
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka justifikuar vendimin e ministrisë së Arsimit për transferimin e instituteve të Akademisë së Studimeve Albanalogjike.
Sipas tij kjo do të rrisë bashkëpunimin dhe lehtësojë kërkimin shkencor shqiptar.
“Do të punohet për të rritur kapacitetin intelektual në kërkimin shkencor në tërësi. Ardhja e ASA-s pranë nesh lehtëson punën shkencore dhe rrit bashkëpunimin.
Ligji për arsimin e lartë rregullon funksionimin e shkollave të larta. Atëherë ASA s’duhet të zgjidhte ose të bëhet shkollë e lartë ose të dalë nga institucionit. Pjesën e shkollës së lartë ASA nuk e do as vetë. Sepse ajo do e linte Shqipërinë pa Institute Albanalogjike.”, tha Gjinushi.
“Kjo është pyetje për të kuptuar ndryshimin qartazi. Administrohej përmes Bordit të Administrimit, tani do vijë përmes akademisë. Ligji e ri e thotë qartë, buxheti del më vete. Thuhet nuk bëhet asnjë shpenzim pa firmë të drejtorit”.
Lini një Përgjigje