
The majority seems determined not to allow the investigation of concessions in health and the affair with TIMS...
Tomorrow's parliamentary session is expected to be accompanied by very strong debates and clashes between the opposition and the majority.
Berisha's group and Bardhi's group have warned of blocking the works, if the majority does not accept the establishment of two investigative commissions, the one for the intervention in TIMS and the one for concessions in health. But why are these commissions blocked?
"Pamphlet" has secured the debates held at the Conference of Speakers on September 29, where the opposition's demands were rejected. According to the minutes of the meeting provided by the portal, the SP clings to two arguments. First is the law on investigative commissions, which the SP has been issuing for two years as a justification with the argument that it should be changed. And also according to them, they are matters under investigation and it is not up to the Assembly to deal with them.
" The first has to do with the request of the Constitution, the Rules of Parliament, the law itself which is already outdated, so we urgently need to make a new law or at least amend the existing law in important parts of it, determine that commissions of inquiry are set up for specific issues. Reading the opposition's request, both in the first case and in the second case, it is clearly stated that it is not a separate issue, but many issues are included within.... The second, which is equally important, equally legal , it has to do with the principle of res judicata and the principle of separation of powers, this constitutional principle. In this particular case, in the first request made by the opposition to set up the Commission of Inquiry regarding the databases, with the handling of personal data, with the state database, as part of the facilities it requested - and as I said, it should to be a clear object and a separate, clear case - cases that have already been judged by the justice system are included, so the Assembly has no attribute to investigate in relation to a case judged by the court", said Bledar Çuçi .

Gamzment Bardhi reacted harshly to him. Focusing on the principle of res judicata and separation of powers, he said that the parliamentary investigation has a completely different purpose from the criminal investigation. According to him, this is not an approach of the opposition, but an interpretation and decision-making in a set of decisions by the Constitutional Court. In his speech, Bardhi said that the parliament does not investigate the same causes, or issue the same responsibilities that the judicial bodies issue. Both investigations have different natures.
“Ka pasur një shqetësim, që nuk është vetëm shqetësim i opozitës, por ka qenë shqetësim edhe i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për një ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS, për marrjen e paligjshme të të dhënave personale nga sistemi TIMS. Bëhet fjalë për të dhëna sensitive që mbrohen në mënyrë të veçantë, me një ligj të posaçëm dhe, në këtë kuadër, është detyrë e Kuvendit, ashtu siç na nxiste partneri ynë strategjik, pra Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të kryejmë një hetim parlamentar nëse ka pasur apo jo ndërhyrje të paligjshme dhe, nëse ka pasur, të propozojmë ndryshime legjislative dhe aty ku ka përgjegjësi administrative të marrim masat për përgjegjësi administrative dhe, nëse konstatojmë përgjegjësi penale, duhet ta referojmë në prokurori. Për sa i përket kërkesës tjetër, ku, sigurisht bëhet fjalë për një çështje të veçantë, nuk kemi kërkuar të hetohet një sektor i tërë. Janë 4 kontrata koncensionare”, tha ai.
Pas tij foli Klotilda Bushka, duke qen në një linjë me Çuçin, duke thënë se kërkesat e opozitës janë çështje të gjera, nuk janë për çështje të veçanta. “Vetë përmbajtja e kërkesës nuk e plotëson detyrimin për ata kufij kushtetues për sa i takon përcaktimit të objektit, ndaj do të duhet të rishihet nga ana juaj kjo gjë. Pra, jo vetëm të shkruhet në objekt që të plotësohet ky detyrimi kushtetues në mënyrë formale, por edhe në thelb të atyre argumenteve që jepni në kërkesë, duhet t’u përgjigjeni këtij detyrimi kushtetues. Kjo ishte e para. E dyta, mbivendosja që i bëhet drejtësisë në komisionet hetimore, që do të duhet të jetë, si me thënë, linja e kuqe që një komision hetimor nuk duhet ta kryejë, përndryshe do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk vjen vetëm nga mënyra si e keni formuluar objektin, por cilat janë argumentet”, tha ajo.
Ndaj saj dhe Çuçit reagoi Jorida Tabaku, e cila u kap pikërisht te justifikimi që nxjerr mazhoranca sa i takon ndryshimit të ligjeve për komisionet hetimore.
“Kërkoj ndjesë, ndoshta nuk e dëgjova plotësisht zotin Çuçi, por besoj që kemi një evoluim nga justifikimi që është përdorur për gati një vit e gjysmë, i cili ka qenë: “Ne po rishikojmë ligjin dhe nuk lejojmë komisione hetimore”. Ky ka qenë qëndrimi zyrtar i Partisë Socialiste për një vit e gjysmë, dhe unë e kuptoj që ju keni tërhequr dhe keni shprehur vullnetin politik, që ta analizojmë përbërjen e komisioneve. Zoti Çuçi, komisioni i fundit që kemi miratuar, dy, në fakt, një e përmendi zonja Bushka, ka qenë në shtator të vitit 2021. Janë miratuar dy komisione hetimore në shtator të vitit 2021 dhe mbas tyre, në dy vjet, çdo kërkesë e opozitës për komisione hetimore është refuzuar. Unë besoj se të gjithë i lexoni raportet edhe për hapësirën që opozita ka në Parlament, edhe për instrumentet. Tani, është e vërtetë që në atë Parlament fjala ka shumë pak vlerë, por vullnetin që ka opozita për të ushtruar funksionin e saj legjislativ në lidhje me kontrollin, mbikëqyrjen, qoftë edhe të një sektori të caktuar, unë besoj se nuk e zhbëni dot, bazuar edhe mbi të drejtën tonë kushtetuese, edhe sipas dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që citoi zoti Bardhi”, tha Tabaku.
Debatet në Konferencën e Kryetarëve
Agron Gjekmarkaj: Kjo është një sallë historike, e cila ka një raport origjinal me autokritikën. Këtu janë shkruar shpesh autokritika dhe janë rrëzuar, se u thoshin: “thellohuni”, ata vinin me autokritikë tjetër dhe pastaj prapë ua rrëzonin. Edhe zonja Bushka na fton të bëjmë autokritikë dhe nuk jemi të sigurt që nuk do të na thotë herë tjetër: “Thellohuni përsëri, se nuk e keni shkruar mirë”. Sigurisht, unë nuk jam jurist, por disa interpretime si qytetar mund t’i bëj, dhe me kaq eksperiencë të shkurtër në këtë Parlament unë e ndiej bezdinë dhe parehatinë që ju, kolegë të mazhorancës, keni kur opozita kërkon komisione hetimore; ngjan pak me ata “naçut” e periferisë: “U bënë këta të na kërkojnë neve komisione hetimore!”. Mua nuk më duket as parimore, as etike që t’i refuzoni, sepse një demokraci liberale mendoj se instrumentin më të mirë për transparencë ka komisionet hetimore dhe nuk duhet të kishte asnjë pengesë.
Bledar Çuçi: Për çështjen e qëndrimit, të cilën e ka me vendim të posaçëm edhe mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që duhet ngritur një komision i posaçëm për të parë dhe për ta bërë ligjin e ri. Kjo është një çështje e shtruar për zgjidhje dhe duhet të fillojë punë menjëherë. Madje, nisur nga diskutimi i sotëm, mendoj se duhet të fillojë punë sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta që javën tjetër të çojmë përfaqësues te ky komision dhe të fillojnë nga puna, ose mund të gjejmë një mekanizëm tjetër për të mos u zgjatur me komisionet parlamentare. Mendoj që të bëjmë një grup të vogël pune brenda Komisionit të Ligjeve dhe ky komision të vijë me propozimin konkret për ndryshimet e ligjit.
Gazment Bardhi: Këtë çështjen e ligjit nuk e kuptova. E para, ligji është në fuqi; e dyta, ligji nuk sjell asnjë pengesë për të ngritur komisione hetimore; e treta, për komisionet hetimore janë rreth 40 vendime të Gjykatës Kushtetuese, ku përcaktohen standardet dhe ndoshta nuk është fare e nevojshme të jetë një ligj; e katërta, bëni çfarë të doni me ligjin, por nuk mund të pezulloni ngritjen e komisioneve hetimore ose, thënë ndryshe, të pezulloni një të drejtë kushtetuese të opozitës, sepse ngritja e komisioneve hetimore është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Ju thoni: “Sa të ndryshojmë ne ligjin, do të pezullojmë të drejtat tuaja.”. Thënë ndryshe, kur ndërmerr qeveria një iniciativë për të ndryshuar ligjin e një sektori X, të mos u ofrojmë shërbime qytetarëve derisa të ndryshojë ligji.
Elisa Spiropali: Gazi, ti je besnik i emrit, përgjithësisht ke shumë “gaz” në këto çështje. Kam shumë respekt për dëshirën tënde për të bërë një opozitë të qenësishme dhe të tregosh këtu edhe udhëheqësinë tënde, kam shumë respekt edhe për kërkesën për transparencë dhe për llogaridhënie deri në fund nga institucionet, por nuk është kjo mënyra. Ju e dini shumë mirë, madje edhe më mirë sesa ne, se qëllimi juaj nuk është të prodhoni ndryshime ligjore, ashtu siç duhet të jetë rasti, as të nxirrni përgjegjësi, por të bëni këtu një fasadë të hetuesisë së asaj kohe. Se lëvizi dhe Jorida, së cilës doja t’i thosha nja dy fjalë për hijeshinë e treguar në drejtimin e komisionit për inceneratorët, që nuk u votua as nga ju personalisht raporti i saj, apo jo?
Agron Gjekmarkaj: Unë e kam shumë shkurt. E dëgjova me shumë vëmendje zonjën ministre dhe kolegë të tjerë të mazhorancës, nuk kam ndonjë qortim për të bërë, as ndonjë ankesë, thjesht do t’ju kujtoj një fakt. Është një pasazh te Don Kishoti, ku ka një dialog intensiv ndërmjet Don Kishotit dhe Sanço Pançës; pasi me zemërgjerësi vendos ta bëjë guvernator të një province, ai mban një fjalim me falënderime dhe me shumë epitete. Është i gjatë fjalimi, por në fund Don Kishoti i thotë vetëm kaq: “Të faltë Zoti, ku i gjete gjithë këto fjalë!”.
Ermonela Felaj: Në fakt, është e turpshme që Kuvendit i merren 2 orë kohë për të diskutuar 2 kërkesa të tilla, të cilat janë njësoj, vetëm fabula u ndryshon, asgjë tjetër. Asnjëri nga ju nuk është lodhur të arsyetojë, për shembull, se ku qëndron problemi i ligjit dhe pse duhet të mblidhet komisioni hetimor për të konstatuar problemet e ligjit dhe për të na bërë ligj të ri, kur çdo deputet është i lirë të propozojë një ligj.
Agron Gjekmarkaj: One second! Since Mrs. Ermonela invited me to the cause, I generally avoid the word "shame" from my speech. I do not have this competence, because I call it an instrument of arrogance. I don't feel so good, I'm neither a cleric of morality nor a cleric of politics, but since you invited me to reflect on the word "shame", I'm trying to give a definition. I think it is a shame to steal; it is a shame to lie; it is a shame to abuse public money; shame on you for trying to stop those seeking transparency from serving the public on this. As for my love affair with the microphone, I am in love with the word, which is the feminine gender. I do not consider you at all competent to give such assessments. / Pamphlet
Lini një Përgjigje