TAGS-AT E JAVËS

Forum2025-01-05 14:21:00

Si i zgjidhim problemet!

Shkruar nga Lutfi Dervishi

Si i zgjidhim problemet!

Për të rritur eksportet, zhvlerësojmë euron.

Për trafikun ndalojmë qarkullimin e makinave.

Për ndërtimet pa leje i legalizojmë.

Për ndotjen e ajrit, shtojmë betonin.

Për të ulur varfërinë shtojmë licensat e kazinove.

Për të ulur papunësinë rrisim administratën.

Për pensionet e ulëta, rrisim moshën e daljes në pension.

Për të rritur eksportet, zhvlerësojmë euron.

Për korrupsionin, hapim portal të ri antikorrupsion.

Për shëndetësinë, dërgojmë pacientët jashtë.

Për arsimin, mbyllim "Tik Tok"-un.

Për mbeturinat, ndërtojmë inceneratorë të padukshëm.

Për ujin e pijshëm, shesim bidona plastike me etiketa “burimi i pastër”.

Lini një Përgjigje