TAGS-AT E JAVËS

Kronike2023-11-08 21:59:00

E mërkurë e zezë/ Tjetër aksident i rëndë, automjeti del nga rruga në aksin Kardhiq-Delvinë

Shkruar nga Pamfleti
E mërkurë e zezë/ Tjetër aksident i rëndë,
Foto ilustruese

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit.

Drejtuesja e automjetit tip “Fiat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku më pas është përplasur me trafikndarëset.

Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur 57-vjeçari, babai i drejtueses së automjetit. Aleksandër Prifti është dërguar në spitalin e Sarandës, më pas është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

aksident delvine i plagosur

Lini një Përgjigje