Një çantë e dyshimtë është konstatuar pas godinës së njohur si “15-katëshi” në kryeqytet, duke vënë në lëvizje forcat e policisë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët kanë rrethuar zonën për arsye sigurie.

Ndërkohë, pritet edhe mbërritja e njësisë anti-eksploziv për të kryer verifikimet përkatëse.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi përmbajtjen e çantës apo rrethanat në të cilat ajo është gjetur.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me situatën.
Lini një Përgjigje