TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-03-09 16:06:00

Policia operacion në Shkodër për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë, të shtëna me armë zjarri

Shkruar nga Pamfleti
Policia operacion në Shkodër për kapjen e një personi me
Foto ilustruese

Policia është në ndjekje të një personi me rrezikshmëri të lartë në lagjen Kiras

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në lagjen Kiras të qytetit të Shkodrës.  Një person ka qëlluar në ajër në lagjen “Kiras” në Shkodër, ndërsa Policia po zhvillonte një operacion për kapjen e një kontigjenti të cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në momentin kur efektivët kanë qenë në ndjekje dhe në një perimetër të afërt, i dyshuari ka qëlluar në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.

Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për shtetasin B.B., i cili është në kërkim edhe për vepra të tjera penale. 

Pas incidentit, zona e Kirasit është rrethuar nga forca shtesë të policisë, të cilat po vijojnë kontrollet dhe kërkimet për personin në fjalë. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me identitetin e personit të kërkuar apo detaje të tjera mbi operacionin.

policia shkoder aksion

1 Komente

  1. T
    Tony

    Keta personat me rrezikshmeri te larte nuk u bene brenda nates por si pema, ne fillim sythet e bisqet, gjethet e lulet, frutat e ne fund frutat e pjekura. E kur frutat e pjekura u bien kokes e kuptoni si Newton se cfare eshte graviteti. Mirepo policia nuk jane Newton ta kuptojne por koketrashe, miserable te korruptuar per vjelje gjobash e mosperfillje te qetesise publike.

    Lini një Përgjigje