Gjatë një konference për mediat, ministri Ferit Hoxha komentoi edhe protestën e studentëve të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimit të licencës në gjuhën shqipe.
Ai u shpreh se kërkesa e studentëve është një e drejtë legjitime e parashikuar nga legjislacioni vendas dhe nuk duhet të vihet në diskutim apo të kufizohet.
Hoxha theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet në mënyrë institucionale dhe përmes dialogut, duke shmangur politizimin.
“Studentët kërkuan një të drejtë. I ndjekim me vijimësi. Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është e drejtë që parashikohet nga legjislacioni, nuk duhet të kufizohet e as të vihet në diskutim. Është thelbësore që kjo çështje të adresohet në mënyrë institucionale dhe përmes dialogut. Kjo çështje të mos politizohet por të trajtohet me maturi dhe përgjegjësi”, u shpreh ministri.
Lini një Përgjigje