TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota2026-04-27 17:13:00

“Mjaft”/ E quajti vejushë një ditë para sulmit ndaj Trump, Melania shpërthen ndaj prezantuesit të njohur!

Shkruar nga Pamfleti

“Mjaft”/ E quajti vejushë një ditë para sulmit ndaj

Melania Trump ka kritikuar komedianin dhe prezantuesin Jimmy Kimmel, pasi ai bëri një shaka për vdekjen e Donald Trump, një ditë para të shtënave.

Në një parodi të Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, të transmetuar javën e kaluar në emisionin ‘Jimmy Kimmel Live’, Kimmel tha se zonja e parë kishte “shkëlqimin e një vejushe”.

Ai e bëri komentin të premten, një ditë para zhvillimit të eventit.

Pas të shtënave, Melania Trump i kërkoi rrjetit ABC të “mbajë qëndrim” ndaj Kimmel.

“Kimmel, si frikacak, fshihet pas ABC-së, sepse e di që rrjeti do të vazhdojë ta mbrojë”, shkroi ajo në X.

“Retorika e urrejtjes dhe e dhunshme e Kimmel synon të përçajë vendin tonë. Monologu i tij për familjen time nuk është komedi, fjalët e tij janë gërryese dhe thellojnë sëmundjen politike brenda Amerikës.

Njerëz si Kimmel nuk duhet të kenë mundësinë të hyjnë në shtëpitë tona çdo mbrëmje për të përhapur urrejtje.

Një frikacak, Kimmel fshihet pas ABC-së sepse e di që rrjeti do të vazhdojë ta mbrojë.

Mjaft është mjaft. Është koha që ABC të mbajë qëndrim. Sa herë do të vazhdojë drejtuesit e ABC-së të mundësojnë sjelljen e tij të tmerrshme në kurriz të komunitetit tonë?”-shkruan Melania në X.

Kjo nuk është përplasja e parë mes Kimmel dhe administratës Trump. Pas vrasjes së influencuesit konservator Charlie Kirk në shtator të vitit të kaluar, Kimmel akuzoi Trumpin dhe zyrtarë të tij se po përfitonin politikisht nga vdekja e Kirk.

“Shumë njerëz në kampin MAGA po punojnë fort për të përfituar nga vrasja e Charlie Kirk”, deklaroi ai në atë kohë.

Më pas, ABC e pezulloi përkohësisht programin e tij. Trump e mirëpriti vendimin dhe tha se komediani “nuk ishte i talentuar”. Disney e riktheu më vonë emisionin pas reagimeve nga shikuesit.

melania trump

1 Komente

  1. D
    Donkarios Trampedofilidhis

    Hahaha…ti moj zoo…rre-nje,nuk ke kapacitet jo me kritiku z.Kimmel,por asnje GAZETAR apo shtetas Amerikan. Ti je EMIGRANTE qe ke thyer ligjet duke qendruar ne SHBA,pas mbarimit te vizes dhe ke bashkpunu me pedofilin Epstein sebashku me burrin tend KARAXHOZ. Kurseia vetes ofendimet duke qendru ne hije. Do te jete me mire per ty.

    Lini një Përgjigje