      Lini një Përgjigje