TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-04-21 21:13:00

Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për 1 viktimë

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në Memaliaj, dyshohet për 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj të Tepelenës. Dyshohet se 1 person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se viktima është identifikuar si Endri Shehu, 33 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja ka ardhur pas një konflikti të çastit mes disa personave, i cili më pas ka përshkallëzuar në përdorimin e armës. Dyshohet se autori, i identifikuar me inicialet D.N., ka qëlluar me armë zjarri ndaj viktimës.

Krimi ka ndodhur në afërsi të qendrës së Memaliajt, përpara një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet S.K. Menjëherë pas ngjarjes, kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Në përditësim...

Lini një Përgjigje