TAGS-AT E JAVËS

Kronike2026-02-14 14:08:00

Tjetër plagosje në Tiranë, një person paraqitet në spital

Shkruar nga Pamfleti
Tjetër plagosje në Tiranë, një person paraqitet në
Pamje ilustruese

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një person i plagosur është paraqitur ditën e sotme për ndihmë mjekësore në një spital privat.

Sipas burimeve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta.

Ngjarja është sinjalizuar pas një telefonate të mbërritur në Policinë e Shtetit, ku është raportuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e kthesës së Kamzës.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në zonë ka pasur shkëmbim zjarri, çka ka vënë në lëvizje menjëherë shërbimet e policisë. Por, gjatë kontrollit në terren, efektivët nuk kanë gjetur gëzhoja apo prova të tjera materiale që të konfirmojnë përdorimin e armës së zjarrit.

Ndërkohë, një person ka njoftuar Spitalin e Traumës se një i plagosur ishte duke shkuar drejt këtij institucioni, por deri në momentin e raportimit ai nuk ishte paraqitur aty. Raportohet se i plagosuri është paraqitur këtë të shtunë në spitalin Hygeia në Tiranë.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Lini një Përgjigje