TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-02-26 07:31:00

E rëndë në Burrel/ Polici qëllon veten me armën e shërbimit, dërgohet në spital në gjendje të rëndë 

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Burrel/ Polici qëllon veten me armën e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Burrelit.

Një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet të ketë qëlluar veten me armën e shërbimit. Ai sapo ka mbërritur  në spitalin e Burrelit dhe sipas bluzave të bardha, gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit.

Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.

Polici është identifikuar me inicialet S. N, rreth 58 vjeç.

 

Lini një Përgjigje