TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-01-09 17:24:00

Aksident i rëndë në Dibër, makina përfundon në greminë; një person në gjendje kritike, transportohet me helikopter te Trauma!

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Dibër, makina përfundon në
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kastriot të Dibrës, ku një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar një prej të plagosurve drejt kryeqytetit me helikopter për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mbi mjetin mund të ketë qenë shkaktuar nga shpejtësia e lartë ose kushtet e rrugës.

Lini një Përgjigje