TAGS-AT E JAVËS

Kronike2023-09-13 13:35:00

Plas sherri në Fushë-Krujë, 32-vjeçari dhunohet me sende të forta; arratiset autori

Shkruar nga Pamfleti

Plas sherri në Fushë-Krujë, 32-vjeçari dhunohet me sende

Një sherr me sende të forta ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Krujë, ndërsa i plagosur ka mbetur një 32-vjeçar.

32-vjeçari është goditur me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar.

Policia e Tiranës informon se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. I riu është dërguar në spital ndërsa policia po punon për të identifikuar autorin.

"Më datë 13.09.2023, në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka goditur dyshohet me sende të forta, shtetasin D. P., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe identifikimin e shtetasit tjetër të përfshirë.", njofton policia.

sherr fushe kruje 32 vjecari

Lini një Përgjigje