Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë ku është takuar edhe me kreun e qeverisë Albin Kurtin.
Në një postim në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes thotë se gjatë takimit është vendosur theksi në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes.
Vengu nënvizon se është i domosdoshëm ndërveprim me aleatët për konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës
"Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.
Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive."- shkruan ministri i Mbrojtjes.
Lini një Përgjigje