TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2026-03-15 21:21:00

Milanoviç kundër akuzave të Vuçiçit për Shqipërinë dhe Kosovën: Budallallëk!

Shkruar nga Pamfleti

Milanoviç kundër akuzave të Vuçiçit për

Pas reagimit të kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç, deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç iu përgjigj edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Ai i cilësoi si të pazakonta pretendimet e liderit serb lidhur me bashkëpunimin ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Milanoviç theksoi se më herët ia kishte sqaruar edhe vetë Vuçiçit se memorandumi i bashkëpunimit në fushën ushtarake mes tre vendeve nuk është një aleancë ushtarake.

“E kam paralajmëruar një herë se çdo memorandum midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunim në fushën ushtarake i nënshkruar nga ministri nuk është një aleancë ushtarake”, u shpreh presidenti kroat.

Ai reagoi gjithashtu ndaj deklaratave të Vuçiçit se Kroacia, Kosova dhe Shqipëria mund të planifikojnë një sulm ndaj Serbisë, duke i quajtur këto pretendime të pabazuara.  

“Dy ditë më parë ka folur për planin e Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë për të sulmuar Serbinë. Ai është një njeri mjaft interesant. Si duhet të sulmojmë? Me çfarë? Ne nuk kemi ushtri për këtë. Mund të më besoni fjalën time, në fund të fundit unë vendos për këtë. Kjo nuk është mirë ta dëgjosh, përveç faktit se është budallallëk”, deklaroi Milanoviç.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi po ndjek nga afër bashkëpunimin ushtarak mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke pretenduar se Serbia po përgatitet për të përballuar një sulm të mundshëm.

Lini një Përgjigje