TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-02-20 19:05:00

"Reborn autocrat", Tabaku warns Rama about the protest: We have no more time to waste!

Shkruar nga Pamfleti

 

"Reborn autocrat", Tabaku warns Rama about the protest: We have no
Jorida Tabaku

The Democratic Party is holding a national protest in the square in front of the Prime Minister's Office. In her speech, MP Jorida Tabaku addressed the participants, recalling the toppling of the dictator's monument as a significant moment in the country's political history. She presented that event as a symbol of political change and the overthrow of a regime.

Tabaku accused Prime Minister Edi Rama of building a system that, according to her, favors a narrow circle of beneficiaries. She described the current situation as confronting a new autocracy, where corruption occupies a central place in decision-making and the functioning of the economy.

According to the MP, the economic model followed by the government has harmed sectors such as industry and agriculture. She stated that low-income groups and pensioners face difficulties, while the middle class, according to her, is facing tax increases and financial pressure.

At the end of his speech, Tabaku said that laws are passed to protect the interests of corrupt officials and not citizens, deepening the division between institutions and ordinary families.

Tabaku:  Against the Dictatorship of Corruption
Dear citizens of Tirana, democrats, sisters and brothers!
The fall of the dictator's monument 35 years ago was the moment of the great turning point in our history. It was the end of a horror. The end of a ruthless dictatorship that had been installed in every cell of our society.
This moment was also the triumph of a great truth of history: All dictators fall! All autocrats fall!
The monuments of autocrats are always high. But their end is always under the feet of free people.
Light always finds its way! Freedom triumphed over the darkness of a dictatorship. They worked tirelessly to stifle the free spirit of Albanians. But they could not defeat it definitively.
People can be lied to for a while. They can be convinced for a while. They can be afraid for a while. But people, finally, find courage. They find faith. They find the strength to overthrow the power of one man, and to establish the power of the people. 35 years ago, the statue of our nation's greatest tyrant fell and crumbled. To that man who for 50 years built a formidable mechanism of surveillance, propaganda and persecution. It fell precisely when they thought they were stronger than ever! That day, Albanians found the courage to look them in the eye. To challenge them face to face and say: Enough!

On February 20, 1991, the monument of a man who had thought he would be eternal was toppled. But only a free Albania is eternal!

35 vjet më pas, ne jemi përsëri në shesh. Jemi përsëri përballë një autokrati të rilindur. Ne jetojmë përsëri në një shoqëri ku pakica sundon mbi shumicën. Duke grabitur qytetarët dhe duke plaçkitur atdheun!
Sistemi i dikurshëm i dhunës së Sigurimit dhe policisë, sot është zëvendësuar. Është zëvendësuar me dhunën e korrupsionit. Me diktaturën e korrupsionit! Korrupsioni është ideologjia e regjimit të sotëm.
Ky regjim ka ndërtuar një ekonomi që i shërben vetëm klientëve. Ka ndërtuar një sistem që ofron mundësi vetëm për krimin. Ka ndërtuar një qeverisje që grabit pasuritë publike në favor të oligarkëve.
Pasojat e dhunës së korrupsionit janë dramatike: Industria është në falimentim. Bujqësia është në falimentim. Biznesi i vogël është në falimentim.

Çdo qytetar e di që Parlamenti është kthyer në noterin personal të qeverisë. Atyre u falen taksat. Atyre u bëhen amnisti fiskale. Ndërsa 95% e bizneseve të ndershme mbajnë mbi supe një barrë të papërballueshme.
Çdo i varfër dhe çdo pensionist e di të vërtetën. Sot Shqipëria është një Republikë ku të korruptuarit bëjnë ligje për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Ky është sistemi që ka vrarë konkurrencën! E di mirë këtë çdo kompani që përballet me dyer të mbyllura. Kjo nuk është Shqipëria e shqiptarëve! Kjo nuk është Shqipëria e shtresës së mesme! Kjo është një Shqipëri që po na vret të ardhmen.

Lulëzojnë vetëm klientët e qeverisë dhe krimi. Qeveria e Edi Ramës punon për klientët dhe krimin. Mazhoranca e Edi Ramës bën ligje për klientët dhe krimin. Administrata publike u shërben klientëve dhe krimit.
Tenderat dhe koncesionet favorizojnë një grusht njerëzish. Kurse bizneset e ndershme luftojnë për mbijetesë.

Kurse familjet e thjeshta numërojnë qindarkat për bukën e përditshme.
Në sistemin që ka krijuar regjimi i Edi Ramës: Shtresa e mesme po shtypet. Profesionistët po shkatërrohen nga taksat. Të rinjtë kanë humbur të ardhmen.

Po kush përfiton vallë nga kjo ekonomi? Vetëm ajo pakicë! Pakica që ndan tenderat nëpër zyra të errëta. Pakica që merr lejet e ndërtimit në qendër të qyteteve. Pakica që ka ngritur një sistem mizor. Një sistem ku qeveria takson më shumë punën sesa kapitalin!
Ata po shtypin përditë shtresën e mesme. I shtojnë taksat mësuesve, inxhinierëve dhe mjekëve. Ndërsa ata lart ushqehen me privilegje që nuk u kthehen kurrë qytetarëve.

Në aspektin ekonomik, Shqipëria e 2026-ës po i ngjan Shqipërisë së 1991-shit. Sektori prodhues është në zgrip. Mijëra vende pune po mbyllen çdo muaj. Bizneset e ndershme po mbyllin qepenat dhe po largohen nga vendi.
Për herë të parë pas 35 vitesh, Shqipëria nuk prodhon dot asgjë për të eksportuar. Dhe ky nuk është një aksident! Ky është një operacion i mirëmenduar për të zhbërë prodhimin vendas. Ajo që ne po jetojmë sot është një "ekonomi flluskë". Mbahet në këmbë nga ndërtimet masive dhe nga burimet e errëta.
Ky sistem ka vrarë meritokracinë. Ka vrarë shpresën e një të riu për të blerë një shtëpi. Ka vrarë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme këtu, në shtëpinë tonë.

Të dashur qytetarë: Në sistemet autokratike, ekonomia është e para që falimenton. Dhe kur një sistem ekonomik dështon, autokratët kërkojnë të mbijetojnë. Duke kapur drejtësinë dhe duke kontrolluar çdo institucion!
Prandaj shumica socialiste po përpiqet të heqë çdo kontroll ndaj pushtetit. Socialistët po ndryshojnë ligjet. Po ndryshojnë rregullat. Duan të ndryshojnë edhe Kushtetutën.

Që askush të mos u kërkojë llogari! Që askush të mos i hetojë! Që askush të mos i gjykojë!
Këto përpjekje po shkatërrojnë liritë tona. Po shkatërrojnë edhe të ardhmen tonë evropiane. Sepse Europa do të thotë shtet i së drejtës. Dhe shteti i së drejtës, do të thotë fund i pandëshkueshmërisë!
Të dashur qytetarë: Beteja jonë nuk është betejë partiake. Beteja jonë është betejë për thelbin e Republikës.
Është betejë për Shqipërinë e qytetarëve, jo të klientëve. Për ekonominë e punës, jo të grabitjes dhe favoreve. Për drejtësinë e barabartë, jo për drejtësinë e të fortëve.

Në këtë përvjetor, ne duhet të ndihemi më të fortë se kurrë: Të gjithë autokratët bien kur njerëzit bëhen bashkë dhe mposhtin frikën! Ndaj, le të bëhemi bashkë.

Unë e kam të qartë, dhe ne të gjithë e dimë. Brenda forcave tona opozitare ka pasur gjëra që na kanë ndarë. Kemi pasur debate dhe qasje të ndryshme. Por sot, dua t'ju shoh në sy dhe t'ju them me bindje të plotë: Gjërat që na ndajnë, nuk janë kurrë më të mëdha se ajo që na bashkon!
Nuk ka rrugë tjetër nëse duam të shpëtojmë Shqipërinë e lirë! Na duhet bashkim në një front të përbashkët qytetar dhe politik. Nuk ka rrugë tjetër për t'u bërë thirrje atyre që na kanë braktisur. Nuk ka rrugë tjetër për të ndalur ata që bëjnë gati valixhet. Vetëm duke u bërë bashkë në këtë mision historik!
Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur! Asnjë ditë më shumë! Nëse ne sot ia lëmë fatin e kësaj beteje ndasive dhe inateve tona të vogla... Atëherë i kemi bërë dhuratën më të madhe kësaj qeverie. Ne nuk do t'ua bëjmë kurrë këtë dhuratë!

There is no other way to save the country, except for a civic union. There is no other way to stop the departure of Albanians from their home.
Today, like 35 years ago, we need courage. We need faith. We need unity.
Together we will restore freedom again. We will restore opportunities and the European dream.
Autocrats fall. Albania is eternal!

 

jorida tabaku

Lini një Përgjigje