
Zbardhen detaje nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se të dy personat janë kolegë pune, pasi punonin në një piceri si kamarierë, ndërsa ka dyshime se ka qenë aksidentale. I mituri është plagosur në qafë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet për armë artizanale dhe jo armë zjarri e mirëfilltë, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja. Ngjarja ka ndodhur brenda picerisë në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
"Rreth orës 17:10, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital një shtetas i mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në një piceri tek Ali Demi, është plagosur me armë zjarri. Aktualisht 15-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili për arsye se hetimi vijon nuk bëhet i ditur identiteti i tij", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje