TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2025-09-29 20:29:00

Dalin detaje nga plani për paqe në Gaza, qeveria e kalimtare do të drejtohet nga Trump dhe Tony Blair

Shkruar nga Pamfleti

Dalin detaje nga plani për paqe në Gaza, qeveria e kalimtare do

Përpara konferencës së përbashkët për shtyp mes Presidentit Donald Trump dhe Kryeministrit Benjamin Netanyhau, Shtëpia e Bardhë ka ndarë planin "gjithëpërfshirës" të Trump për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

Plani 20-pikësh duket i ngjashëm me raportet e një plani 21-pikësh që është folur më herët. Ende nuk është e qartë se kush është pajtuar me këtë dhe nëse do të zbatohet. Plani përshkruan 20 pika kryesore dhe fillon me shndërrimin e Gazës në një “zonë të deradikalizuar dhe pa terrorizëm” që nuk përbën kërcënim për fqinjët e saj.

Por një pikë thekson se, nëse luftimet mbarojnë, Gaza do të vendoset nën kontrollin e një qeverie kalimtare të kryesuar nga vetë Trump dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Plani i Shtëpisë së Bardhë përshkruan një sërë hapash që thotë se do të sjellin fundin e luftimeve në Gaza. Kjo përfshin që, brenda 72 orëve nga pranimi i marrëveshjes nga Izraeli, të gjithë pengjet do të kthehen, të gjallë dhe të vdekur. Në këmbim, të burgosurit palestinezë që mbahen në Izrael do të lirohen gjithashtu.

Pastaj, thotë Shtëpia e Bardhë, luftëtarët e Hamasit do të angazhohen për "bashkëjetesë paqësore", duke qenë në gjendje të largohen nga Gaza me "kalim të sigurt" nëse dëshirojnë.

Gjithashtu plani përfshin:

-Planet për rritjen e ndihmës,

-Një plan për rindërtimin ekonomik të Gazës,

-Me atë premtim askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza,

-Nuk do të ketë rol për Hamasin apo ndonjë grup tjetër militant.

Lini një Përgjigje