TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-04-19 18:33:00

I quajti çyrykë, Rama: Nuk shaj burrat, por ata që rrinë dhe pllaquriten në kënetë

Shkruar nga Pamfleti

I quajti çyrykë, Rama: Nuk shaj burrat, por ata që rrinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kritikave lidhur me deklaratën e tij në Peshkopi, i cili tha se gjysma e burrave janë çyrykë.

Ai u shpreh se ka pasur ankesa dhe mesazhe nga burrat që cilët janë shqetësuar pse kryeministri lavdëron gratë.

Rama tha se “nuk shan burrat, por sipas tij është fakt që në rang vendi, Partinë Socialiste e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ndërsa shtoi se ka qarqe që kjo mbështetje shkon deri në 65%.

Rama tha gjithashtu se “ata burra që rrinë edhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë. Politikisht Çyrykë. Nuk i duhen askujt”.

"Doja të ndaja me ju një shqetësim, sepse sot kam patur disa ankesa dhe mesazhe nga ca burra, shokë partie, të cilët i kanë shqetësuar pse unë lavdëroj gratë dhe sipas tyre iu bie burrave.

Edhe dikush që më shkruante; ça ke mo burrë i dheut, ti gratë lavdëroj sa të duash, por duke ui rënë burrave, na ikin.

Mendoj se ata burra që na ikin se nuk e kuptojnë pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen.

Unë nuk shaj burrat. Absolutisht jo, kurrë. Nuk shaj burrat. Mendoj kështu. Është fakt që PS na rang vendi e mbështesin 56% e grave dhe vajzave. Ka qarqe që kjo mbështetje shkon deri në 65%. Por kjo do të thotë se kur vjen puna te burrat, diferenca është shumë më e vogël.

Them se ata burra, që njësoj si shumica dërrmuese e grave, mbështesin PS, janë jo vetëm të zotë, por edhe të hapur dhe mendje hapur dhe të mençur politikisht.

Ndërsa ata burra që rrinë edhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë. Politikisht Çyrykë. Nuk i duhen askujt. Dhe nëse mërzitën më vjen keq, unë nuk mërzitem. Besoj që kjo që PS ka bërë për Shqipërinë në këto vite, na bën shumë krenar", tha Rama.

Lini një Përgjigje