TAGS-AT E JAVËS

Politike2026-04-10 12:21:00

Zbutja e dënimit për vrasjen e efektivit Novruz Cenalia, Lamallari: Akt shqetësues dhe me pasoja për rendin ligjor

Shkruar nga Pamfleti
Zbutja e dënimit për vrasjen e efektivit Novruz Cenalia, Lamallari:
Vrasja e efektivit Novruz Cenalia

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia, në Fier.

Në reagimin e tij, ministri e cilëson vendimin si thellësisht shqetësues dhe me pasoja të rrezikshme, duke theksuar se ai cenon jo vetëm figurën dhe sakrificat e punonjësve të policisë, por edhe vetë rendin ligjor dhe shtetin.

Lamallari shprehet se, megjithëse ende nuk është bërë publik arsyetimi i plotë i trupës gjyqësore, masa e dhënë duket tepër e butë në raport me krimin e kryer.

“Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë. #LavdiDëshmorëvetëPolicisë.”, shprehet ai.

Vendimi i Apelit

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dënoi me 35 vite burg Azgan Mërnicën, i cili vrau me armë zjarri, efektivin e forcave “Shqiponja”, 28-vjeçarin, Novruz Cenalia.

Më herët Gjykata e Fierit e kishte dënuar Mërnicën me burgim te përjetshëm.

Prokuroria e akuzoi Mërnicën për veprat penale “vrasje e punonjësit të Policisë së Shtetit”, “armëmbajtje pa leje” dhe “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz të Fierit.

1 Komente

  1. f
    flamurtari

    CPERGJIGJE TE LEME?!!!....GJYNAH MOS QOFTE PO SHTETI JONE ESHTE PER TI VARUR NGA GJUHA TE TERE NGA I PARI TE I FUNDIT

    Lini një Përgjigje